Politikë
-
Arbjan Mazniku i ka cilësuar akuzat e PD për shpërdorim detyre si mënyrë për të hedhur baltë ndaj figurës së tij. Nënkryetari i Bashkisë Tiranë ka paralajmëruar se PD do marrë përgjigje institucionale dhe ligjore.
15 Shtator 2019, 16:24 -
Ish-deputeti i LSI nga Korça: E vetmja rrugë për largimin e Ramës është përballja e drejtpërdrejtë
15 Shtator 2019, 16:03Sipas Braimllarit qëllimi i vetëm i kryeministrit Rama është thellimi i paligjshmërisë së qeverisë dhe mungesën e kontrollit.
-
Kulluri: Basha 6 vite nga humbja në humbje, jo politikan, por 'gjeograf' perëndimor
15 Shtator 2019, 15:14Për Edvin Kullurin, ish-anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Lulzim Basha nuk është një lider perëndimor, por një drejtues që nuk mban përgjegjësi për asnjë nga humbjet që ka pësuar partia në udhëheqjen e tij, madje ka larguar një mijë demokratë si fajtorë.
-
Ruçi reagon ndaj Metës: Kushtetuta, garanti i demokracisë! Të vendosur ta mbrojmë pa kompromis
15 Shtator 2019, 13:17"Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur deri në fund dhe pa asnjë kompromis për mbrojtjen e Kushtetutës"
-
Dhëndri i Berishës sulmon hapur LSI: Bleu kryetaren e kohës së KQZ, mbështeti maskaradën, duhet reflektim
15 Shtator 2019, 13:09Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha Jamarbër Malltezi, i cili ka akuzuar direkt LSI për blerje të ish-kryetares së KQZ-së dhe ndikim në vendimmarrjet e këtij institucioni, duke i hapur rrugë sipas tij një maskarade.
-
PD nxjerr 'përgjimin' e Lames me stafin e ALUIZNI-t: Në punë dhe të shtunën ose i them ministrit: Vendi është i yti, sill tjetër!
15 Shtator 2019, 12:40Lame kërkon të punohet edhe ditën e shtunë gjatë periudhës zgjedhore, në të kundërt siç ai shprehet do të njoftojë ministra ose deputetë të sjellin në atë vend pune persona të tjerë. PD thotë se kjo është një provë për emërimet politike në administratë.
-
Reforma zgjedhore 'çelësi' për daljen nga kriza! DW: Gjasat që PD t'ia dalë mbanë më protesta...të pakta!
15 Shtator 2019, 09:41Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ftoi palët politike në Shqipëri të ulen në tryezën e bisedimeve për gjetjen e një kompromisi për daljen nga kriza politike dhe institucionale.
-
Meta merr timonin e opozitës dhe ngre rininë në protestë?! 'Të përmbysim komplotin kundër demokracisë...siç bëmë në vitet '90!
15 Shtator 2019, 09:35Gjuha e Metës, është e ngjashme me atë të ish-kryeministrit Sali Berisha, që flasin për revolucione dhe axhenda të nëndheshme, me argumentin prej tyre "në emër të demokracisë në Shqipëri", që në fakt duket se ka të bëjë më shumë me pushtetin e tyre.
-
Hahn: Shkupi dhe Tirana meritojnë hapjen e negociatave me BE-në
15 Shtator 2019, 09:33Hahn vuri në dukje në një intervistë me gazetën malazeze Vijesti, përparim e rëndësishëm që kanë bërë dy vendet
-
Dosja e patreguar e Prokurorisë për 14 shtatorin
14 Shtator 2019, 19:10Çfarë ndodhi minutë pas minute më 14 shtator 1998, ngjarje për të cilën prokuroria u referohet fjalimeve të politikanëve, filmimeve dhe këqyrjes në institucionet që u sulmuan dhe që u morën për disa orë në atë që u konsiderua sigrusht shteti?
-
Presidenti Meta viziton kampin e Muxhahedinëve në Manëz: Tronditëse! Nuk e dija për këtë gjenocid...
14 Shtator 2019, 18:49Presidenti Meta u takua me udhëheqësen e opozitës iraniane, Maryam Rajavi dhe vizitoi ekspozitën 5- vjeçare të Rezistencës për Liri në Ashraf.
