Ekonomi

  • Sipas ish-pronarëve ligji i ri do të sjellë për pasojë rrëzimin e më shumë se 11 mijë vendimeve për kthim-kompensim pronash të dhëna në vite, të cilët do të rishikohen dhe do trajtohen sipas formulës së re të qeverisë. Per vendimet e vjetra do te lllogaritet vlera me harten e re. Ja kush do te preket.
  • INSTAT: Tregtia me Italinë
    rriten importet, bien eksportet

    Importet e mallrave nga Italia në Shqipëri, gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2015 arritën në rreth 118.248 milionë lekë, kur në të njëjtën periudhë të një viti më parë u importuan 115.767 milionë lekë. Por, ndryshe nga importet, eksportet nga Italia për këtë periudhë kanë shënuar rënie.

  • Sektori Energjitik, tashmë
    licenca të reja për hidrocentralet

    Tregut të energjisë elektrike i janë shtuar aktorë të rinj, pasi kanë hyrë në fuqi vendimet e Entit Rregullator të Energjisë për licencime dhe rinovime. Kështu pas përfundimit të fazë së ndërtimit tashmë ka nisur nga prodhimi kompania.

  • Rama: Ka ende sakrificë, bëni 
    durim! Të ristrukturohet biznesi

    Kryeministri Edi Rama tha këtë të premte se Shqipëria ja doli me sukses të përballojë krizën ekonomike në zonën e euros dhe kërcënimin grek, krizë që i imponoi vendit tonë të zbatonte politika të veçanta. Por kjo krizë sipas Ramës, nxorri në pah problemet e biznesit vendas. Mungesa e një strukture të formalizuar - tha Rama – ka vënë edhe kreditimin në udhëkryq. “Bankat janë të gatshme me likuiditet - shtoi ai - por biznesi nuk është në lartësinë e sfidës e të qenit i strukturuar.  VIDEO

  • BB, Goldstein: Ja pse humbë
    35 vende, veproni si Maqedonia

    Pas debateve të forta politike që përkeqësimi i Shqipërisë në renditjen e klimës së biznesit ka shkaktuar në Tiranë, ka reaguar për herë të parë edhe Banka Botërore, si autore e raportit “Doing Business”.

  • Kompensimi, çmimi për tokën
    sipas vitit të shpronësimit /Drafti

    Të gjitha vendimet për kompensimin e pronave, të dhëna nga autoritetet apo gjykatat (përfshirë dhe Gjykatën e Strasburgut) do t’i nënshtrohen formulës së re të miratuar nga Qeveria për kthim-kompensimin e pronës. Ja draft i i plotë përfundimtar i Qeverisë. Kush se ka kërkuar ende njohjen do të ketë 2 muaj kohë, hiqet kthimi në afat

  • Udhëzimi i Ministrisë: Kreditimi i
    TVSH pas shlyerjes së fermerëve

    Ministria e Financave ka ofruar një tjetër lehtësi lidhur me përfitimin e TVSH së rimbursueshme për të gjithë fermerët që shesin prodhimet e tyre bujqësore dhe blegtorale. Përmes një njoftimi zyrtar dikasteri bëri me dije se grumbulluesve nuk do t’u kreditohet kompensimi prej 20% në rast se nuk vërteton përmes faturave bankare, apo ato të Postës Shqiptare se e ka likuiduar fermerin për produktin e blerë. 

  • KUJDES! Ja të gjitha supergjobat
    që do të hyjnë në fuqi më 12 nënto

    Janë publikuar në Fletoren Zyrtare ndryshimet në ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të cilat sjellin një rritje të ndjeshme të nivelit të gjobave PëR BIZNESET. Vendimi është publikuar sot, ndërsa hyn në fuqi pas 15 ditësh, pra në 12 nëntor.

  • Zona ekonomike Spitallë, Ahmetaj:
    1.5 mld $ investim,90000 vende pune

    Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj e ka cilësuar hap të rëndësishëm për ekonominë shqiptare paraqitjen e dy ofertave për përzgjedhje e fituesit të zhvilluesit për Zonën Teknologjike të Zhvillimit Ekonomik të Spitallës, në Durrës.

  • Kroacia njeh patentat shqiptare
    MTI negociata dhe me palën turke

    Duke filluar nga data 22 dhjetor i këtij viti, lejet e drejtimit që jepen nga autoritetet shqiptare do të njihen edhe nga ato kroate. Pra të gjithë shqiptarët të cilët jetojnë në Kroaci, por janë të pajisur vetëm me patentë shqiptare, duke filluar nga 22 dhjetor i këtij viti mund të ngasin makinën pa asnjë asnjë problem dhe anasjelltas.

  • PD: Ekonomia në humnerë, Rama
    hap ekspozita në Hong-Kong

    Situata ekonomike në vend dhe raporti i fundit i Bankës Botërore për lehtësitë e të bërit biznes, ku Shqipëria kishte shënuar ulje me 35 vende, është bërë objekt diskutimesh në seancën e sotme parlamentare. Ministri Ahmetaj tha se ekonomia është rritur me 2.8%, ndërsa deputeti i PD-së Edmond Spaho u shpreh se ekonomia po shkon drejt humnerës.

  • Neranxi: Premtimet elektrorale
     të qeverisë janë një kontratë 

    Mbrojtja e interesave të tregëtarëve, zgjidhja e problemeve të tyre, si dhe marrëdhënie e drejtë e tregtarit me shtetin, u trajtuan gjerësisht në konferencën e Shoqatës për Mbrojtjen e Tregëtarëve dhe të Tregut. Kryetari i kesaj shoqate u zgjodh Nikollaq Neranxi

  • RAPORTI/ Shqipëria jo më nën
     monitorim për "paratë e pista"

    Shqipëria nuk figuron më në listën Këshillit të Evropës e vendeve nën monitorim për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Mbledhja e Komitetit Moneyval të Këshillit të  Evropës, ka publikuar raportin përfundimtar ku konfirmon se autoritetet shqiptare kanë përmbushur detyrimet ndërkombëtare në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. 

  • Kompensimi, si do të ndahen
    11 milionë dollarë për pronarët

    Nga procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje ALUIZNI ka arkëtuar rreth 16 milionë dollarë, 11 milionë prej të cilave janë vënë në dispozicion të kompensimit të pronarëve të prekur nga ndërtimet pa leje. Artan Lame: 90 mije banesa rrezikojne te mos perfshihen ne procesin e legalizimeve. Kreu i ALUIZNI-t flet ne Kuvend per fondin e kompensimit te ish-pronareve.

  • Zona ekonomike e Spitallës, dy
    kompani në garë, fituesi pas 1 muaji

    Ministria e Ekonomisë njofon se pas përrfundimit të afatit të procedurës konkurruese për zonën ekonomike të Spitallës, janë dy kompnia që kanë paraqitur ofertë. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave bëri të ditur se ato janë konsorciumi i kompanive kineze  “Zhejiang Haiteng Investment Co., Ltd” dhe “c” si dhe  kompania italiane “RENDur4” sh.p.k.

  • Rama - guvernatori i Hong Kongut:
    Lehtësi investitorëve, ejani tek ne

    Gjatë vizitës në Hong-Kong, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama është pritur nga guvernatori Leung Chun-Ying. Rama ka ftuar investitorët e Hong-Kongut të investojnë në Shqipëri pasi ofron kushte të favorshme sa i takon pozicionimit gjeografik dhe lehtësirave në sistemin e taksave dhe tregun e favorshëm të punës.

  • INSTAT: Në shtator defiçiti tregtar
    u ul me 5 % krahasuar me gushtin

    Në muajin shtator 2015 eksportet e mallrave arritën vlerën 20 miliardë lekë, duke u ulur me 4,4 % në krahasim me shtatorin 2014 dhe duke u rritur me 32,6 % në krahasim me gusht 2015. Importet e mallrave në muajin shtator 2015 arritën vlerën 44 miliardë lekë, duke u ulur me 7,4 % në krahasim me shtatorin 2014 dhe duke u rritur me 9,4 % në krahasim me gushtin 2015.

  • "Të bërit biznes", Shqipëria humb 
     garën, na e kalon i gjithë Rajoni

    Maqedonia ka arritur një rezultat spektakolar duke u renditur në vendin e 12 në botë.

  • Raporti i BB-së, PD: Më negativi 
     Qeveria: Ndryshoi metodologjia

    Partia Demokratike e ka konsideruar raportin e fundit të Bankës Botërore “Doing Bussines” si më negativin që ka marrë një qeveri shqiptare për ekonominë. Në raport thuhet se Shqipëria ka humbur 35 vende krahasuar me një vit më parë.

  • Basha në Fier: Ekonomia e vendit 
    në pikiatë, do të shkulim mjerimin

    Kryetari i  PD Lulzim Basha ka denoncuar politikën e lakut të fyt për qytetarët të qeverisë e cila sipas tij është reflektuar edhe në raportin e "Doing Bussines' të Bankës Botërore.Gjatë një takimi me tregtarë të Fierit , kreu i opozitës tha se politika e taksave të kësaj qeverie është e padrejtë për qytetarët por siguron fitime marramendëse për pushtetarët.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv