Politikë
-
20 Korrik 2016, 22:45
-
Kërkesa e PD, Fleckenstein: Sërish
20 Korrik 2016, 22:27
probleme? S'dua ta besoj, më vjen keqKërkesa e papritur e Partisë Demokratike për zgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Kuvendi me shumicë prej 2/3, ka sjellë edhe reagimin e raporterit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckestein.
-
'Drejtësia', PD cakton kushte
20 Korrik 2016, 22:03
të reja, Reforma në rrezikNjë kërkesë e papritur e minutave të fundit nga Partia Demokratike për aplikimin e shumicës absolute për zgjedhjen e gjyqtarëve nga Kuvendi, pra me 94 vota, ka vënë në rrezik konsensusin e reformës në drejtësi. Reagon ashpër SHBA: "Kërkesa e papranueshme, BASHA po bllokon reformën në Drejtësi". SHBA ndërpret komunikimin me PD, thirrje deputetëve: "Votoni individualisht"!
Bylykbashi Negociuam me PS-LSI dhe për dy institucionet
Fleckenstein: Sërish probleme? S'dua ta besoj
Manjani: Të hënën biseduam për çështjet pezull -
Strazimiri: Mbledhja s'ka nisur
20 Korrik 2016, 21:51
presim të vijnë anëtarët e PSAnëtari demokrat i komisionit të posaçëm parlamentar i reformës në drejtësi, Gent Strazimiri, shkruan në Facebook se mbledhja e këtij komisioni s'ka nisur ende. Sipas tij, në këtë mbledhje s'kanë mbërritur ende deputetët e PS-së, ndërsa ata të PD dhe LSI janë të pranishëm.
-
Reforma në Drejtësi, pritet të
20 Korrik 2016, 21:32
mblidhet komisioni i reformësPas dakordësisë së shprehur në parim nga liderët e politikës, Edi Rama, Ilir Meta e Lulzim Basha, për miratimin konsensual të reformës në drejtësi, janë anëtarët e komisionit të posaçëm parlamentar që po e shqyrtojnë pakëtën e ndryshimeve kushtetuese.
-
Fleckenstein: I lumtur për
20 Korrik 2016, 21:05
konsensusin, Kukan: Lajm i mirëRaportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein dhe eurodeputeti Eduard Kukan, kanë uruar arritjen e konsensusit mazhorancë-opozitë, për miratimin e reformës në drejtësi.
-
Selami: Shqipëria dje ishte në prag
20 Korrik 2016, 20:11
izolimi ndërkombëtar, ndaj kritikovaDeputeti i Partisë Demokratike, Eduard Selami ka sqaruar kritikat e një dite më parë si në mbledhjen e grupit parlamentar demorkat ashtu edhe në intervistën për "Zërin e Amerikës". VIDEO
-
Reforma, Meta: Të mblidhen
20 Korrik 2016, 19:45
sonte negociatorët, koha s'pretMeta i është drejtuar përmes një kërkese Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste që të mbledhin grupin negociator, për t'i dhënë fund firmosjes së marrëveshjes së reformës.
-
Grupi i PD vendos unanimisht:
20 Korrik 2016, 19:36
Nesër në Kuvend votë pro reformësQëndrimi i demokratëve ka qenë në unison për të bashkuar votat me mazhorancën për kalimin e paketës së ndryshimeve kushtetuese.
-
PPE, Daul: PD të votojë reformën
20 Korrik 2016, 19:14
vendimtare për kauzën e integrimitKonsensusi mes mazhorancës dhe opozitës për miratimin e reformës në drejtësi ditën e nesërme, është përshëndetur edhe nga Partia Popullore Europiane. Presidenti PPE, Joseph Daul ka deklaruar se Kuvendi duhet të votojë në seancën e të enjtes paketën kushtetuese të reformës.
-
PDIU:Arritja e konsensusit për
20 Korrik 2016, 17:24
reformën akt i rëndësishëm patriotikPartia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka përshëndetur arrijten për reformën në drejtësi. Në një deklaratë për shtyp PDIU është shprehur se arritja e konsensusit përbën një akt të rëndësishëm patriotik në përputhje me interesin kombëtar.
-
Gjosha: Krenare për Shqipërinë
20 Korrik 2016, 16:26
dialogun e vullnetin e klasës politikeMinistrija e integrimit Klajda Gjosha ka reaguar përmes një statusi në facebook pas arritjes së konsensusit mes palëve për Reformën në Drejtësi. Gjosha është shprehur së është krenare për Shqipërinë, dialogun dhe vullnetin e treguar nga klasa politike shqiptare e cila do t’i japë shqiptarëve reformën më të madhe të këtyre 25 viteve.
-
Nishani: Vlerësoj konsensusin
20 Korrik 2016, 15:36
thelbësore finalizimi i reformës nesëPresidenti i Republikës, Bujar Nishani ka deklaruar përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat se, ka ndjekur me shumë vëmendje dhe orë pas ore situatën dhe zhvillimet më të fundit përsa i përket votimit të pritshëm të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Shqipërisë, nesër më 21 korrik 2016.
-
Merkel-Bashës: Vlerësoj lidershipin
20 Korrik 2016, 15:27
e treguar për reformën në drejtësiKryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kancelaren Federale të Gjermanisë Angela Merkel. Sipas Partisë Demokratike në fillim të bisedës zoti Basha e informoi Kancelaren Merkel për arritjen e konsensusit për draftin kushtetues të reformës në drejtesi.
-
Meta: Kosensusi për reformën
20 Korrik 2016, 15:08
në drejtësi është arritje historikeKryetari i Kuvendit ka përshdëndetur vendimin e PD për reformën në drejtësi. Pak pas deklatarës së kryetarit të partisë demokratike Lulzim Basha ku ky i fundit u shpreh në një konferencë për shtyp se opozita do të votojë reformën në drejtësi nesër në kuvend Meta është shprehur se konsensusi për reformën në drejtësi është arritje historike.
-
Rama: PD iu nënshtrua vullnetit
20 Korrik 2016, 15:05
të hekurt të popullit dhe SHBA-BEKryeministri Edi Rama u shpreh në një dalje për mediat, pas letrës së komisionerit të Zgjerimit në BE, Johannes Hahn, për rolin e ONM, se drafti kushtetues nuk ndryshon. VIDEO
-
Një ditë para seancës, Lu takon
20 Korrik 2016, 14:08
ambasadoren Vlahutin / FOTONjë ditë para seancës vendimtare të së enjtes në Kuvend ku vendoset fati i sistemit të Drejtësisë në vend, edhe ambasadorët e huaj në Shqipëri janë vënë serish në lëvizje. VIDEO
-
Komisioneri Hahn: Vettingu
20 Korrik 2016, 13:59
ndërkombëtar rekomanduesKomisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn, i është drejtuar me anë të një letre Kryeminsitrit Edi Rama, Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha. Hahn e ka vënë theksin te një prej pikave të kontestuara nga opozita, rolin e ONM (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit). Sipas Hahn, roli i ONM do të jetë vetëm rekomandues dhe jo detyrim ligjor, ndërsa vendimmarrja do të jetë e komisionit të vettingut.
Nishani: Vlerësoj konsensusin, thelbësore finalizimi i reformës nesër
Fleckenstein: I lumtur për konsensusin, Kukan: Lajm i mirë
Merkel-Bashës: Vlerësoj lidershipin e treguar për reformën në drejtësi
Gjosha: Krenare për Shqipërinë dialogun e vullnetin e klasës politike
PDIU: Arritja e konsensusit akt i rëndësishëm patriotik
PPE, Daul: PD të votojë reformën vendimtare për kauzën e integrimit -
Drafti kushtetues s'ndryshon
20 Korrik 2016, 13:53
ndërkombëtarët rol rekomanduesPërcaktimi i ekspertëve ndërkombëtarë në procesin e vettingut si rekomandues, nuk ndryshon paketën e ndryshimeve kushtetuese. Kjo pasi drafti hibrid që po diskutohet në tryezën e negociatorëve parashikon pikërisht rol rekomandues të ekspertëve të SHBA dhe BE, të cilët do të bënin procesin e vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. VIDEO
-
Basha: Fituam! Vettingun do ta bëjnë
20 Korrik 2016, 13:26
shqiptarët, votojmë nesër reformënKryetari i Partisë Demokratike u shpreh në një konferencë për shtyp se opozita do të votojë reformën në drejtësi nesër në Kuvend. "PD do të japë nesër votat e saj për miratimin e reformës në drejtësi. Është koha për bashkim politik. Akti politik i nesërm është në emër të çdo shqiptari", u shpreh Basha. VIDEO