Politikë

  • Deputeti socialist, Erion Braçe i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos lejojnë dështimin e reformës në drejtësi. ​Braçe shkruan në rrjetin social Facebook se nga ambasadori amerikan Donald Lu ka mësuar për dështimin e negociatave mes palëve. 
  • Meta: Rama më konstruktivi
    të enjten miratojmë reformën

    Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh pas takimit me Lulzim Bashën se ditën e enjte Kuvendi do të miratojë me konsensus reformën në drejtësi.  "Jemi shumë pranë marrëveshjes. Falënderoj Ramën e Bashën që kanë qenë konstruktiv, pavarësisht retorikës pas takimeve". VIDEO

  • Manjani: Jemi pranë konsensusit
    ka dakordësi për shumë gjëra 

    Negociatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherazi Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shprehet se bisedimet në tryezën e ekspert

  • PE diskuton Reformën, Hahn:
    Nëse s'kalon, duhet referendum

    Komiteti i Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian (AFET) diskuton sot për Reformën në Drejtësi. Lajmi u bë i ditur nga deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla.Në fjalën e tij të hapjes komisioneri Hahn ka theksuar qartësisht se Shqipëria është shumë afër konsensusit.​ Ai theksoi se nëse të enjten në Kuvend nuk ka një miratim të Reformës e një konsensus mes palëve atëherë duhet një Referendum pasi populli e do këtë Reformë. VIDEO

  • Takimi Rama-Idrizi kreu i PDIU:
    Të mos votohet pa konsensus

    Pas deklaratës se Reforma në Drejtësi do 94 vota që të miratohet kryeminsitri Rama ka takuar mëngjesin e kësaj të marte dy deputetë të PDIU-së, partisë aleate e PS.Në takimin që u mbajt në hotel Rogner mori pjesë kreu i kësaj force politike Shpëtim Idrizi dhe deputeti Aqif Rakipi. "Reforma do të votohet në 21 Korrik. Konsensusi kushtetues është me 2/3 e votave të Kuvendit, pra me 94 vota dhe jo unanimiteti",Pas takimit me kryeminsitrin Rama kreu i PDIU-së u shpreh se nëse nuk arrihet kompromisi, atëherë propozimi i PDIU është që populli të vendosë me referendum.
    Basha: Zgjidhja sipas draftit "Nuland"
    Vlahutin e Lu refuzojnë takimin
    VIDEO

  • Pas takimit me Metën Rama
    mbledh ministrat e kabinetit 

    Kryeministri Edi Rama ka mbledhur rreth orës 21.00 të mbrëmjes së djeshme disa ministra të kabinetit qeveritar dhe deputetë të Partisë Socialiste. 

  • Basha: Rama ka 94 vota? Presion
    krminal ndaj reformës në drejtësi

    Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se maxhoranca i ka 94 votat për të miratuar reformën në drejtësi ka ardhur reagimi i Kryetari të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Sipas tij pretendimi i kryeministrit se ka 94 vota është presion kriminal.

  • Meta: Qeveri ekspertësh? Ide 
    vetëm për të arritur konsensusin

    Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të forcës politike që ai drejton, LSI-së, se do ta votojë refomën në drejtësi edhe nëse nuk arrihet konsensusi. I ftuar në "Opinion", Meta sqaroi edhe deklaratën e një dite më parë, ku theksoi se qeveria e ekspertëve ishte thejshtë një ide e tij, për të arritur konsensusin, por realisht nuk do paraqesë asnjë mocioni mosbesimi as do kërkohet një rikompozim i qeverisë "Rama". VIDEO

  • Rama: Reforma miratohet me
    94 vota, ky është konsensusi

    Kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur se reforma në drejtësi do të miratohet në 21 korrik. Ai tha se "pro" reformës ditën e enjte do të shkojnë 94 vota dhe ky është konsensusi në Kuvend. "Reforma do të votohet në 21 Korrik. Konsensusi kushtetues është me 2/3 e votave të Kuvendit, pra me 94 vota dhe jo unanimiteti", deklaroi Rama, ndërsa paralajmëroi edhe një "ndarje të re" dramatike, pas miratimit të reformës në drejtësi VIDEO

