Politikë

  • Kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme, Arta Dade ka shfrytëzuar një moment pritjeje të Ministres Kumbaro, për të shprehur qëndrimin  e saj lidhur me debatin në Partinë Socialiste mes Ben Blushit dhe Edi Ramës. Ajo tha se mbështet idenë se duhet respektuar statuti, duke lënë kështu të kuptohet se mbështet kolegun e saj Blushi.
  • Partitë e vogla jo parlamentare:
    Komisionet zgjedhore jo politike

    Zgjedhjet e ardhshme nuk duhet te administrohen më nga komisionerët partiakë. Ky është qëndrimi i partive të vogla jashtëparlamentare të cilat do t’i drejtohen me një rekomandim brenda kësaj jave komisionit parlamentar për reformën zgjedhore.  VIDEO

  • Ndryshime në Statut, mocion
    kreut të PS-së kur ka 500 firma

    Partia Socialiste pritet të bëjë edhe një ndryshim tjetër në statutin e partisë, për t’i dhënë mundësi çdo kritiku ndaj kryetarit, si në rastin e Ben Blushit, për të kërkuar një mocion mosbesimi ndaj tij. Debatet me dyer të mbyllura. Majko: Blushi ka të drejtë, por Rama fitoi zgjedhjet, Kokëdhima po na ngre nervat. Fleckenstein: Modeli laburist i ngjashëm me PS.  VIDEO

  • "PD tërhiqet nga 2/3", Paloka:
    Reforma votohet dhe pa Ramën

    Demokratët tërheqen nga debati i nxehtë i deri pak javëve më parë për votimin me 2/3 të drejtuesve të institucioneve të drejtësisë në vendin tonë, përballë tre të pestave që kërkonte mazhoranca. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka u shpreh në "5 Pyetjet nga Babaramo" se në thelb të bashkëpunimit për reformën në drejtësi është vetëm konsensusi.  VIDEO

  • Fotolajm/ Kukan e Fleckenstein
    ikin optimistë, batuta e selfie

    Vizita e dy eurodeputetëve, Knut Fleckenstein dhe Eduart Kukan në Tiranë, u shoqërua nga një frymë tepër pozitive dhe optimiste. Dy europarlamentarët, të cilët ndodhen në Tiranë për të monitoruar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, u shfaqën të kënaqur e tepër të qeshur, pas takimeve që zhvilluan me krerët e maxhorancës dhe opozitës.

  • Rasti “Blushi” ndryshon statutin
    për zgjedhjen e kryetarit të PS

    Duke marrë spunto nga rasti i deputetit Ben Blushi i cili kërkon mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të Partisë Socialiste, burime brenda PS-së, bëjnë me dije për Report TV se do të ndryshojnë statutin për zgjedhjen e kryetarit.

  • Basha takon Kukan e Fleckenstain 
    "Dialog pa kushte për "drejtësinë"

    Në një deklaratë për mediat pas diskutimeve që zgjatën për më shumë se 60 minuta në zyrën e kreut demokrat, lideri i PD Lulzim Basha tha se tre ishin pikat kyçe që shtroi para europarlamentarëve Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, reforma në drejtësi, dekriminalizimi dhe zgjedhjet. Ftesën publike që i ka bërë kundërshtatit të tij politik Edi Rama për reformën në drejtësi, Basha e vuri në vëmendje të eurodeputetëve, para të cilëve tha se opozita nuk ka asnjë kusht dhe është e hapur për bashkëpunim me mazhorancën.  VIDEO

  • "Check up", Basha: Rama mbulon 
     megavjedhjen e 338 milionë euro

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Rama duke e akuzuar atë se po mbulon vjedhjen e 338 milionë euro dhe po degradon shërbimin spitalor tek qytetarët.

  • Blushi: 30% e neneve të
    statutit të PS-së janë shkelur
    PDF/Dokumenti i plotë i shkeljeve

    Deputeti socialist Ben Blushi ka paraqitur gjatë mbledhjes se sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste , një dokument prej 10 faqesh në të cilin janë evidentuar shkeljet e statusit të PS.  VIDEO

  • Aktet për dekriminalizimin, PD:
    Hartojmë draftin, askush s'shpëton

    Askush nuk mund të shmangë ligjin e dekriminalizimit dhe kjo përforcohet me vetëdeklarimet e zyrtarëve. Oerd bylykbahsi sqaron se po draftohen bashkarisht aktet nënligjore të ligjit, ndërsa thotë se ministria e brendshme duhet të sjellë propozimet përkatëse për rastet e pezullimit të drejtës së votës për personat e dënuar për vepra të rënda penale.
    VIDEO

  • Koncesionet, Ahmetaj - Gjiknuri
    dhe Beqaj raportojnë te deputetët

    Ministrat e qeverisë socialiste kanë filluar raportimet përpara grupit të tyre parlamentar. Me kërkesën fillestare të deputetes Arta Dade, e më pas edhe të kreut të komisionit të ekonomisë, Erjon Braçe, dje ka filluar ky cikël dëgjesash, që pritet të jetë i vazhdueshëm. Para grupit parlamentar dje kanë raportuar Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Damian Gjiknuri, ministër i Energjetikës, dhe Ilir Beqaj, ministër i Shëndetësisë.  VIDEO

  • PE: Reformoni drejtësinë jo
    për Merkelin, për shqiptarët
    Fotolajm/Optimizëm, batuta e selfie

    Nuk është hera e parë që eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstain vijnë në Shqipëri për të monitoruar ecurinë e zbatimit të proceseve të rëndësishme, por vizita e kësaj të hëne i ka bërë të ikin më optimistë për të ardhmen integruese të vendit tonë. "Do të largohem nga Shqipëria pak më shumë optimist", tha Kukan.  VIDEO
     

  • Zgjedhjet për 53 degët e FRPD
    zbatohet parimi një anëtar një votë

    Kryetarët e Forumeve Rinore të Partisë Demokratike në 53 degët e saj në të gjithë Shqipërinë do të bëhen sipas parimit një anëtar një votë.

  • Reformat në vend, Ngjela shigjeton
    Koço Kokëdhimën si të korruptua

    Reformat e nisura në vend si ajo e Drejtësisë apo Antikorrupsionit, janë komentuar sot nga Spartak Ngjela, i cili ka shigjetuar edhe emra konkret të maxhorancës si të korruptuar.

  • Mimi Kodheli: Forcat e Armatosura
    janë pjesa më e mirë e shoqërisë

    Menjëherë pas propozimit të bërë nga Departamenti i Sigurisë në partinë Demokratike, për rikthimin ndaj forcave të armatosura të statusit dhe misionit të tyre, sipas standardeve të Aleancës Euroatlantike, që sipas PD-së janë lënë pas dore, ka ardhur edhe reagimi i Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

  • Basha: PS në ditët më të errëta
    Rama i trëmbet zgjedhjeve të lira

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar Partinë Socialiste si një parti e cila destinon që të zhduket nga jeta politika, duke u nisur nga mënyra e zgjedhjeve të instaluara nga kryetari i saj, Edi Rama, që nuk lejon organizimin e zgjedhjeve.  VIDEO

  • Braçe për koncensionet: Kushtetuta
    jo mbledhjes së taksave nga privati

    Kushtetuta e Shqipërisë është e qartë kur ndalon qeverinë t’i japë privatëve mbledhjen e taksave. Këtë thekson Erion Brace kryetari i Komisionit të Ekonomisë, komision ku kalojnë të gjithë ligjet fiskale të qeverisë.  VIDEO

  • Përfundon hartimi i 4 platformave
    për programin e Partisë Demokratike
    Spaho: Kthejmë taksën e sheshtë 9%

    Partia Demokratike ka pwrfudnuarvijuar me konsultimin dhe debatimin e programit të saj në të gjithë sektorët, me ekspertë e njohës të spikatur të fushave. Në krye të prioriteteve të platformave të PD janë zhvillimi, punësimi, përmirësimi i jetës, ulja e taksave dhe thjeshtimi i procedurave. Po ashtu, janë prezantuar edhe platformat në fushën e sigurisë kombëtare dhe kulturës.

  • PD: Prokuroria të nis hetimet për
    kërcënimin e Ndocajt, Rama hesht

    Partia Demokratike i bëri thirrje këtë të dielë prokurorisë që të nis hetimet për kërcënimin që i është bërë deputetit të Lezhës Eduart Ndocaj nga i vëllai i Arben Ndokës. Zëdhënësja e PD-së e quajti të turpshëm faktin që kryeministri Rama flet për vlerat e partisë së tij, ndërsa nuk gjen kohë të flasë për faktin se deputeti Ndocaj është kërcënuar me jetë  sipas PD-së nga koordinatori i PS në Lezhë, Arben Ndoka.  VIDEO

  • Administrata publike, Harito:
    Punësimet, LSI-së i'a lejon ligji

    Ministrja e administratës publike Milena Harito pranon se LSI ka dorë të lirë me punësimet në institucionet që drejton. Këtë gjë sipas saj i'a mundëson ligji. Nga 90 mijë punonjësit e administratës vetëm 9 mijë kanë statusin e nëpunësit civil.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv