Politikë
-
Lider demokrat Lulzim Basha këmbëngul në idenë e tij se kur PD-ja të vijë në pushtet do të hetojë kontratat koncesionare.
22 Korrik 2019, 17:23 -
Përfundon terminali i pasagjerëve në Vlorë / Balluku: Dyfishohen kapacitetet
22 Korrik 2019, 17:07Porti Detar i Vlorës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të terminalit të pasagjerëve, tashmë operacional, që ka dyfishuar kapacitetet përpunuese dhe do të shkurtojë ndjeshëm kohën e pritjes.
-
Basha ‘kërcënon’ arkitektët e huaj: Gropa e teatrit do të jetë për ju
22 Korrik 2019, 15:57Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar projektin e teatrit si "kriminal" dhe "grabitqar", sipas së cilit i shërben nevojave personale të kryeministrit Edi Rama.
-
Ruçi takon ambasadoren gjermane: Zgjidhja mund të vijë përmes dialogut, pa shkelur vijat e kuqe
22 Korrik 2019, 15:50Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi priti sot në takim ambasadoren gjermane në vendin tonë Susane Schutz e cila përfundon misionin e saj në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij Ruçi tha se zgjedhja për krizën politike në vend mund të vijë vetëm përmes dialogut, pa shkelur vijat e kuqe, të cilat siç tha Ruçi janë kushtetuta e ligji dhe pakthyeshmëria e reformës në drejtësi.
-
Koncesioni i karburanteve/ PD: Nafta pritet të rritet me 20 lekë, kur të vijmë në pushtet do ta heqim
22 Korrik 2019, 15:37Ish-deputetja Izmira Ulqinaku u shpreh sot se qeveria Rama vendosi t’i ngarkojë shqiptarët me një taksë të re tek nafta, taksën NOA.
-
Kolegji Zgjedhor certifikon këshillat në 7 bashki, hapet rruga për betimin e kryetarëve
22 Korrik 2019, 15:24Sot janë certifikuar 7 bashki, ndërsa vendimi është marrë me shumicë absolute 5-0. Këshillat që u certifikuan sot janë të' Urës Vajgurore, Devollit, Kuçovës, Konispolit, Memaliajt, Përmetit dhe Poliçanit.
-
Reforma në Drejtësi, Meta: Kusht për çeljen e negociatave...secili të bëjë vlerësimet e tij
22 Korrik 2019, 14:45Në 3-vjetorin e Reformës në Drejtësi, Presidenti Ilir Meta ka mbajtur një qëndrim më të zbutur ndaj kësaj Reforme, ndryshe nga deklaratat e kaluara ku e etiketonte si "Ramaformë". Në reagimin e gjatë në rrjetet sociale, Meta shkruan se ajo është kusht për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, ndonëse për këtë shprehet i bindur se nuk do të ndodhë, pasi sipas tij nuk janë zhvilluar zgjedhje gjithpërfshirëse dhe të gjithëpranuara.
-
S'ka surpriza/ Gjykata u jep mandatin tre kryebashkiakëve të rinj të PS-së (EMRAT)
22 Korrik 2019, 13:30Sot gjykata u kanë dhënë mandatet tre kryebashkiakëve të rinj, Beratit, Dibrës dhe Bulqizës.
-
Patozi: 3 vite nga votimi në parlament, se s'kemi parë asgjë konkrete nga Reforma në Drejtësi
22 Korrik 2019, 13:16Në 3-vjetorin e Reformës në Drejtësi ka pasur edhe një koment nga ana e kreut të partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, të cilin e ka refuzuar që ta quajë urim.
-
Veliaj: 90% e banorëve të Astirit e duan 'Unazën e Re', mos t'i pengojë pakica e zhurmshme partiake! (VIDEO)
22 Korrik 2019, 12:57Veliaj tha se shumica e banorëve të Astirit, rreth 90% e tyre, e cuan ndërtimin e Unazës së re, dhe nuk mund të pakohen nga një pakicë e zhurshme partiake, siç u shpreh ai për banorët që protestojnë dhe që mbështeten nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
-
3 vitet e reformës në Drejtësi, Xhafaj: Fjalët do i marrë era, kjo vepër e mirë dhe shoqërisht e dobishme mbetet (VIDEO)
22 Korrik 2019, 12:26Deputeti socialist siguron se “periudha tranzitore do të kapërcehet shumë shpejt dhe se gjërat do të shkojnë në vendin e tyre ku të gjithë do të shohin qartazi vlerat e asaj çfarë kemi ideuar dhe ndërtuar përmes vështirësive e pengesave të shumta”.
-
Kolegji rrëzon kërkesën e BD në 5 bashki, PS: Bindja nuk e di e ka me veten, me procesin apo me votimet (VIDEO)
22 Korrik 2019, 12:16Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Bindjes Demokratike që kundërshton rezultatin në bashkitë Selenicës, Shijakut, Kurbinit, Tiranës dhe Beratit.
-
Reforma në Drejtësi, Rama: Mjafton të dëgjosh armiqtë e saj, që të kuptosh sa jetike është
22 Korrik 2019, 11:50Sot në 3-vjetorin e saj, kryeministri Edi Rama ka vënë theksin tek rëndësia e saj dhe sipas tij, për të kuptuar këtë mjafton vetëm për të dëgjuar dhe parë reagimet e "armiqve" të saj.
-
Gjykata s'i dha mandatin, caktohet gjyqtarja që do shqyrtojë miratimin e kryebashkiakut të Vorës
22 Korrik 2019, 10:35Gjyqtarja që do shqyrtojë miratimin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut është caktuar Fida Osmani.
-
PD- Kolegjit Zgjedhor: Mos u jepni mandatet Këshillave Bashkiakë derisa Kushtetuesja të vendosë (LETRA)
22 Korrik 2019, 09:18Opozita i ka dërguar një letër Kolegjit Zgjedhor ku i kërkon pezullimin e dhënies së mandateve për Këshillat Bashkiakë derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë.
-
Banorët e Astirit bllokojnë rrugën në 'Unazën e Re', gurë makinës së policisë dhe thyejnë xhamin e ambulancës (FOTO)
21 Korrik 2019, 23:07Shënohet një incident në protestën e banorëve të Astirit ku prezentë ishin edhe militantë dhe figura politike të opozitës. Mbrëmjen e së dielës, ata kanë dalë në protestë në zonën e Unazës së Re duke bllokuar qarkullimin dhe kanë qëlluar me gurë një automjet të forcave të Rendit për të kërkuar largimin e tyre nga zona.
-
Meta takim me Haradinajn në Prishtinë pas dorëheqjes: Krenar për karakterin e tij frymëzues
21 Korrik 2019, 21:19Presidenti Ilir Meta takon në Prishtinë ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj i cili u dorëhoq nga posti i kreut të ekzekutivit dy ditë më parë. Kreu i shtetit ka postuar foto me Haradinajn teksa e quan atë kryeministër. Kjo vizitë është komentuar edhe nga vetë Haradinaj. Ai thotë se ky është një rast i mirë për të këmbyer mendime rreth aktualitetit politik.
-
Shehi kundër protestave: Zgjidhja nuk vjen me molotov! Basha të ulet me Ramën, arbitër të jenë ndërkombëtarët
21 Korrik 2019, 20:22Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi thotë se zgjidhja e krizës politike nuk mund të vijë me molotov apo duke sulmuar institucionet por përmes një dialogu mes palëve politike të arbitruar nga ndërkombëtarët.
-
Partia Demokratike fut në 'sitë' të gjithë zyrtarët e saj/ FORMULARI
21 Korrik 2019, 20:15Partia Demokratike nis 'vettingun' brenda strukturave të saj. PD ka kërkuar nga zyrtarët e saj dhe kandidatët për zgjedhje vendore apo parlamentare të plotësojnë një formular vetëdeklarimi, të ngjashëm me atë të dekriminalizimit. Ndërsa nuk dihet se kush do të monitorojë dhe verifikojë të dhënat që do të deklarohen prej tyre.
-
Petrit Vasili: Pas puthjes së 21-22 korrikut humbëm edhe atë pak drejtësi që kishim
21 Korrik 2019, 18:22Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaron se Shqipëria ka pësuar një humbje të madhe, duke thënë se tashmë nuk kemi drejtësinë që kishim.