Politikë

  • Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili teksa ka folur në Konventën e Partisë Drejtësi, Integrim e Unitet ka thënë se LSI nuk është xheloze për suksesin e kësaj partie në skenën politike.
  • PD: Rama nuk pati zor të deklaronte
    se nuk ka kriminelë në parti 

    Partia Demokratike ka reaguar në një njoftim për median në lidhje me kryeministrin Edi Rama në fjalimin që mbajti në mbledhjen me gratë socialiste. Në njoftim thuhet se Edi Rama nuk pati zor të të deklaronte se nuk ka kriminelë në partinë e tij.

  • 'Drejtësia' Rama para takimit
    me Bashën:Pranoj votim me 2/3

    2 ditë para takimit me Lulzim Bashën, kryeministri Edi Rama ka përcaktuar publikisht se deri ku do ët shkojë kompromisi me PD-në. Në kongresin e PDIU-së ai deklaroi se është i gatshëm t’i lërë PD-së votimin me 2/3 për njerëzit e drejtësisë, por nuk do të pranojë asnjë ndryshim në strukturën e re të të sistemit dhe skanimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. .  VIDEO

  • 'Drejtësia' SHBA shton presionin 
    Nuland telefonon dhe Berishën

    SHBA vijon të shtojë presionin ndaj politikës shqiptare për miratimin e Reformës në Drejtësi. Pas telefonatës që pati dje me kreun e demokratëve Basha, Ndihmes Sekretarja e Shtetit Victoria Nuland ka telefonuar edhe ish- kryeminsitrin Berisha të cilit i theksoi rendesine e madhe te kesaj reforme per integrimin e Shqiperise ne Europe dhe shprehu vleresimin e saj ne perpjekjet e fundit te ambasadoreve te SHBA dhe BE per nje kompromis midis paleve ne ditet qe vijne

  • Çështja çame, Rama:S'ka kthim 
    pas, është vetëm çështje kohe

    Kryeministri Rama zgjodhi pikërisht kongresin e PDIU-së  për të theksuar për të parën herë nga një kryeministër rolin e çështjes çame në  vendin tonë dhe mundësinë e zgjidhjes së saj. Rama tha se s'ka kthim pas për çështjen çame e theksoi se zgjidhja e saj është vetëm çështje kohe​. Shefi i qeverisë tha se pavarësisht se është një mbështetës i cështjes Çame, ai nuk do të dalë kundër Greqisë, me të njëjtat tone si Idrizi. VIDEO
    Kongresi i PDIU, ja batutat e Ramës me Shpëtim Idrizin dhe Mesila Dodën

  • Prokuroria- KQZ-së: Verifikoni
    formularin e Artur Bushit

    rokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar dje Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve verifikimin paraprak të formularit të dekriminalizimit të kryetarit të Bashkisë Krujë, Artur Bushi. Në një njoftim për median, organi i akuzës njofton se Struktura “Për Dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të kryejë verifikimin paraprak të formularit të vetëdeklarimit “Për dekriminalizimin” të kryetarit të Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

  • Idrizi-Ramës: Kemi personalitete
    që vlejnë për qeverinë tënde

    Në fjalën e tij të hapjes në kongresin e Partisë për Drejtësi dhe Unitet kreu i saj Shpëtim Idrizi i ka drejtuar një ftesë të hapur kryeministrit Rama për ndryshime në qeveri. Idrizi i sygjeroi Ramës zonja dhe zotërinj nga PDIU për t'i rritur peshën e qeverisjes. Sipas Idrizit, çështja e Çamërisë të cilën ai e cilësoi si madhore duhet t'i bëhet e ditur edhe fqinjve apo dhe ndërkombëtarëve pasi gjurmët e vuajtjeve të tyre ende janë të gjalla sot. Ai i kërkoi kryeminstrit Rama mos e kthejë Reformën në Drejtësi në çështje pazaresh mes tij dhe Bashës duke ju referuar takimit të së hënës.  VIDEO

  • PD: Rama lejoi Tahirin të përgjoi
    qytetarët me pajisjen e Interforcës

    Vijojnë akuzat e PD-së për kryeminsitrin Rama kësaj here lidhur me përgjuesin në zyrëbn e Ministrit Tahiri. Kreu i grupit parlamentar Edi Paloka tha se Rama ka lejuar ministrin Tahiri që të përgjojë qytetarët me pajisjen e shumëpërfolur të interforcës italiane. VIDEO

  • "Drejtësia" Cutillo: Optimist se do
    miratohet, është kyç për integrimin 

    Ambasadori Italian në Tiranë Cuttillo është shprehur nga Shkodra optimist se Reforma në Drejtësi do të kalojë. Në një prononcim për mediat ambasadori tha se Reforma në Drejtësi është elementi kyç për integrimin e vendit në BE dhe për të ardhmen e vendit  VIDEO

