Sociale
-
Punonjësit e uzinës së Ferrokromit në Mat dolën sot në një protestë për të kërkuar përmirësim të kushteve të punës dhe rritje të pagës. Ata kërkuan edhe largimin e drejtorit të Uzinës për shkak të një incidenti të ndodhur dy vite më parë ndërsa thonë se protesta do të vijojë me përshkallëzim nëse kërkesat nuk plotësohen.
8 Shkurt, 08:19 -
Rritje e lehtë e temperaturave dhe ditë me diell, parashikimi i motit për sot
8 Shkurt, 07:24Për ditën e Enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.
-
Triumfi i një ëndrre të ngjizur që në fëmijëri, Tefta Thaçi mposht paragjykimet: Gruan e shihnin si pastruese, ia dola të mbaj familjen si artizane
7 Shkurt, 21:16Sa më shumë t’i largohesh qendrës së kryeqytetit, aq më i theksuar është mentaliteti patriarkal. Shpesh ky i fundit bëhet pengesë për shumë gra dhe vajza që të ndjekin ëndrrat e tyre. Edhe për Tefta Thaçin, 37 vjeçaren nga Bathorja, rrugëtimi si artizane nuk ka qenë i lehtë
-
Si do të merret pensioni në Itali, ekspertja tregon si do të funksionojë marrëveshja: Si do të bëhet përllogaritja e kushtet e përfitimit! Secili shtet paguan vitet e veta
7 Shkurt, 21:02Drejtuesja e Konferederates Italiane të Sindikatave të Punës në Shqipëri Beskida Aliaj, në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” me Nertil Agalliun në Report Tv ka sesi do të funksionojë marrëveshja e njohjes reciproke të pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë
-
Ambasadori i BE takohet me drejtueset e Komisionit të Çështjeve Ligjore: Legjilacioni shqiptar të jetë në përputhje me atë të BE-së, Parlamenti të përgatitet për sfidat e anëtarësimit
7 Shkurt, 19:53Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato është takuar ditën e sotme me kryetaren e Komisionit të Çështjeve Ligjore, Klotilda Bushka dhe Zëvendëskryetaren Dhurata Çupi, me qëllim theksimin e e rëndësisë së përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian.
-
Zi në familjen e ish-ministres Milena Harito, humb të atin
7 Shkurt, 18:59Ish ministrja Milena Harito, ka humbur të atin. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë Harito në një postim në rrjete sociale
-
Shoqatat mjedisore kundërshtuan ligjin për zonat e mbrojtura: Lejon ndërhyrje! Arben Pëllumbi: Ka nevojë për përmirësime
7 Shkurt, 17:54Ligji i ri për zonat e mbrojtura u kundërshtua nga shoqatat e mjedisit në komisionin e veprimtarive prodhuese. Sipas tyre ligji është i hartuar në mënyrë të paqartë, mbivendos kompetencat dhe cenon zonat e mbrojtura. Por kryetari i komisionit Arben Pëllumbi tha se nuk ndryshon thelbi i ligjit dhe sugjerimet do merren në konsideratë.
-
Të miturit të pambrojtur online, denoncimet shifra alarmante! Aktivisti: 160% më shumë incidente të raportuara në 2023
7 Shkurt, 17:04Në 2023 u shënua një rritje me 160% të incidenteve online të raportuara nga fëmijët, krahasuar me një vit më parë, sipas Altin Hazizaj drejtues i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri. Sipas tij më shumë fëmijët po dhunojnë dhe bullizojnë njëri-tjetrin. Ndërsa prindër e gjyshër thonë se po mundohen t’i kontrollojnë për aktivitetin online, por ndihen të shqetësuar për rreziqet që bart
-
Kryetarja e AMA-s, Krasniqi pret homologun turk, Sahin! Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes rregullatorëve të dy vendeve
7 Shkurt, 16:25Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka pritur sot Presidentin e Këshillit të Lartë të Radio-Televizionit Turk, RTUK, Ebubekir Sahin. Gjatë takimit të organizuar në ambjentet e AMA-s, Kryetarja Krasniqi ka shprehur vlerësimin për mundësitë e reja të bashkëpunimit që hapen sot mes dy rregullatorëve, atij shqiptar dhe turk.
-
Mbi 489 mijë vizitorë të huaj brenda muajit janar, Rama: Rritje rekord, sinjal i fortë për bumin e sezonit turistik
7 Shkurt, 15:47Mbi 489 mijë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri gjatë muajit janar duke shënuar një rekord të ri krahasuar me të njëjtin muaj në vitet e mëparshme.
-
-
Rama ndan fotot nga punimet për kampusin e akademisë së FA: Do të sigurohet arsim dinjitoz në fusha të ndryshme të shkencave ushtarake
7 Shkurt, 14:31Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga punimet në kantierin e Kampusit të ri të Akademisë së Forcave të Armatosura që do të realizohet sipas modelit amerikan “West Point”.
-
Rriten rastet e bullizmit në internet, TikTok dhe Telegram ndër platformat e rrezikshme për fëmijët!
7 Shkurt, 14:30Ekspozimi i fëmijëve në internet, ku ata përballen me forma të ndryshme kërcënimi apo bullizimi, është rritur 4 herë gjatë vitit që lamë pas.
-
Janari 2024 solli 30% më shumë turistë të huaj se një vit më parë
7 Shkurt, 13:51Viti 2024 nisi me rritje të shifrave të flukseve hyrëse turistike drejt Shqipërisë. Gjatë muajit janar 489,599 turistë të huaj kanë vizituar vendin tonë ose 30% më shumë se janari i vitit të kaluar.
-
Tarifat e reja për patentat, Shoqata e Autoshkollave: Nuk u konsultuan me grupet e interesit
7 Shkurt, 12:52Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Autoshkollave, Tonin Gjinaj ka folur në Report Tv pas ndryshimit të tarifave për pajisjen e lejedrejtimit nga DPSHTRR që ka bërë që një pjesë e autoshkollave në vend në ngrihen në protestë pasi sipas tyre çmimet e reja mund t’i çojnë drejt falimentit.
-
Qytetarët në Pogradec shqetësohen nga kafet në pedonale: Na zënë hapësirën! Bashkia: E njeh ligji shfrytëzimin e hapësirës për biznes
7 Shkurt, 10:55Qytetarët e Pogradecit ankohen se çadrat e kafeneve kanë zënë shëtitoren, duke e cilësuar uzurpim të hapësirës publike. Kundër këtij pretendimi, bashkia e Pogradecit tha se bizneset paguajnë taksa për shfrytëzimin e hapësirave të rezervuara.
-
Vranësira, por pasditja sjell kthjellime, parashikimi i motit për sot
7 Shkurt, 07:17Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
-
Mjeku Roel Zoga emërohet drejtor i ri i spitalit Rajonal të Fierit
6 Shkurt, 18:00Mjeku neurolog Roel Zoga është emëruar drejtori i ri Spitalit Rajonal të Fierit. Në këtë post ai vjen pas një përvoje të gjatë prej 21 vitesh si mjek në qytetin e Fierit, ku ka shërbyer me pasion, duke fituar respektin e kolegëve dhe të pacientëve
-
80 fëmijë denoncuan në 2023 se janë kërcënuar në internet! Shefi i Sigurisë Kibernetike: Kryeson bullizmi ndaj fëmijëve, 4-fishim i rasteve
6 Shkurt, 17:51Është katërfishuar numri i denoncimeve të fëmijëve gjatë vitit 2023, krahasuar me vitin 2022 për një nga format e dhunës verbale në rrjetet sociale. Sipas Igli Tafës, Koordinator Kombëtar për Sigurinë Kibernetike vitin e fundit u regjistruan 80 denoncime nga fëmijët, kryesisht për bullizim përmes platformës Tik Tok
-
Nis punën Task Forca, gjoba për bizneset që nuk vënë impiant përpunimi të ujrave të ndotura
6 Shkurt, 17:05Task Forca kundër ndotjes së ujërave, e cila nisi punën prej janarit të këtij viti, i lë edhe 60 ditë kohë bizneseve që operojnë në turizmin bregdetar, të vendosin impiantet e përpunimit të ujërave të ndotur, përpara se të kalohet te gjoba.