  • Tërhiqet Basha: Zgjidhja për
    reformën sipas draftit të Nuland

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se takimi ishte konstruktiv. Sipas tij, tre forcat politike do të punojnë me ekspertët e tyre për të finalizuar një draft të përbashkët politik.  VIDEO

  • PE: Shqipëria të miratojë paketën
    Kushtetuese të reformës në drejtësi

    Parlamenti Europian, përmes një deklarate të shpërndarë mesditën e sotme, i bën thirrje klasës politike të miratojë reformën në drejtësi. Paralajmërimi është i qartë, çdo vonesë në miratimin e reformës në drejtësi, përkthehet në vonesë të rrugës europiane të vendit. Pa reformën në drejtësi, BE nuk do rekomandojë çeljen e negociatave të anëtarësimit.

  • ​LSI përgatitet për zgjedhje,udhëzon
    kryebashkiakët: Mos ikni jashtë 

    Në tryezën e 8 kryebashkiakëve të njësive vendore që drejtohen nga Lëvizja Socialiste për Integrim ka shkuar një udhëzim nga kryesia e kësaj force politike, ku urdhërohen të pezullojnë pushimet verore dhe përgjatë javëve të ardhshme të mos lëvizin jashtë vendit.  VIDEO

  • Rama: PD prishi formatin e takimit
    me ambasadorët Lu dhe Vlahutin

    Kryeministri Edi Rama bën përgjegjëse Partinë Demokratike, për refuzimin e takimit nga ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, shefi i mazhorancës ka deklaruar se "PD prishi formatin e takimit, duke larguar ambasadorët".

  • Përfundon takimi Rama-Meta-
    Basha,bien dakord për draft të ri

    Ka përfunduar pas rreth një ore e 40 minuta takimi trilateral Rama-Basha-Meta. Mësohet se nga ky takim ka pasur dakordësi për të punuar me një draft të përbashkët të tre forcat politike duke u bazuar mbi propozimin hibrid të Victoria Nuland dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias. Palët do të punojnë me ekspertët e tyre në një draft të vetëm. PD ka mandatuar Oerd Bylykbashin, PS Engjëll Agaçin dhe LSI, Ylli Manjanin. Të tre këta do të punojnë për draftin e përbashkët i cili do të votohet të enjten në Kuvend.

  • Fleckenstein: Kuvendi të votojë
    të enjten propozimin e Nuland

    Eurodeputeti gjerman, njëherazi raporter për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, u shpreh në një konferencë për shtyp, pas takimeve me liderët e politikës shqiptare ku ishte i shoqëruar së bashku me ambasadoren e  BE, Romana Vlahutin, se Kuvendi duhet të votojë të enjten draftin hibrid me propozimet e SHBA dhe BE.  VIDEO

  • Rama insiston në grupin e PS:
    Të votojmë reformën këtë të enjte

    Drafti i reformës në drejtësi do të jetë për votim në tryezat e deputetëve të enjten në parlament, dhe deputetët e PS do të jenë aty për ta votuar. Kryeministri, njëkohësisht kryetari i PS-së, Edi Rama u ka kërkuar deputetëve të jenë të pranishëm të enjten në seancë për të votuar draftin, e kjo edhe në sajë të angazhimit që kreu i qeverisë ka ndërmarrë para ndërkombëtarëve për këtë reformë.  VIDEO

  • Ahmetaj: Qeveria teknike jo 
    zgjidhje, shumica e maturua

    Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, u shpreh këtë të hënë se qeveria me bazë ekspertësh, e propozuar nga kryetari i LSI-së Ilir Meta, nuk është zgjidhja e duhur. Sipas tij, qeveria teknike nuk është e nevojshme për ekonominë shqiptare. VIDEO

  • Meta mbledh ministrat e
    LSI në Kryesinë e Kuvendit

    Kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka mbledhur në këto momente ministrat që përfaqësojnë forcën e tij politike në qeverinë "Rama". Takimi i kreut të Kuvendit me ministrat e LSI vjen pas takimit të tij me eurodeputetin Knut Fleckenstein dhe ambasadoren e BE në Tiranë, Romana Vlahutin. 

  • Basha: Mbështes Metën për
    dialog e për qeveri ekspertësh

    Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha ka thënë sot se mbështet kryetarin e Kuvendit Ilir Meta që propozoi krijimin e një qeverie ekspertësh dhe për zhvillimin e zgjedhjeve. VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv