Ekonomi

  •  CEZ-i është një cështje e brendshme e vendit. Kështu u shpreh shefja e zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Tahseen Sayed gjatë prezantimit të Raportit Ekonomik Rajonal
  • Marrëveshja me CEZ perfekte! Kopac
    "Të jeni të lumtur që çështa u mbyll"

    Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë Janez Kopac, deklaroi të hënën se Sekretariati mbështeti arritjen e marrëveshjes mes kompanisë çeke ÇEZ dhe qeverisë shqiptare, ndërsa komentoi se ajo jepte një zgjidhje të kënaqshme për të dy palët.  VIDEO

  • Gjobat e reja tatimore mund të jenë
     në shkelje të së drejtës Europiane

    Kuvendi i Shqipërisë miratoi një ndryshim në ligjin për procedurat tatimore, ku gjobat për shkelje të ndryshme tatimore u dhjetëfishuan në krahasim me ligjin e mëparshëm, masa me të cilat qeveria thotë se synon të luftojë evazionin fiskal. ​Por ekspertë të ekonomisë vunë në pikëpyetje logjikën e këtyre mvesave, duke theksuar se mund të konsiderohen edhe si shkelje e parimeve të së drejtës Europiane.

  • "Kontrata për puset e naftës në
    Zvërnec parashikon rehabilitimin" 

    Dy ditë pas protestave të banorëve të Nartës, Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka sqaruar me detaje nisjen e punimeve për puse nafte në zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Sipas ministrisë, kompania San Leon Durrësi BV ushtron veprimtarinë e saj në fushën e zbulimit të hidrokarbureve prej vitit 2004, ndërsa marrëveshja e fundit është amenduar në vitin 2013.

  • E përditshmja "Merkur": Ja sa
    euro merr 1 azilkërkues në Gjermani

    Në një artikull, e përditshmja gjermane Merkur ka përmbledhur të dhënat më të rëndësishme që kanë të bëjnë me refugjatët e ardhur në Gjermani, ku theksohet edhe mbështetja materiale për to.

  • ARMO, në “lojë” hyn një
    kompani amerikane nga Teksasi

    Burime nga Ministria e Ekonomisë kanë pohuar për Monitor se një kompani amerikane është e interesuar për të blerë sipërmarrjen e përpunimit të naftës ARMO. Ja kujt i ka borxhe ARMO (37 milionë euro në bankat vendase)…

  • BB: Pro aksionit kundër evazionit 
    por të mos preken shtresat e varfra

    Banka Boterore perkrah qeverine shqiptare ne aksionin kunder informalitetit, por i kerkon qeverise shqiptare te siguroje mekanizma qe mbeshtesin shtresat e varfera qe preken. Kreu i Bankes Boterore, Tahseen Sayed theksoi se ne vend pritet te kete nje renie te konsumit dhe ulje te norms se zhvillimit ekonomik te vendit..  VIDEO

  • Ministria: Ja si të mbroheni nga
    abuzimet e agjencive të udhëtimit
    PDF/Shpjeguesi i paketave të udhëtimit

    Broshurë për kushtet e kontratës që duhet të respektojnë kompanitë.Agjencitë shqiptare të udhëtimit nuk i garantojnë qytetarëve elementët bazë që duhet të ketë një kontratë e këtij shërbimi: transparencën e informacionit, përgjegjësinë e organizatoreve/shitësve, sigurimin në rastet e falimentimit, por çështë më e rëndësishmja, mungojnë kontratat me shkrim pas akordit të palëve

  • Preçi: Aksioni nuk duhet të niste me
    biznesin e vogël,do rritet papunësia

    Për ekspertet e ekonomisë aksioni kundër informalitetit do të sjellë rritjen të numrit të papunësisë. Zef Preci ne një interviste për shqiptarja.com thotë shtimi i numrit të biznesve të regjistruara në QKR tregon shkallën e lartë të informalitetit. VIDEO 

  • Braçe: Biznesi të vetëdeklarojë
    mallin para kontrollit tatimor 

    Bizneset kanë afat për deklarimin e mallit ilegal deri më 31 dhjetor, për të mos u penalizuar. Kryetari i komisionit të ekonomisë Erjon Braçe shpjegon se ky vendim nuk është amnisti. Sipas tij biznesi duhet të vetedeklarojë mallin para kontrollit tatimor.  VIDEO

  • ​Meta në panairin ushqimor në
    Skrapar: Do të hapen vende pune

    Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në panairin e produkteve ushqimore të Skraparit, të kthyer tashmë në një event tradicional. Të pranishëm ishin edhe Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, deputetë të LSI-së për Qarkun e Beratit dhe Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu.  FOTO

  • Cani: Shqipëria në tregjet Europiane  
    do kërkojë borxh deri në 500 mln euro

    Shqipëria do të jetë në tregjet kryesore Europiane nga nesër dhe për 3 ditë të tjera për të kërkuar të marrë një borxh që varion nga 300­-500 milionë euro. Vetë ministri Shkëlqim Cani e bëri të ditur këtë në një konferencë për shtyp të paradites së sotme, 26 shtator 2015.