-
LSI i trembet një pakti PS-PD? Kërpaçi në Report Tv: Boll me marrëveshje qorre, duhet dialog transparent
14 Shtator 2019, 18:25E pyetur nëse mund të ketë sërish një marrëveshje si e 2017, ajo u shpreh se marrëveshjet e fshehta nuk i shërbejnë qytetarëve dhe problemeve të tyre. Kërpaçi u shpreh se duhet një dialog i hapur dhe transparent.
-
14 Shtatori/ 21 vite nga 'grushti i shtetit' kur PD sulmoi Kryeministrinë (Pamjet)
14 Shtator 2019, 14:51Para 21 viteve ceremonia e varrimit të Azem Hajdarit u shndërrua fillimisht në një protestë të dhunshme të Partisë Demokratike dhe më pas në një tentativë për grusht shtetit për të rrëzuar qeverisë socialiste të Fatos Nanos që ishte në pushtet. Shkëndija që rrezikoi t’i vinte flakën Shqipërisë.
-
Platforma kombëtare e PD-së për daljen nga kriza ende në duart e ekspertëve
14 Shtator 2019, 14:41Ekspertë e Partisë Demokratike janë duke punuar ende për atë që mund të quhet programi i ri qeverisës i opozitës së bashkuar. Ditët në vijim platforma e opozitës së bashkuar do t'i prezantohet dhe qytetarëve shqiptarë.
-
Ish-deputeti i LSI: Rama largoi të rinjtë nga Shqipëria dhe varfëroi popullin
14 Shtator 2019, 13:22Ish-deputeti Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, nga Pogradeci ka hedhur akuza nga kryeministrit Edi Rama se me qeverisjen e tij ka detyruar të rinjtë që të largohen nga vendi. Sipas tij, Rama solli shkatërrimin e jetës sociale dhe largimin e të rinjve, të cilin ai e ka cilëusuar si një fakeqësi kombëtare.
-
Drejtësia e re merr 'pjesën e luanit', ja si do të ndahen 94 mln eurot që Brukseli i dha Shqipërisë
14 Shtator 2019, 12:47Në Tiranë u nënshkrua të premten mes BE dhe Shqipërisë, Marrëveshja e Financimit, IPA (Instrumenti i Para Anëtarësimit) 2018. Reforma në Drejtësi qëndron në zemër të partneritetit BE-Shqipëri.
-
Misteri, 5 ditë pas udhëtimit të Bashës në Greqi, Athina kërkoi rikthimin e paktit të detit që u bë me PD
14 Shtator 2019, 11:08Basha udhëtoi drejt Athinës pesë ditë para se Bakojanis të zbulonte se qeveria e re greke do synojë t’i bëjë presion Shqipërisë me bllokimin e integrimit me qëllim që të rikthejë marrëveshjen e detit të 2009
-
PD refuzon apelin e BE-së, vendos kushte për dialogun me Ramën, Bardhi: Javën tjetër nxjerrim letrat për Babanin
14 Shtator 2019, 10:55PD-ja ka disa kushte për nisjen e dialogut me shumicën, të cilat i bëri të ditura sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike Gazment Bardhi ditën e sotme nga Shkodra. Partia Demokratike do të publikojë javën e ardhshme dokumente të tjera të cilat vërtetojnë akuzat e ngritura nga selia blu ndaj kryetarit të Bashkisë Vau Dejës Mark Babani. "Javën tjetër vendosim për strategjinë për protestat" tha Bardhi.
-
Meta: Do të jap dorëheqjen nëse Komisioni i Venecias thotë se kam shkelur Kushtetutën
14 Shtator 2019, 09:27Presidenti Ilir Meta deklaroi se do të japë dorëheqjen nëse Komisioni i Venecias në raportin e 11 Tetorit do të shprehet se me vendimin për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit shkeli Kushtetutën.
-
Ish-anëtari i këshillit kombëtar të PD: Basha përçau dhe çoi partinë në greminë
14 Shtator 2019, 08:09Ish-anëtari i këshillit kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri e konsideron të pashpresë gjendjen e krijuar brenda së djathtës nën drejtimin e Lulzim Bashës. Ai shprehet në një postim në rrjetet sociale se PD-ja është e përçarë dhe e ç'orientuar, madje ai shkon më tej duke thënë se ka përfunduar në greminë.