Ekonomi
-
Sot hapen aplikimet për fermerët që të përfitojnë nga Skema Kombëtare. Prioritet i kësaj mbështetjeje do të jenë ata fermerë që do të bashkohen për të prodhuar të njëjtin produkt.
27 Mars, 10:34 -
Rritet çmimi i ujit në qarkun Lezhë, tarifat e reja për 3 bashki! Shtrenjtohet 12-50% për familjarët
27 Mars, 09:17Nga data 5 prill 2024, tre bashki që furnizohen me ujë nga Ndërmarrja e Ujësjellësit të Lezhës do të kenë çmime të rritura të furnizimit me ujë për familjarët. Qytetarët e Lezhës paguajnë sot 58 lekë/m3 për ujin, teksa ERRU ka vendosur që çmimi i ri të jetë 65 lekë/m3.
-
Ministri i Financave: Në qershor do rishikohet tatimi mbi pagat! Synojmë lehtësimin e tatimit për shtresat e mesme! Dhoma Amerikane: Erëra të mira për vendin, por s’mjaftojnë
26 Mars, 21:17Brenda këtij viti do të rishikohet tatimi mbi pagat, me synim që të lehtësohet shtresa e mesme. Ministri i Financave Ervin Mete tha se këto masa lehtësuese do të prezantohen në qershor. Por Dhoma Amerikane thotë se duhet të heqim dorë nga përjashtimet tatimore, pasi informaliteti nuk po zgjidhet. Në forum u vlerësua situata e mirë ekonomike e Shqipërisë
-
Ministri i Financave: Nga turizmi ekonomia përfitoi 4.2 mld euro vitin e kaluar
26 Mars, 17:31Nga turizmi ekonomia shqiptare ka përfituar vitin e kaluar, 4.2 miliardë euro. Kështu bëri me dije ministri i Financave Ervin Mete në Forumin e CEO-ve të “AmCham”, i cili tha se kishte një rritje prej 47% krahasuar me vitin 2022
-
Skemë e re për bujqësinë, ministrja Denaj: Hiqet subvencioni për grurin, s'ka më naftë falas
26 Mars, 16:31Skema për mbështetjen e bujqësisë ka ndryshuar rrënjësisht këtë vit. Fermereve u kërkohet të bashkohen në shoqëri bujqësore për të përfituar subvencione. Aplikimet janë të hapura pranë agjencive në rrethe deri më 19 prill.
-
Ligji, nga 3 prilli llogari bankare falas për pensionistët e personat me ndihmë ekonomike! Brenda vitit pensioni do merret në bankë
26 Mars, 15:44Bankat e nivelit të dytë në vend, prej 3 prillit, detyrohen me ligj, të hapin pa asnjë tarifë, llogari bankare për disa kategori të veçanta, përfshirë pensionistët dhe personat me ndihmë ekonomike, në të kundërt gjobiten nga 50-250 mijë lekë. Në këtë llogari, pritet që brenda vitit të hidhen pensionet dhe çdo pagesë që marrin nga shteti kategoritë përfituese.
-
Leku forcohet edhe më shumë, euro, dollari e franga në rënie të fortë
26 Mars, 14:01Monedhat e huaja janë nënçmuar në raport me lekun këtë të martë, duke thelluar humbjen për të dytën ditë me radhë
-
Investimet e huaja vjet arritën afër vlerës 1.5 miliardë euro, pasuritë e paluajtshme sektori i preferuar! Më shumë u investua nga Holanda, Italia e Turqia
25 Mars, 17:35Viti 2023, ka regjistruar vlera rekord sa i takon investimeve të huaja. Banka e Shqipërisë raporton se vjet investimet e huaja arritën në afro 1.5 miliardë lekë, një shifër rekord dhe që është 120 milionë euro më e lartë se e vitit 2022.
-
Shtimi i emigrantëve po rrit fluksin e remitancave, BSH: Në vitin 2023 remitancat arritën në 929 mln euro, vlera më e lartë prej 2008-ës
25 Mars, 16:29Banka e Shqipërisë raporton se vjet janë regjistruar vlera rekord për remitancat, pasi emigrantët sollën në vend 929 milionë euro, vlera më e lartë që prej vitit 2008.
-
Shifra rekord/ Të ardhurat nga turizmi arritën në 4.1 mld euro vjet! Optimizmi rritet edhe për 2024, në janar-shkurt hynë në vend 970 mijë të huaj
25 Mars, 15:58Bumi turistik i vitit 2023 është shoqëruar me rritje të fortë të ardhurash nga sektori i turizmit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë vjet të huajit kanë shpenzuar në vend 4.1 miliardë euro, ose rreth 1.3 miliardë euro më shumë se në 2022. Këto fitime do të ishin edhe më të larta nëse sektori do të ishte i formalizuar, pasi vjet 4500 struktura akomoduese, ushtruan aktivitetin në paligjshmëri.
-
Tatimi i rrogave të larta pritet të ulet në qershor! 23 mijë qytetarë me pagë mbi 200 mijë lekë! Ministria e Financave po punon për fashat e reja
25 Mars, 15:56Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se tatimi për pagat e larta do të ulet në muajin qershor. Aktualisht sipas të dhënave zyrtare vetëm 1.7% e të punësuarve në vend paguhen mbi 200 mijë lekë në muaj e paguajnë 23% tatim. Kjo kategori pritet të lehtësohet, pasi Ministria e Financave ka nisur punën për rishikimin e fashave të tatimit mbi pagat.
-
Nuk ka prodhim vendas, 'fluturojnë' importet e frutave dhe zarzavateve, rritje vjetore me 63% në dymujor
25 Mars, 07:48Importet e frutave dhe zarzavateve u rritën me 63% në periudhën janar-shkurt 2024 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, teksa eksportet e këtij grupi po rriten me ritme shume më të ulëta.
-
Viti 2024 po thellon krizën e sektorit të manifakturës! Në janar dhe shkurt eksportet e tekstileve ranë 38 mln €
24 Mars, 20:49Kriza në sektorin e fasonerive po shtohet për shkak të zhvlerësimit të vazhdueshëm të euros. Vetëm në dy muajit e parë të këtij viti kjo industri ka eksportuar 38 milionë euro më pak se vjet, ndërsa importet ranë me mbi 18 milionë euro.
-
Analizë: Pse na e ngrë notën 'Standard & Poor’s'?
24 Mars, 18:02Në tre vitet e fundit, nota e Standard & Poor’s për Shqipëinë është kërcimi më i madh pozitiv në vlerësim, që agjencia ka dhënë për një vend evropian brenda vetëm gjashtë muajve
-
-
Standard&Poor’s përmirëson për herë të parë vlerësimin financiare për Shqipërinë në 'BB-'
23 Mars, 09:57Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poors” ka përmirësuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në 'BB-' nga 'B+', duke theksuar përmirësimin e pozicionit fiskal dhe pozicionit të jashtëm të vendit.
-
Ekskluzive/ Menaxheri i Bankës Botërore Emanuel Salinas flet për skemën e pensioneve: Vetëm 60% e të punësuarve paguajnë kontribute, sfidë informaliteti e plakja e popullsisë!
22 Mars, 20:41Në një intervistë ekskluzive për Report TV, menaxheri i zyrës së Bankws Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas flet me shifra mbi numrin e ulët të kontribuesve dhe për sfidat që po përballet aktualisht skema e pensioneve
-
-
-