  • Minsitria: Vetëkorigjimet, ja
    çfarë do të deklarojnë bizneset 

    Çdo subjekt që do të vetëkorrigjojë deri më 31 dhjetor vullnetarisht deklarimin tatimor të mallrave që ka gjendje, do çlirohet nga gjobat ashtu si dhe nga ndjekje penale. Sipas Ministrisë së Financave, çdo subjekt që ka atualisht në inventar mallra të pashoqëruara me faturë TVSH-je, do mund të paraqesë një deklaratë të re tatimore ku të pasqyrohen të gjitha këto mallra...  VIDEO

  • 1 mld $ kredi të bllokuara, ekspertët
    "Ekonomia në rrezik, ktheni paratë"

    Borxhi prej 125 miliardë lekë ose 1 miliardë dollarë që bizneset dhe individët i kanë bankave është një nga kërcënimet më të mëdha për ekonominë e vendit. Më shqetësues është fakti se 56% e këtij borxhi, afro 70 miliardë lekë është vetëm borxhi i pakthyer nga 35 korporata të mëdha në vend të cilat po keqpërdorin kapitalet e qytetarëve shqiptarë.

  • Ligji i ri, Shehaj: Falet kush
    deklaron të dhënat deri në dhjeto

    Që prej nisjes së operacionit kundër evazionit fiskal, janë kontrolluar në total 47 mijë biznese, ndërkohë që debitorëve do t’u mbahet 50% e xhiros, deri në shlyerjen e borxhit tatimor. Në një deklaratë për mediat, kreu i tatimeve Brisida Shehaj theksoi se të gjithë subjektet me shkelje kanë një shans t’u shpëtojnë ndjekjes penale e gjoba, duke vetëkorrigjuar deklaratat tatimore.   VIDEO

  • Rritet 3.4% tregtia me
    pakicë në tremujorin e dytë

    Në tremujorin e dytë 2015, indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë është rritur 3.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, njftoi INSTAT. 

  • Raporti/ AMF: Të ardhurat nga
    sigurimet u rritën me 18.7 për qind

    Gjatë periudhës Janar Gusht të vitit 2015 janë shënuar rritje të të ardhurave nga sigurimet e automjeteve, të sigurimit vullnetar dhe të sigurimit të pronës. Në raportin e miratuar prej Agjencisë së Mbikqyrjes Financiare shënohet ulje e sigurimeve kufitare

  • Bizneset, rriten tarifat në
    QKR për marrjen e ekstrakteve

    Këshilli i Ministrave ka ndryshuar tarifat për marrjen e ekstrakteve të historikut pranë Qëndrës së Regjistrimit të Bizneseve. Vendimi më i fundit i qeverisë parashikon se lëshimi i një ekstrakti me 1-20 fletë do të kushtojë 100 lekë, nga 21-100 fletë do të kushtojë 500 lekë dhe më shumë se 100 fletë kushton 1000 mijë lekë të reja.

  • Bizneset detyrohen të paguajnë
    edhe skanimin që nuk ekziston

    Bizneset në Shqipëri janë të detyruara nga 7 shtatori i këtij viti të paguajnë një tarifë prej 22 eurosh për deklaratë doganore, pagesë e cila shkon për llogari të kompanisë koncesionare “S2 Albania”, një kontratë që teorikisht do të ndihmonte autoritetet të luftonin kontrabandën dhe evazionin fiskal si dhe do të përmirësonte sigurinë duke shmangur rrezikun e transportit të mallrave të rrezikshme si armë apo eksplozivë. 

  • "Bankat të denoncojnë bilancet 
     e dyfishta ose ndjekje penale"

    Intervista/ Drejtoria e Përgjithshëm e Parandalimit të Pastrimit të Parave, ka paralajmëruar bankat tregtare se çdo rast mosdeklarimi i paraqitjes së bilanceve të dyfishta nga ana e subjekteve që aplikojnë për kredi, do sjellë ndjekjen penale të personave përgjegjës. Flet per Shqiptarja.com kryetari Gent Gazheli.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv