Politikë
-
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur miratimin e reformës në drejtësi nga Kuvendi i Shqipërisë. Zëdhënësja e DASH, Elizabeth Trudeau ka deklaruar sot në një komunikim për mediat se miratimi me konsensus i reformës në drejtësi, është një hap i rëndësishëm përpara për demokracinë e vendit.
22 Korrik 2016, 21:37 -
Reforma,Basha bisedë me Nuland:
22 Korrik 2016, 18:28
Sfida e ardhshme, zgjedhjet e liraPas miratimit me konsensus të Reformës në Drejtësi, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një bisedë telefonike me Ndihmës sekretaren amerikane te Shtetit, Victoria Nuland e cila ishte njëra nga negociatoret kryesore për finalizimin e draftit.
-
"Drejtësia" Ulsi Manja: Procesi i
22 Korrik 2016, 18:17
Vetingut do zgjasë deri në 5 vjetPuna e parë e reformës në drejtësi, pas miratimit të draftit të ndryshimeve kushtetuese një natë më parë, do të jetë ngritja e komisionit të vettingut dhe pas tij, Kolegji i Apelimit. Ky i fundit do të shqyrtojë ankesat e kandidatëve që janë skualifikuar nga komisioni i vettingut.
-
Hapat e parë të zbatimit
22 Korrik 2016, 16:24
të reformës pas miratimitAmendamentet Kushtetuese ose siç njihet reforma në drejtësi, kaloi më votë unanime në Parlament, në minutat e para të datës 22 Korrik. Por cilat janë hapat e mëtejshme ligjore për implementimin dhe hyrjen në fuqi, të të ashtuquajturës Kushtetuta e re e Shqipërisë? VIDEO
-
‘Drejtësia’, Meta bisedë telefonike
22 Korrik 2016, 15:00
me Kukan: Konsensusi, vendimtarKryetari i Kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar një bisedë telefonike me eurodeputetin Eduard Kukan ku ka theksuar se konsensusi mes palëve ka qenë vendimtar për suksesin e Reformës në Drejtësi.
-
Reforma, Manjani takon Ambasadorin
22 Korrik 2016, 13:32
finlandez:Zbatimi kërkon konsensusMinistri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka pritur në një takim Ambasadorin e Finlandës, Pauli Makela. Në takim ambasadori ka përshëndetur dhe vlerësuar finalizimin e procesit të votmit të ndryshimeve Kushtetuese, ndërsa informoi se e ka ndjekur me vëmendje të gjithë ecurinë e këtij procesi reformues.
-
Reforma në Drejtësi, Vlahutin:
22 Korrik 2016, 13:23
Faleminderit! T’i kthehemi punësAmbasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë Romana Vlahutin në një mesazh të shpërndarë një ditë pas miratimit të Reformës në Drejtësi, ka thënë sot se, falenderon të gjithë ata që bashkëpunuan për këtë proces dhe i fton të gjithë që ti kthehen punës për zbatimin e saj.
-
U miratua Reforma, Rama: Të
22 Korrik 2016, 12:46
hënën administrata pushimKryeministri Rama duket se e ka "lëshuar dorën" me rastin e miratimit të Reformës në Drejtësi. Ai e ka shpallur të hënën e 25 korrikut pushim për të gjithë administratën.Në një postim në rrjetin social Tëitter kryeminsitri shkruan se së bashku kemi arritur të paaritshmen në 25 vite dhe për këtë duhet të gëzohemi të gjithë.
-
Miratimi i reformës, Bushati: Fillimi
22 Korrik 2016, 12:40
i fundit të tranzicionit,rrugë për BEMinistri i Jashtëm Ditmir Bushati në një reagim të posaçëm pas miratimit të Reformës në Drejtësi, ka thënë sot se është fillimi i fundit të një tranzicioni dhe se është rruga e duhur e vendit drejt Bashkimit Europian.
-
'Drejtësia, Vasili: Konsensusi
22 Korrik 2016, 11:44
e bën më të fortë koalicioninKryetari i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit ka thënë sot se Lëvizja Socialiste për Integrim do të angazhohet për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Ndërkohë, ai ka theksuar se konsensusi i arritur për miratimin e Reformës në Drejtësi e ka forcuar më shumë koalicionin. VIDEO
-
Reforma, Manjani:Të votojmë
22 Korrik 2016, 11:19
ligjet për sistemin e ri në KushtetutëMinistri i Drejtësisë Ylli Manjani ka përshendetur sot miratimin me unanimitet të plotë të deputetëve të Kuvendit për Reformën në Drejtësi. Në një mesazh të posaçëm, Manjani ka thënë se, tani është momenti për miratimin e ligjeve dhe ndërtimin e kalendarit të veprimeve për zhvillimin e sistemit të ri në Kushtetutë.
-
Miratimi i reformës, Kukan: Hap
22 Korrik 2016, 11:09
rrugën e Shqipërisë për në BEEurodeputeti i Parlamentit Europian ka përshëndetur miratimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, ku përmes një postimi në Tweetter ka thënë se kjo reformë do ti hapë rrugë vendit për anëtarësim në bashkimin Europian
-
Gentilioni:Miratimi i reformës sukses
22 Korrik 2016, 10:30
për Ramën, lajm i mirë për EuropënMinistria i Jashtëm i Italisë, Paolo Gentilioni ka përshëndetur sot miratimin me konsensus të Refomrës në Drejtësi nga parlamenti i Shqipërisë.
-
Miratimi i reformës, Mogherini dhe
22 Korrik 2016, 10:07
Hahn: Zbatimi të nisë menjëherëShefja e delegacionit të BE dhe Komisioneri për zgjerim Hahn përmes një deklaratë të përbashkët kanë përshëndetur miratimin e reformës në drejtësi.
Dy zyrtarët e lartë të BE kanë bërë thirrjë që zbatimi i reformës në drejtësi të nisë menjëherë -
Të hënën seanca e fundit e Kuvendit
22 Korrik 2016, 10:02
7 projektligjet e reformës në shtatoSeanca plenare e cila duhej që të mblidhej të enjten, do të mblidhet këtë të hënë dhe sipas njoftimit të bërë publik në faqen zyrtare të Kuvendit nuk janë të përfshira në rendin e ditës 7 projektligjet për implementimin e ndryshimeve kushtetuese, duke u shtyrë për sesionin e ardhshëm parlamentar.
-
Reforma, Majko: Ishte larg të qënit
22 Korrik 2016, 09:48
produkt i plotë i politikës sonë 'sovrane'Pandeli Majko ka reaguar pas votimit unanim të ndryshimeve kushtetuese që konsistojnë me reformën në drejtësi. Ai u shpreh: ''I kënaqur me votimin e Reformës së Drejtësisë. I vetëdijshëm se ishte larg të qënit produkt i plotë i politikës sonë “sovrane”. Pa forcën e miqësisë amerikane dhe insistimin europian, mungesa e përgjegjësisë ishte një hap larg triumfit. Votimi i Reformës ishte edhe një terapi për frikën ndaj saj. Falenderim për të gjithë ata që ndihmuan. Sot, një ditë e re për Shqipërinë''.
-
FRD: Përshëndesim konsensusin
22 Korrik 2016, 07:53
shans për mbylljen e tranzicionitKuvendi i Shqipërisë votoi unanimisht ndryshimet kushtetuese që përbëjnë dispozitat për një reformë të thellë dhe tërësore në gjyqësor. Fryma e Re Demokratike ka përshëndetur miratimin konsensual të reformës. Ish presidenti i Shqipërisë dhe kreu i kësaj partie është shprehur se me reformën në drejtësi Shqipëria ka shansin për fundin e tranzicionit.
-
Reforma,negociatat e stërzgjatura
22 Korrik 2016, 07:37
ja si e arritën palët marrëveshjenKonsensusi i prishur mesnatën e së mërkurës, rinisi rrugën drejt formësimit sërisht mëngjesin e djeshëm me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.
Reforma, Manjani:Të votojmë ligjet për sistemin e ri në Kushtetutë
Miratimi i reformës, Bushati: Fillimi i fundit të një tranzicioni, rrugë në BE
Reforma në Drejtësi, Vlahutin: Faleminderit! T’i kthehemi punës
“Drejtësia”, ambasadori i Finlandës: Bashkëpunim edhe për zbatimin e saj -
FOTO/ Reforma në drejtësi pajton
22 Korrik 2016, 02:12
Vladimir Kostën me Arben AhmetajnReforma në drejtësi nuk shërbeu vetëm për të kthyer konsensusin historik mes mazhorancës dhe opozitës, por duket se ka shuar edhe mosmarrëveshjet brenda mazhorancës.
E çuditshme por e vërtetë. Vladimir Kosta dhe Arben Ahmetaj nuk janë më "armiq" me njëri-tjetrin. -
BE: Miratimi i reformës, moment
22 Korrik 2016, 02:01
kyç për anëtarësimin e ShqipërisëDelegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka përshëndetur miratimin e reformës në drejtësi me votë unanime nga Kuvendi i Shqipërisë. BE thotë se ky është një moment kyç për të ardhmen e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bllokun 27 anëtarësh.