Politikë
-
Partia Bindja Demokratike pas rrëëzimit në KQZ për të ankimimeve për zgjedhjet e 30 qershorit i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor.
16 Korrik 2019, 14:38 -
Vota e Zgurit bllokon këshillat bashkiakë, PS i drejtohet Kolegjit Zgjedhor
16 Korrik 2019, 14:28Nesër në 10:30 diskutohen dhe 13 këshilla të tjerë bashkiak. Por ndërsa për këshillat bashkiak do të pritet fjala e Kolegjit Zgjedhor, kryebashkiakët e rinj vijojnë të marrin mandatet nga gjykatat e rretheve.
-
Çuçi me Task Forcën në Sarandë: AKU të garantojë sigurinë ushqimore, s’ka më muzikë të lartë pas mesnate (VIDEO)
16 Korrik 2019, 13:45Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi zhvilloi një takim në Sarandë me Task Forcën për mbarëvajtjen e sezonit turistik në këtë bashki.
-
Spiropali-Bashës: Lulzim aman ndërro pllakën e gramafonit, po të ikën edhe qershori 2021
16 Korrik 2019, 13:14Pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha i cili tha se PD nuk do ta njohë 30 qershorin duke lënë të hapur mundësinë për të rishikuar propozimin e kreut të shtetit Ilir Meta për 3 palë zgjedhje me 13 tetor ka ardhur edhe reagimi i zëdhënëses së qeverisë Elisa Spiropali.
-
Marrin mandatin 6 kryebashkiakë të rinj/ Debat për Vaun e Dejës, gjykata rrëzon PD-në
16 Korrik 2019, 12:52Gjykatat e rretheve kanë vijuar shpërndarjen e mandateve të kryebashkiakëve të cilët u zgjodhën në 30 qershor. Sot janë njohur mandatet për 6 kryebashkiakë socialistë; Pogradecit, Matit, Memaliajt, Gjirokastrës, Lushnjes dhe Vaut të Dejës.
-
Krimet e komunizmit do të studiohen pas '44-ës! Alimadhi: Nuk mund të përjashtohet terrori para Çlirimit /VIDEO
16 Korrik 2019, 12:46Propozimi i 10 deputetëve për të ndryshuar ligjin për Institutin e Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit u miratua sot në Komisionin e ligjeve. Mazhoranca u tërhoq nga kërkesa për të pajisur punonjësit e këtij institucioni me certifikatë sigurie. Për drejtuesin Agron Tufa ky vendim do ketë pasoja mbi ISKPK, dhe akuzoi mazhorancën se kërkon shkarkimin e tij.
-
Sërish përplasje Fino-Manja/ Deputeti braktis komisionin në mes të mbledhjes (VIDEO)
16 Korrik 2019, 11:03Në mbledhjen e komisionit të ligjeve ka pasur sërish përplasje mes deputetit socialit Bashkim Fino dhe kreut të këtij komisioni Ulsi Manja.
-
Lleshaj: Thellojmë përmirësimin e shërbimit të policisë/ Zv. ambasadorja suedeze: Infrastruktura e re ngjall besim (VIDEO)
16 Korrik 2019, 10:54Ditën e sotme Ministria e Brendshme inauguroi ambientet e reja të policisë në Librazhd. Zv. ambasadorja Suedeze Birgitta Jansson deklaroi se restaurimi i këtyre ambienteve i jep sigurinë qytetarëve të cilët jo vetëm që ndihen të mbrojtur nga keqbërësit por edhe të respektuar nga pushteti dhe qeverisja vendore.
-
Dorëzohet Lulzim Basha! Tani gati për zgjedhje më 13 tetor edhe me Ramën kryeministër? (VIDEO)
16 Korrik 2019, 09:51Lideri demokrat Lulzim Basha është dorëzuar nga të gjitha kauzat me të cilat ngriti në këmbë opozitën kundër qeverisë. Qëndrimin për qeveri tranzitore dhe mospjesëmarrjen në asjnë proces zgjedhor me Edi Ramën kryeministër, Basha i ka thyer duke pranuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për 3 zgjedhje më 13 tetor. Meta nuk ka përmendur në asnjë gërmë qeveri tranzitore apo largimin e Ramës, por vetëm mbajtjen në një ditë të zgjedhjeve parlamentare, atyre vendore dhe për presidentin. Vendimi për dekretin e Metës, nëse e rrëzon apo jo, i mbetet Gjykatës Kushtetuese, pasi të formohet. Një vendim pro dekretit do t'i hapte rrugë nisjes së negociatave politike
-
Basha në Vaun e Dejës: Me 30 qershor Rama u braktis nga shqiptarët, do bëj gjithçka për të mbrojtur Zef Hilën
16 Korrik 2019, 09:33Kryedemokrati Lulzim Basha u takua me strukturat e PD në Vaun e Dejës. Ai deklaroi se në 30 qershor socialistët u braktisën nga shqiptarët. Basha foli edhe për shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës Zef Hila pas sulmeve të ndodhura në KZAZ dhe materialeve zgjedhore pak ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit.
-
Presidenti Ilir Meta kthen në Kuvend edhe ligjin për privatizimin e shoqërive tregtare (DEKRETI)
16 Korrik 2019, 09:07Mëngjesin e sotëm kreu i shtetit Ilir Meta ka njoftuar kthimin në Kuvend të ligjit “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”.
-
Festa Kombëtare e Egjiptit/ Meta: Kemi lidhje të veçanta historike e tradicionale
15 Korrik 2019, 22:58"Shumë i gëzuar të merrja pjesë në pritjen e Ambasadës së Egjiptit, me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi, me të cilin kemi lidhje të veçanta historike e tradicionale, jo vetëm për rolin e pazëvendësueshem në formimin e shtetit të Egjiptit të shqiptarit të famshëm Mehmet Ali Pasha" shkruan Meta.
-
Kryemadhi flet për dosjen e 30 qershorit: Kemi përgjime, Rama nuk ka parë gjë akoma
15 Korrik 2019, 22:54 -
Miratimi i ndryshimeve të dy ligjeve të reformës, reagon Drejtësia: Fuqizojnë institucionet e reja të bëjnë detyrën
15 Korrik 2019, 22:34Pas tre vitesh përpjekje intensive për të nxitur bashkëpunimin dhe konsensusin e opozitës, Komisioni i Ligjeve ka mundur t’i diskutojë dhe miratojë në parim nen për nen.
-
PS mbledh 28 firma për shkarkimin e Arben Malajt: Ka shkelur etikën
15 Korrik 2019, 22:14Partia Socialiste kërkon shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës të Shqipërisë me argumentin se ka shkelur kodin e etikës në daljen e tij publike.
-
PS bën ndarjet e reja, Kodheli: Brenda kësaj jave do të shohim organizimin e partisë në zgjedhje
15 Korrik 2019, 21:49Tre figurat të rëndësishme të Partisë Socialiste kanë marrë përsipër të menaxhojnë 12 qarqet e vendit sa i përket koordinimit politik. Bëhet fjalë për Edi Ramën, Gramoz Ruçin dhe Taulant Ballën të cilët do të drejtojnë veriun Jugun dhe Shqipërinë e Mesme.
-
PS ndan koordinimin e 61 bashkive, Rama merr në dorë veriun
15 Korrik 2019, 21:48Pas marrjes së drejtimit të 61 bashkive të vendit pas zgjedhjeve të 30 qershorit, socialistët kanë caktuar ditën e sotme 3 figurat e saj kryesore në krye të 12 qarqeve të vendit
-
Rama reagon pas dekretit të radhës së Metës: Njeriu i veprimit që nuk mendon është i rrezikshëm
15 Korrik 2019, 21:30Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Metës për të kthyer mbrapsht ligjin për 'Rezervat materiale të shtetit'. Rama ka shpërndarë një shprehje të ish-presidentit amerikan Richard Nixon i cili thotë se njeriu i veprimit që nuk mendon është i rrezikshëm.
-
Meta del kundër Ramës me një tjetër dekret, kthen në Kuvend ligjin për 'Rezervat materiale të shtetit'
15 Korrik 2019, 21:09Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kthyer një tjetër ligj për rishqyrtim në Kuvend. Bëhet fjalë për ligjin për rezervat materiale të shtetit, për të cilin opozita tha se me ndryshimin e ri kryeministri Edi Rama merr të drejtën e blerjes së arit në Shqipëri. Meta deklaron se nisma ligjore për ndryshimin e nenit 10, pika 1 të ligjit nr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit”, është e pajustifikuar.
-