Politikë
-
11 Nëntor 2019, 16:52
-
'Shengeni Ballkanik, i parakohshëm'/ Kurti te '5 Pyetjet': 'Ohri' u bë me ngut! Rama mos nxitohet! Të heqim më parë barrierat mes nesh
11 Nëntor 2019, 16:06Albin Kurti shprehet se është kundër iniciativës së bashkëpunimit rajonal të Shengenit Ballkanik në këtë formë që po krijohet. Këtë deklaratë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëkohësisht fituesi i zgjedhjeve në Kosovë e bëri ekskluzivisht për Report TV për gazetarin Ilir Babaramo. Pavarësisht kontradiktave që ka me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, Kurti ka deklaruar se takimi i Ohrit ishte i parakohshëm për sa kohë Kosova e Serbia kanë ende pa zgjidhur shumë probleme bilaterale. Kurti ka theksuar se si kryeministër i ardhshëm i Kosovës parësore do të ketë forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë.
-
SHBA-BE: Zgjedhja e dy anëtarëve të Kushtetueses çon Shqipërinë përpara, gjykata të krijohet sa më shpejt
11 Nëntor 2019, 15:35Zgjedhja e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese në seancën e sotme të parlamentit është përshëndetur nga ambasada e SHBA dhe BE-së. Presidenti dhe PD-ja kanë dalë kundër procedurës, por SHBA-ja dhe BE-ja përmes ambasadave në Tiranë e mbështesin plotësisht vendimin e parlamentit. Bashkë me Vorpsin, Toskën dhe Papajorgjin shkon në pesë numri i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, por duhen gjashtë për të funksionuar.
-
Zgjedhja e anëtarëve të rinj të Kushtetueses, PD: Puç nga Rama, po kap gjykatën
11 Nëntor 2019, 15:28Selia blu akuzon kryeministrin Edi Rama se po tenton që të kapë Kushtetuesen.
-
Kryemadhi vizitë në tre kisha në Miçigan: Besimi në Zot me ka ndihmuar në konflikt midis fëmijëve, bashkëshortit e nënës
11 Nëntor 2019, 15:27Kryetarja LSI, Monika Kryemadhi, ka vizituar tre kisha në Micigan të SHBA, duke thënë se besimi në Zot ka bërë që të përballojë shumë vështirësi në jetë. ajo ka shtuar se kjo forcë e ka ndihmuar edhe në konflikt midis fëmijëve dhe mua, midis bashkëshortit dhe nënës dhe për të kuptuar që baza, forca dhe fuqia në të gjithë ne, është familja.
-
Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji shpallen anëtare të Gjykatës Kushtetuese
11 Nëntor 2019, 13:47 -
-
Bëri kryebashkiakun edhe pasi e shkarkoi KQZ! Prokuroria urdhër-arresti për Kajmakun, policia s'e gjen në banesë
11 Nëntor 2019, 13:0710 ditë pasi humbi mandatin e kryebashkiakut të vorës, prokuororia i kërkon policisë të arrestojë Agim Kajmakun pasi akuzet se ka ushtruar detyrën edhe pse ishte pa mandat, duke firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të bashkisë si dhe është i prekur nga ligji dekriminalzimit.
-
Ndërpritet seanca e Kuvendit, PS njofton mbledhjen e papritur
11 Nëntor 2019, 13:01 -
-
Braçe: Boll është vonuar ngritja e Gjykatës Kushtetuese! (VIDEO)
11 Nëntor 2019, 12:38Zv. kryeministri Erion Braçe ka folur nga Elbasani pas thirrjes së presidentit Ilir Meta për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që të mos votojnë për zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
-
-
-
-
-
Basha kërkon falje për rritjen e taksës së transferimit të pronës: PD në pushtet do shkrijë të gjitha inspektoriatet (VIDEO)
11 Nëntor 2019, 11:41Sipas Bashës Shqipëria po tregohet me gisht si kryeqyteti i krimit në Ballkan duke ftuar bizneset e sipërmarrjet që të bëjmë gjithçka së bashku që ta kthejmë në kryeqytetin e biznesit në Ballkan.
-
-
-
-
Kuvendi zgjodhi dy anëtaret e Gjykatës Kushtetuese/ Reagon presidenca: Asgjë e re nga fronti i Ramaformës
11 Nëntor 2019, 09:20Presidenca ka reaguar pas votimit në Kuvend të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Zëdhënësi i kreut të Shtetit Tedi Blushi thotë nuk ka asgjë të re nga procesi i Ramaformës, ndërsa lajmëron se Meta do të shprehet lidhur me këtë vendim kur të kthehet nga Parisi.