Politikë
-
Kryetari i Kuvendit Japonez, gjatw takimit me Rucin ka dekalruar se bashkëpunimin me Shqipërinë do ta konsiderojë një prioritet të agjendës së tij parlamentare, duke iu përgjigjur pozitivsht ftesës së Kryetarit të Kuvendit për të vizituar Shqipërinë.
31 Tetor 2019, 13:24 -
“JO” për negociatat, EESC: Gabim gjeo-strategjik dhe historik! Në diskutim besueshmëria e BE
31 Tetor 2019, 13:10Në një qëndrim të publikuar ditën e sotme, EESC thekson se mosvendosja, për herë të dytë, për hapjen e negociatave të pranimit me këto dy vende, që kanë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme është një gabim gjeo-strategjik dhe historik dhe vë në diskutim besueshmërinë e BE-së .
-
Ambasadori francez në Serbi: Çdo vend i Ballkanit që hap negociatat të ulet në tryezën e BE-së...por pa të drejtë vote
31 Tetor 2019, 12:35Jean Louis Falconi tha se për Francën, ideja është që, kur një vend të përfundojë me negociatat në një fushë të caktuar, ai vend të jetë në gjendje të ulet në të njëjtën tryezë me vendet anëtare, të marrë pjesë në hartimin e politikave për atë fushë atë ai ka përfunduar negociatat, por të mos ketë, të drejtë vote.
-
“Negociatat”, Hahn: Vendimi i BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ndryshojë shpejt
31 Tetor 2019, 12:04”Rezultati zhgënjyes i Këshillit të kaluar Europian, që i refuzoi Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut fillimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian shumë shpejt do të ndryshojë”
-
Fshehu arrestimin në Greqi/ PD i përsërit kërkesën Ramës: Shkarko Agim Kajmakun! (VIDEO)
31 Tetor 2019, 11:54Ish-deputetja Çupi deklaroi se “qëndrimi i Edi Ramës në mbrojtje të një funksionari publik që e ka vendin në burg dhe jo në krye të një bashkie, tregon se Edi Rama dhe Agim Kajmaku ndajnë të njëjtin moral.”
-
"Jam kërcënuar me jetë në zyrën time"/ Garda merr në mbrojtje Rudina Hajdarin
31 Tetor 2019, 11:07Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se Hajdarit i është caktuar një punonjës Garde për tu kujdesur për sigurinë e saj.
-
Shkrihet struktura drejtuese e PS-së në Shkodër/ Pëllumbi: Meta të caktojë datë për zgjedhje të parakohshme lokale (VIDEO)
31 Tetor 2019, 09:44Shkrihet struktura drejtuese e PS-së në Shkodër. Ka qenë kjo deklarata e deputeti Arben Pëllumbi, njëherazi koordinator i Shkodrës pas përfundimit të mbledhjes me dyer të mbyllura të PS e cila u shoqëruar me debate të forta. Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër në selinë e PS në Tiranë këshillin Drejtues të Rajonit të Veriut
-
Conte: Zhbllokoni krizën e reformën zgjedhore, opozita të ulet në tryezë me mazhorancën...pa kushte (VIDEO)
31 Tetor 2019, 09:25Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte i ka bërë një tjetër thirrje opozitës shqiptare që të ulet në tryezë pa kushte me shumicën për të zhbllokuar krizën dhe për të gjetur gjuhën e përbashkët me qëllim miratimin e reformës zgjedhore. Vendimin për të mos hapur negociatat, ai e cilësoi si gabim historik të BE-së, por që e ardhmja e Ballkanit është në familjen europiane.
-
Gafa e Bashës!?! "Qeveri tranzitore çdo zgjedhje...derisa të anëtarësohemi në BE (!)"
31 Tetor 2019, 09:24Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se duhet një qeveri tranzitore derisa Shqipëria të jetë anëtare e BE për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për t'i prerë rrugën presionit ndaj votuesve dhe administratës. Basha është shprehur se zgjidhja e krizës kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, ndërsa theksoi se me ndihmën e SHBA, Shqipëria do të arrijë të rikthejë vlerat demokratike.
-
Ujërat Ndërkufitare/ Ndryshon Komisioni i Posaçëm për administrimin e ujërave
31 Tetor 2019, 08:50Qeveria ka ngritur një komision të posaçëm për administrimin e ujërave ndërkufitare. Komisioni i mëparshëm përbëhej nga 13 anëtarë, ndërsa komisioni i ri do të jetë me 7 anëtarë. Ndërkohë roli i sekretariatit teknik të këtij Komisioni i jepet sërish Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore.
-
Prestigjozja zvicerane analizon lëvizjet politike në rajon: Shtyrja e negociatave po çon Ballkanin në duart e Rusisë
31 Tetor 2019, 08:20Shtyrja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përbën një rrezik për besueshmërinë e BE në rajon dhe përhapjen e influencës ruse, turke dhe kineze. Kështu shkruan e përditshmja zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, e cila i ka kushtuar një analizë kësaj situate në Ballkan duke analizuar situatat ekonomike dhe politike.
-
Nisma në Kuvend/ Ballistët kërkojnë dëmshpërblimin e kolaboracionistëve
31 Tetor 2019, 07:21Deputeti Artur Roshi propozon projektligj për dëmshpërblimin e familjarëve të të përndjekurve dhe pushkatuarve edhe gjatë luftës që nga 8 nëntori 1941. Nisma ligjore mund të merret si provokim nga shumica, pasi të përndjekurit dhe të pushkatuarit në periudhën në fjalë konsiderohen nga një numër i madh studiuesish dhe historianësh si kolaboracionistë të cilët janë dënuar kudo.
-
Reforma në drejtësi, delegacioni i KiE-së takim me Gjonajn: Në tryezë edhe SPAK e BKH
30 Tetor 2019, 21:46Në vizitën e tyre fakt-mbledhëse, pasi u njohën me të gjithë rezultatet që janë arritur, delegacioni bëri një vlerësim në secilin drejtim.
-
Rezoluta kundër ndërhyrjeve ruse në Shqipëri/ Moska ironizon SHBA-në dhe i kthehet PS-së: Analfabetë! S'keni prova!
30 Tetor 2019, 19:47Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka reaguar pas nismës së shumicës qeverisëse për të depozituar në Kuvend një projekt rezolutë sa i përket ndërhyrjes së huaj në proceset elektorale në Shqipëri, teksa deputeti Ervin Bushati theksoi sot për Report Tv se një lëvizje e tillë erdhi pas donacioneve ruse për PD-në.
-
Në nëntor vendoset fati i Metës në komision, Manja për Report Tv: Jemi drejt fundit (VIDEO)
30 Tetor 2019, 18:25Komisioni i Posaçëm Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta do të mblidhet javën e ardhshme. Ulsi Manja në një intervistë për REPORT TV tha se hetimi është drejt fundit dhe brenda nëntorit do mund të kemi një raport.
-
SHBA thirrje prokurorëve: Hetoni trafikantët, shfrytëzojeni vrullin e reformës në drejtësi
30 Tetor 2019, 18:04Koski theksoi se duhet të ndërtojmë zinxhirin që lidh trafikantët me ndjekjet penale dhe dënimet, që mbështet viktimat me strehëza dhe përkrahje dhe ngre lart të gjithë Shqipërinë me premtimin e të nesërmeve më të ndritshme.
-
Majlinda Bregu: Evropa në krizë të thellë, në pritje të planeve të BE-së, duhet të bashkëpunojmë vetë
30 Tetor 2019, 17:39Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu deklaroi në fjalën e saj në edicionin e 5-të të “Tirana Connectivity Forum” se vendet e Ballkanit në pritje të planeve të BE për rajonin, duhet të përqendrohen në bashkëpunimin e ngushtë rajonal dhe në reformat serioze për çdo vend.
-
Reforma, eksperti i LSI-së në Report Tv: Duhet të dekriminalizojmë zgjedhjet (VIDEO)
30 Tetor 2019, 17:04Për Eriol Braimllarin ekspert i LSI në tryezën e opozitës për reformën zgjedhore, në Shqipëri ka ardhur momenti që të ketë garë idesh dhe jo garë me të fortë që nuk garantojnë vullnetin e qytetarëve.
-
Doda në Report Tv: Kemi përcaktuar kohën për protestat! Rama s'pati guxim të flasë për Çamërinë në Greqi
30 Tetor 2019, 16:36Sekretarja e përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda e ftuar në studion e Report Tv tha se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme, ndërsa protestat janë në axhendën e opozitës, por nuk dha detaje
-
Luan Rama: Palët të ulen urgjentisht në tryezë dialogu! Rama s'po bën asgjë për të plotësuar kushtet e Bundestangut
30 Tetor 2019, 16:32Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama bën thirrje që palët të ulen në një tryezë dialogu për të zgjidhur krizën politike.