Politikë

  •  Arta Dade renditet publikisht në krah të Mimoza Hafizit si mbështetëse e Ben Blushit. Dy deputetet socialiste Arta Dade dhe Mimoza Hafizi kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të Partisë Socialiste dhe diskutimin e paltformave të rivalëve të Ramës për këtë post. 
  • Basha e akuzon për afera,Ahmetaj:
    Je bërë si Liza në Botën e Çudirave

    Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka reaguar pas deklaratës së bërë nga kryedemokrati, Lulzim Basha i cili deklaroi gjatë paradites në mbledhjen e grupit parlamentar se ai duhet të bëhet gati që të shkojë para drejtësisë, për të gjitha aferat që ka bërë në lidhje me koncensionet.

  • Byroja e Hetimit, replika mes
    Ramws dhe Bashws nw Facebook

    Miratimi i Byrosë së hetimit nga qeveria paraditen e kësaj të mërkure janë shndërruar në një objekt replikash dhe kryeminstrit Rama dhe kreut të opozitës Basha, Në rrjetin social Facebook Basha dhe Rama kanë shkëmbyer përmes ironisë deklarata për miratimin e byrosë. Rama: Gënjeshtarë që s'bën më nëna ja e miratuam. Basha: Harroje se Opozita punon per sarajet e Surrelit

  • PD marrshim protestë në Tropojë
    për vrasjen e Elidona Demiraj

    Gratë dhe vajzat e Tropojës u organizuan dje në një marshim homazhi dhe proteste, në përkujtim  të Elidona Demirajt, e vrarë tre ditë më parë në Londër. Në këtë tubim kundër dhunës ndaj grave, morën pjesë dhe deputetja Hajdarmata, përfaqësuese të Bashkisë, nëna e vajza të Tropojës, gjimnaziste dhe aktiviste të shoqërisë civile. 

  • Qeveria emëron ish-kreun e SHISH
    Bahri Shaqiri zv/ministër transporti

    Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të sotme ka emëruar 3 zëvendësministra si dhe Prefektin e ri të Qarkut të Lezhës. Mes tyre, spikat emri i ish kreut te Shish, Bahri Shaqiri ne postin e zv/ministrit te Transportit.

  • Byroja e Hetimit, Basha: Përgëzoj
    qeverinë, ju përgjigj kërkesës sonë

    Kryetari i opozitës Lulzim Basha e konsideron hap pozitiv përpara vendimin e qeverisë për ngritjen e byrosë së hetimit, si një institucion që vjen sipas propozimit të komisionit të Venecias dhe që nuk do të jetë në varësi të ekzekutivit. Nga mbledhja me parlamentarët demokratë shefi i opozitës tha se PD e mbështet projektin por shfaqi dyshimet e tij nëse kjo është një lëvizje taktikë e qeverisë për të fituar kohë. VIDEO

  • Kukës, Bushati anëtarësisë: Mos
    zgjidhni humbësit në krye të PS-së

    Koordinatori i Partisë Socialistë në Kukës, Ditmir Bushati u ka bërë thirrje anëtarësisë që të bëjnë kujdes në zgjedhjet e kryetarit të degës. Ai ka pohuar se socialistët  VIDEO

  • Vasili: Konsensusi për Byronë e
    Hetimit shembull për "drejtësinë"

    Lëvizja Socialiste për Integim përshëndeti miratimin nga qeveria të projektligjit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si pjesë e ligjit të Policisë së Shtetit. në një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së, kreu i grupit parlamentar të kësaj force politike, Petrit Vasili tha se ky ligj eci përmes një procesi gjithëpërfshirës ndaj kërkoi që kjo frymë konsensuale të vazhdojë edhe për reforma të tjera të rëndësishme në vend, siç është ajo në drejtësi.  VIDEO

  • Erion Veliaj: Taksa e pronës të
    kalojë në kontroll të pushtetit lokal

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kërkon për bashkitë më shumë kompetenca financiare në raport me qeverisjen qendrore. Gjatë konferencës për Financat e pushtetit lokal , Veliaj tha se është e nevojshme transferimi i një sërë kompetencash të qeverisë qendrore në duart e pushtetit lokal, ku si shembull mori taksën e pronës.  VIDEO

  • "Shqiptarët vriten nga gjaknxehtësia" 
     Selami: Amnisti 3 mujore për armët

    Deputeti i LSI-së, Shkëlqim Selami, kërkon nga qeveria dhe kuvendi të mundësojnë përmes një ligji një amnisti për armët, në mënyrë që shqiptarët t’i dorëzojnë ato.

  • PE, Fleckenstein: Kaloni
    “drejtësinë”, BE hap negociatat

    Raporteri për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein, në një intervistë për Televizionin Publik Shqiptar është shprehur se nëse politika shqiptare bie dakord dhe miraton reformën në drejtësi, atëherë hapen bisedimet për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

  • Boçi: Pedagogët dhe mësuesit
    me paga sipas vendeve të BE

    Intervista/Pagat e pedagogëve deri në 150 mijë lekë të reja, rritja me 50% e rrogave për mësuesit dhe rritja e buxhetit për arsimin me 5.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, përbëjnë shtyllat e programit të Partisë Demokratike për Arsimin. Kreu i Departamentit për Arsimin në PD dhe njëherazi deputeti, Luçiano Boçi, u shpreh gjatë një interviste për “Shqiptarja.com” se platforma e demokratëve e hartuar në 6-të pika, synon të abrogojë ligjin “Rama” për arsimin e lartë, nga mënyra e financimit të universiteteve si dhe rritja e autonomisë së publikut.

  • S’ka kushte për reformën, PD-PS 
    marrëveshje në heshtje për 3 pika

    Pengesat që ndanin mazhorancën dhe opozitën në ditët e para të hartimit të draftit të ekspertëve për reformën në drejtësi, duket se nuk ekzistojnë më dhe të dy krahët e politikës janë në prag të një momenti historik, atë të arritjes së konsensusit.

  • Pakti i fshehtë pozitë-opozitë
    për Reformën në Drejtësi

    Pas vizitës së dy raporterëve për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan, ambasadori amerikan Donald Lu dhe ajo e BE, Romana Vlahutin kanë nisur negociatat me përfaqësuesit e politikës për reformën në drejtësi. Pas ndërhyrjes së Lu dhe Vlahutin palët gjejnë gjuhën për emërimin e gjyqtarëve. PD tërhiqet për 2/3, mazhoranca "lëshon" Byronë, në diskutim mandati i Llallës.  VIDEO
     

  • Video/ Deputetët e shëndetësisë
    dakord: Na nevojitet psikolog!

    Teksa ministri Blendi Klosi po i sqaronte deputetëve të komsionit të shendetësisë ndryshimet në ligjin e pskikologut, të gjithë në këtë komision kanë rënë dakord se kanë nevojë për një të tillë.  VIDEO

  • PR çon në kushtetuese 'pronat'
    Madhi: Të pezullohet hyrja në fuqi 

    Republikanët i janë drejtuar gjykatës kushtetuese me kërkesën ankimore për ligjin e pronave të miratuar dy javë më parë në parlament. Përfaqësuesi ligjor i PR Arian Madhi shpjegon për Report TV arsyet pse ky ligj është antikushtetues.  VIDEO

  • PD: Spitali i Elbasanit në kushte
    skandaloze,Beqaj largoi specialistët

    Spitali i qytetit të Elbasanit është në gjendje skandaloze infrastrukturore, ndërkohë që dhjetra mjekë e infermierë specialistë u larguan nga puna me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.  FOTO

  • Noterët, Manjani: Regjistrim
    shenjave të gishtave për kontratat

    Stilolapsat ‘priten të dalin jashtë mode’ në zyrat noteriale, pasi risia ështëse palët, që nënshkruajnë një kontratë,do tëduhet të regjistrojnë edhe shenjat e gishtit, përmes njëpajisjeje të posaçme. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani,shpjegoi dje në komisionin parlamentar për Ligjet se kjo risi vjen për të përmirësuar shërbimin e noterive.  VIDEO

  • Ambasasdorët Lu e Vlahutin takime
    90 minutëshe te Basha e Xhafaj

    Ka zgjatur sërish 90 minuta takimi që ambasadorët Vlhutin dhe Donald Lu mbajtën me Fatmir Xhafajn kreun e komisionit të ligjeve në kryesinë e Kuvendit. Besohet se Reforma në Drejtësi mendohet të ketë qënë në qendër të diskutimit mes palëve të cilët më herët gjatë kësaj të marte u takuan edhe me kreun e opozitës në selinë blu..  VIDEO/Takimi me Bashën  VIDEO/Takimi me Xhafaj

  • Statuti i PS, Dade përkrah
    Blushit: Duhet respektuar
     

    Kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme, Arta Dade ka shfrytëzuar një moment pritjeje të Ministres Kumbaro, për të shprehur qëndrimin  e saj lidhur me debatin në Partinë Socialiste mes Ben Blushit dhe Edi Ramës. Ajo tha se mbështet idenë se duhet respektuar statuti, duke lënë kështu të kuptohet se mbështet kolegun e saj Blushi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv