Politikë
-
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është shprehur se koalicioni PS-LSI do të vijojë të qeverisë vendin dhe pas miratimit të reformës në drejtësi. Sipas tij, arritja e konsensusit është fitore për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj, ndërsa theksoi se LSI nuk ka asnjë skenar mosbesimi për qeverinë. 21 Korrik 2016, 22:23
-
Foto/ Armando Prenga rikthehet
21 Korrik 2016, 21:30
në Kuvend, do votojë reformënArmando Prenga, është rikthyer në Kuvend pas disa muajsh. Siç duket edhe në foto, Prenga është parë në ambientet e kafes së Kuvendit, në pritje të fillimit të seancës.
-
Ç'parashikon formula e zgjedhjes
21 Korrik 2016, 19:40
së anëtarëve të KLGJ dhe KLP?I gjithë debati ishte për zgjedhjen e anëtarëve për dy institucionet e reja që krijohen nga reforma, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Dhe zgjidhja erdhi vetëm pasditen e kësaj të enjte nga kryesia e Kuvendit ku u zhvilluan negociatat e stërzgjatura mes ambasadorëve Lu e Vlahutin me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta dhe kreun e PD, Lulzim Basha. VIDEO
-
Ish-zëdhënësja e PD-së thumbon
21 Korrik 2016, 17:55
Bregun: Po deputetet gra si burra?Zvarritjen që po bën politika shqiptare për Reformën në Drejtësi deputetja demokrate Majlinda Bregu ja ka faturuar deputetëve burra. Mëngjesin e kësaj të enjteje Bregu u shpreh "Burrat politikanë janë duke u bërë më keq se gratë e këqija"
-
Selami sërish kritik në grup: Ka 2
21 Korrik 2016, 17:30
deklarata të SHBA-ve kundër PDDeputeti Eduard Selami ka qenë sërish kritik në grup, pasi ka paralajmëruar kreun e PD, se “nëse nuk ka konsensus fatura bie mbi ne, pasi ka dy deklarata të SHBA kundër Partisë Demokratike”.
-
Reforma shqiptare e Drejtësisë e
21 Korrik 2016, 16:15
ngërçi zë vend në mediat e huajaEdhe shtypi i huaj ka nisur pasqyrimin e zhvillimeve të fundit politike në vendin tonë. Fillimisht u përshëndet arritja e konsensusit për miratimin e reformës m të të rëndësishme në vend.
-
Përplasja mes Xhafës e Manjanit
21 Korrik 2016, 15:31
ja emailet e shkëmbyera mbrëmëKryetari i komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj u shpreh sot se Partia Demokratike nuk iu përgjigj kërkesës së PS për të diskutuar draftin, ndërsa LSI kërkoi më tepër kohë përmes negociatorit Ylli Manjani.
-
VD/ Gazetarët e "pasjellshëm"
21 Korrik 2016, 15:25
me Ben Blushin, ja arsyeja pseNë luftën “mediatike” për të marrë më shumë reagime nga personazhet kyç e të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi që pritet të miratohet sot në Kuvend, duket se opinion i Ben Blushi nuk ka aq shumë rëndësi sesa ai i ish-kryeministrit Berisha. VIDEO
-
Fleckenstein fajëson opozitën:Sjell
21 Korrik 2016, 14:48
Gjithmonë diçka të re në tavolinëEurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein ka fajësuar opozitën për ngërçin politik në Shqipëri për gjetjen e konsensusit për miratimin e Reformës në Drejtësi. Fleckenstein shprehet se “opozita, gjithmonë kur është menduar se gjithçka u vu në vijë, sjell diçka të re në tavolinë".
-
Berisha:Qeveria teknike, zgjidhje
21 Korrik 2016, 13:38
dorëheqja e Metës qetëson gjakratIsh-kryeministri i vendit Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka thënë sot se krijimi i qeverisë teknike ka qenë një propozim i kreut të demokratëve Lulzim Basha dhe se do ishte një zgjidhje, ndërkohë që dorëheqja e deklaruar nga Meta, në rast se ai voton reformën pa konsensus, do të ishte një zgjidhje për të qetësuar gjakrat. VIDEO
-
Lu e Vlahutin takim me Metën
21 Korrik 2016, 12:20
e Bashën te Kryesia e KuvenditAmbasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin po zhvillojnë një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha. VIDEO
-
Manjani: Xhafaj spekuloi me fjalët
21 Korrik 2016, 11:08
e mia, mbrëmë kërkova mbledhjeMinistri i Drejtësisë dhe njëherazi negociatori i LSI pë reformën në drejtësi, Ylli Manjani ka deklaruar se kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar, Fatmir Xhafaj ka spekuluar me fjalët e tij. Ai tha se drafti i ardhur mbrëmë ka pasur ndryshime ndaj dhe ai ka kërkuar mbledhjen e komisionit të cilën Xhafaj s'e bëri. VIDEO
-
BE: Palët politike të respektojnë
21 Korrik 2016, 10:46
angazhimin për reformën në drejtësi -
Përplasja, Meta: Pse s’mblodhe
21 Korrik 2016, 09:22
komisionin, Xhafaj: Ule zërinKryetari i Kuvendit Ilir Meta është përplasur sot në mbledhjen e konferencën kryetarëve. Meta i ka kërkuar Xhafës llogari me tone të larta se përse nuk e ka mbledhur mbrëmë Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi, ndërkohë që Xhafa i është kundërpërgjigjur duke i thenë se duhej të ulte zërin, pasi nuk merrte urdhra prej tij. VIDEO
-
Propozim i ri?Basha:Mashtrim
21 Korrik 2016, 08:11
4 institucionet me një formulëKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një dalje urgjente për mediat këtë mëngjes, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që ti përmbahet marrëveshjes së arritur mes palëve, sipas së cilës krijimi i katër institucioneve të Reformës në Drejtësi të bëhet sipas nenit 88, që parashikon zgjedhjen me 2/3 e votave edhe për KLGJ e KLP. Ai i ka konsideruar mashtrime pretendimet se PD ka nxjerrë propozim të ri. VIDEO
-
Vendim historik, 140 vota
21 Korrik 2016, 07:17
për Reformën. Tani Drejtësi!
PDF/Drafti i Reformës KushtetueseVotë historike në Kuvendin e Shqipërisë! Miratohet unanimisht me 140 vota "pro" Reforma në Drejtësi. Duartrokitje nga ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, ndërsa Shqipëria nis një epokë të re, me një sistem drejtësie të reformuar sipas standardeve Europiane. Reforma në drejtësi cilësohet si reforma më e rëndësishme e Shqipërisë në këto 25 vite pluralizëm politik, ndërsa për Bashkimin Europian ishte kushti bazik për çeljen e negociatave të anëtarësimit dhe dhe të ardhmen europiane të vendit. VIDEO/Miratohet Reforma ne Drejtesi, votimi FOTO
VIDEO
Letra e Hahn: Jam i surprizuar nga zhvillimet
Fleckenstein: PD gjithmonë sjell diçka të re
Berisha: Qeveria teknike, zgjidhje dorëheqja e Metës qetëson gjakrat
Selami: Fatura bie mbi ne, ka dy deklarata nga SHBA kundër PD
Fleckenstein: Propozimi i fundit në tryezë, votojeni
-
Si arriti Hahn konsensusin e parë
21 Korrik 2016, 07:06
me Ramën, Metën dhe BashënNegociatat e ndërmjetësuara vrullshëm në Tiranë nga ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, u përmbyllën më shpejt se ç’pritej nga Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn në Bruksel.
-
Kthesa e befasueshme e PD, ja
21 Korrik 2016, 01:31
si rrodhën negociatat trepalësheNënkryetari demokrat i reformës zgjedhore, Oerd Bylykbashi u shpreh se PS ka bojkotuar mbledhjen e komisionit të posaçëm parlamentar të reformës zgjedhore. Ai tha se PD s'ka kërkuar asgjë më shumë se sa ajo që u diskutua gjatë negociatave të hënën.
-
Xhafaj: Nesër në Kuvend drafti i parë
21 Korrik 2016, 00:07
ekspertët e huaj eliminojnë kandidatëtKryetari i Komisionit të posaçëm parlamentar Fatmir Xhafaj u shpreh sot se nesër në Kuvend do të hidhet në votim drafti i Victoria Nuland, ku ekspertët ndërkombëtarë kanë rol përjashtues ndaj kandidaturave gjyqtarë. Dokumenti që po negociohej nga tryeza trepalëshe nuk do të merret parasysh, për shkak se PD vuri një tjetër kusht, pas arritjes së konsensusit të vettingut mesditën e të mërkurës.
VIDEO -
BE: Basha të mbajë premtimin, është
20 Korrik 2016, 23:42
çështje kredibiliteti politik e personalKa reaguar edhe Bashkimi Europian për ngërçin e krijuar në reformën në drejtësi. Një kusht i ri i demokratëve ka vënë në lëvizje edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë.