Politikë
-
Gjatë diskutimeve në seancën plenare, ku në rend të ditës ishte projektligji i hartuar nga Ministria e Brendshme për regjistrimin e Emigrantëve, ministri Saimir Tahiri tha se ky është një hap themelor për t’i hapur rrugën e votimit emigrantëve. VIDEO 18 Shkurt 2016, 20:40
-
Ndocaj: Ju jeni deputetë mielli
18 Shkurt 2016, 20:04
dhe...Leskaj i heq mikrofoninDeputeti socialist Eduart Ndocaj kritikoi ashpër projektligjin për regjistrimin e emigrantëve, të cilin e cilësoi si të turpshëm. Sipas tij, nëse emigrantët do të votojnë gjysma e deputetëve të kuvendit nuk do të ishin në sallë, ndërsa i quajti kolegët e tij “deputet të miellit”. VIDEO-Fjala e plotë e Ndocaj
-
Blushi: Dyshoj se Reforma në
18 Shkurt 2016, 19:36
Drejtësi do pastrojë të korruptuaritDeputeti i partisë Socialiste, Ben Blushi dyshon se Reforma në Drejtësi do të pastrojë të gjithë të korruptuarit në radhët e prokurorëve e gjyqtarëve. Duke folur në seancën e sotme parlamentare, për ligjin Blushi ka theksuar se mungesa e drejtësisë ka bërë që shqiptarët të largohen dhe ta braktisin vendin, pasi po të kishte drejtësi dhe qeverisje më të mirë ata do të ktheheshin.
-
Tahiri: Shqipëria po zbrazet nga
18 Shkurt 2016, 19:30
njerzillëku, kuvendi është treguesiMinistri i Brendshëm Saimir Tahiri foli me tone kritike mbi situatën në parlament, ku sipas tij gjatë seancës flitet jo për rendin e ditëspor për banditë e kriminelë.
-
Fotolajm/Mesila Dodës nuk i ndahet
18 Shkurt 2016, 18:18
shpirti nga PD, përqafon BerishënNdonëse sot u zyrtarizua kalimi i deputetes Mesila Doda nga Partia Demokratike tek Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, kësaj të fundit nuk i ndahet shpirti nga PD-ja dhe lideri i saj historik, Sali Berisha.
-
Balla akuza në Kuvend për Argitën
18 Shkurt 2016, 17:54
Berisha: Do të shihemi në gjyqNënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është përplasur sot në Kuvend me ish-kryeministrin Sali Berisha, sa i takon biznesit, që sipas Ballës në kohën e Berishës është detyruar që të ketë konsulente vajzën e tij, Argita Berisha, ndërkohë që tani po akuzohen prej tij si kriminelë. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Berishës i cili i ka thënë Ballës se kjo është gënjeshtër.
-
Mesila Doda zyrtarisht në PDIU
18 Shkurt 2016, 16:41
do drejtojë grupin parlamentaMesila Doda pritet që të bëhet zyrtarisht anëtare e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, madje burime pranë Report TV bëjnë me dije se ajo do të jetë në krye të grupit parlamentar të kësaj force politike.
-
Berisha: Rama u përpoq të
18 Shkurt 2016, 15:24
bëhej lideri dhjetorit, por dështoiIsh kryeministri i vendit, Sali Berisha teksa ka folur në foltoren e Parlamentit akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përpiqet që të bëhet lideri i Lëvizjes së Dhjetorit, por ka dështuar. Ai ka theksuar se, në ngjarjet e vitit 1999 Rama nuk ka qenë asnjë orë të vetme në lëvizjen e dhjetorit, ndërkohë që po bën përpjekje për të falsifikuar faktet historike.
-
Ja logo fituese që përfaqëson 25
18 Shkurt 2016, 15:16
vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-IzraelMinistri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, dhe Kryetari i Parlamentit (Knesset) të Izraelit prezantuan sot logon fituese që do të përfaqësojë 25-vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Izraelit.
-
Ilir Meta: Gjithmonë ka nevojë për
18 Shkurt 2016, 14:43
impluse të reja, dekretet? ProcedurëNë komentin e parë për ndryshimet e fundit në qeveri, kryetari i Kuvendit Ilir Meta nëjherësh bashkëkryetar në koalicionin qeverisës, u shpreh pozitiv për "impulset e reja", siç ai quan nevojën për përmirësim në punën e qeverisë VIDEO
-
"Kriminel, psikopat, di si të merrem
18 Shkurt 2016, 14:01
unë me ty..."Perla" në KuvendIsh-kryeministri Sali Berisha akuzoi sot qeverinë nga foltorja e Kuvendit se po u fsheh shqiptarëve ardhjen e 3000 muxhahedinëve. Vizita e Sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, tha Berisha, u bë për të falenderuar qeverinë shqiptare për strehimin e përfaqësuesve të opozitës iraniane. VIDEO
-
Ahmetaj-Berishës: Fakto akuzat
18 Shkurt 2016, 13:37
e për kokë të 2 gocave dorëhiqemTë GJITHA lajmet nga seanca e sotmeIsh-kryeministri Berisha nga foltorja e kuvendit ka akuzuar ministrin Ahmetaj se në detyrën e re do të realizojë aferën e kryeministrit atë që nuk e bëri ministri Cani sipas tij madje e ka akuzuar atë se ka firmosur marrëveshje kundra ligjit në udhëtimet e tij drejt Rumanisë si azilkërkues politik. VIDEO
-
PD: Veliaj fsheh projektin, tek parku
18 Shkurt 2016, 12:50
i lojërave edhe kafe dhe restorantPartia Demokratike thotë se në projektin e Bashkisë së Tiranës për një kënd lojërash në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës është përfshirë në mënyrë të fshehtë nga syri i publikut edhe një kafe dhe restorant. VIDEO
-
Vorio Epiri në konferencën greke
18 Shkurt 2016, 11:46
Idrizi:Bëj notë protestë,Bushati: Jo!Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka rikthyer çështjen çame në debatin e seancës plenare të së enjtes në të cilën i kërkoi ministrisë së Jashtme të bëjë notë proteste në lidhje me përdorimin e termit Vorio Epir nga ministria e Jashtme greke. Në replikë Bushati tha se kemi të bëjmë me një çështje diplomatike dhe juridike. “Nuk bëj notë proteste as verbale. Të nxitemi të gjithë për të gjetur një zgjidhje të përbashkët “ VIDEO
-
PAM, Rama-Meta: T'i bëjmë ballë
18 Shkurt 2016, 11:00
terrorizmit e krizës së refugjatëveFoto/Ja logo për 25 vjet Shqipëri-IzraelSesioni i 10-të Plenar i Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, (PAM), i cili zhvillohet nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë, çeli sot punimet në Tiranë. Kryeminsitri Rama dhe kreu i Kuvendit Meta e vunë theksin në rritjen e bashkëpunimit mes vendeve të makrorajonit dhe bashkëpunimit në luftë kundër terrorizimit dhe krizës së refugjatëve VIDEO FOTO
-
Topalli thumbon Bashën: S’bëmë
18 Shkurt 2016, 10:50
dot një protestë si “Vetëvendosja”Ndonëse mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të Partisë Demokratike kaloi e qetë dhe pa tensione, ndryshe nga një javë më parë, sërish thumbimet në drejtim të shefit të opozitës, Lulzim Basha, nuk kanë munguar.
-
Meta me homologun nga Izraeli:
18 Shkurt 2016, 10:24
Jemi të unifikuar kundër terrorizmitIntensifikimi i marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimi mes dy vendeve kanë qënë në fokusin e takimit të kreut të Kuvendit Meta me homologun e tij izraelit, Yuli Edelstein.Meta theksoi se lufta kundër terrorizmit unifikon dy vendet. FOTO
-
Rama mohon largimin e Jolezës
17 Shkurt 2016, 22:32
nga FREESH: E vendos ajo vetëKryeministri Edi Rama e ka quajtur sajezë lajmin për largimin e Joleza Kokës nga drejtimi i FRESSH. Përmes një postimi në Facebook, Rama e pranon që fjalimi i Kokës para disa ditësh në një nga aktivitetet e ndarjes së kartave të anëtarësimeve në PS, s'ishte i lavdërueshëm, por sipas tij askush nuk e ka larguar atë nga drejtimi i FREESH.
-
"Spiunët"', LSI: Kemi eksperiencë
17 Shkurt 2016, 22:03
negative para '90, do keqpërdoretLëvizja Socialiste për Integrim shprehet skeptike ndaj projektligjit të qeverisë për “Mbrojtjen e sinjalizuesve”. Gjatë diskutimit në parim të nismës në komisionin parlamentar të ligjeve, i cili u prezantua nga ministri i Çështjeve Vendore, Bledi Çuçi, i cili njëkohësisht është Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit, deputeti i LSI, Petrit Vasili, u shpreh se shqiptarët kanë eksperiencë negative me “spiunët” para vitit ’90.
-
Berisha-Meta-Majko bashkë, s'i
17 Shkurt 2016, 21:46
keni parë KURRE kaq të qeshu8-vjetori i pavarësisë së Kosovës nga Serbia është festuar edhe në Tiranë. Ambasada e Kosovës në vendin tonë organizoi një ceremoni pritjeje me personalitetet më të larta politike dhe jo vetëm, për të kujtuar sakrificën e një populli të vuajtur për të fituar lirinë e tij.