  • Wallstrom: Kur lufta për barazi
    gjinore tejkalon dhe diplomacinë

    Në mars të vitit të kaluar, ajo u vendos në qendër të kritikave dhe deklaratat e saj kundër nënshtrimit të grave në Arabinë Saudite shkaktuan jo pak tensione mes Stokholmit dhe Riadit

  • LSI mbështet takimin Rama-Basha:
    Duhet t’i japë drejtim “Drejtësisë”

    LSI nuk shpreh asnjë rezervë për takimin e pritshëm të së hënës mes Ramës dhe Bashës, edhe pse në atë tryezë nuk përfaqësohet LSI-ja. Në një konferencë për shtyp,  zëvendës kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, tha se në këtë pikë delikate të reformës në drejtësi, ky takim është i nevojshëm. Vasili ka pritshmërinë që ky takim t’i japë drejtim votimit të reformës, por bën apel për mos deformimin e frymës së Venecias.

  • Drafti, 5 deputetë dhe 46 parti
    kërkojnë shkrirjen e KQZ-së

    Rreth 46 parti politike, të majta dhe të djathta, parlamentare dhe jo parlamentare, kërkojnë shkrirjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si një organ, sipas tyre, i pabesueshëm për administrimin e zgjedhjeve të 2017. Shqiptarja.com zbardh draftin e hartuar dhe firmosur nga krerët e 46 partive politike, të cilët kërkojnë projektimin e një komisioni të ri, me anëtarë të zgjedhur nga Gjykata e Lartë.   VIDEO

  • Rroshi mbetet i dënuar,zbardhet
    misteri i dy certifikatave të tij

    EKSKLUZIVE/ Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, është dënuar për përdhunim dhe rrahje në bashkëpunim në Itali, por ka përfituar nga mos citimi i dënimit, parashikuar në legjislacionin italian. Shqiptarja.com zbardh të vërtetën e dëshmive të penalitetit të kryebashkiakut të Kavajës dhe problemin e tij në shkuarën me drejtësinë italiane. Dy dëshmitë e publikuara nga mediat dhe vetë kryebashkiaku, janë dokumente të vërteta dhe zyrtare, por me një ndryshim të rëndësishëm, i cili ka krijuar moskuptim dhe mjegull. VIDEO Arkiv/ Të gjitha lajmet për kryebashkiakun Rroshi

  • Njoftimi i PD: Basha informoi 
    ​Nuland me propozimet e opozitës

    Pas Ambasadës së Shteteve te Amerikës në Tiranë, edhe zyra e shtypit pranë Partisë Demokratike, ka dhënë detaje nga biseda telefonike mes kreut të PD, Lulzim Basha dhe zv/sekretares amerikane të shtetit, Viktoria Nuland.

  • Nuland-Bashës: Takimi me Ramën
    të shërbejë për miratimin e drejtësisë

    Ndihmës-Sekretarja e Shtetit për Çështje Europiane dhe të Euroazisë Victoria Nuland i telefonoi sot udhëheqësit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha për të nxitur përparim lidhur me përpjekjen për reformën në drejtësi.

  • Lutaj: Vetëdeklarimi, të nisin sa më
    shpejt hetimet për Flamur Nokën

    Pasi depozitoi ne Prokurori kërkesën me 25 firmat e deputeteve, Partia Socialiste kërkon te nisin sa me shpejte hetimet për Flamur Noken. Pirro Lutaj tha se ka të dhëna edhe per disa ligjvënës te tjerë demokrate e të zgjedhur vendorë, të cilët sipas tij kanë gënjyer në formularin e vetëdeklarimit.  VIDEO

  • Konventa e LRI,Vasili: Të rinjtë e
    LRI-së janë si një tufan idesh 

    Gjatë fjalës së tij në Konventën e LRI-së, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i ka cilësuar të rinjtë e LRI-së shpirt palodhur dhe se janë një tufan idesh. Sipas nënkryetarit të rinjtë që marrin pjesë në LRI kanë bërë punë më shumë punë se çdo bënin 200 apo 300 njerëz të tjerë.  FOTO

  • Shehi këshillë Bashës: Në takimin
    me Ramën bëhu vendimmarrës
    Reforma heq një grup horrash nga politika

    Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi i ftuar në emision "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv, këshillon kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për kërkesat e opozitës në takimin me kreun e mazhorancës, Edi Rama. Sipas Shehit, në tryezën e të hënës me kryeministrin Rama, Basha duhet të bëhet vendimarrës dhe të nxjerrë diçka të mirë nga ky dialog.  VIDEO

  • Arben Ndoka zbulon ofertën e
    Bashës: Mu lute të kandidoja për ty

    sh-deputeti socialist i Lezhës, Arben Ndoka ka zbuluar ofertën që sipas tij i ka bërë kreu i opozitës Lulzim Basha para zgjedhjeve të vitit 2013. Ndoka, i cili u dorëhoq shtatorin e shkuar nga mandati i deputetit, thotë se Basha i është lutur të kandidonte për Partinë Demokratike.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv