-
-
Morën pjesë në ditëlindjen e Bes Kallakut ku s'u respektua asnjë masë anti-COVID/ Braçe: A ka më turp se një president që thyen rregullat e Republikës së tij! Gjobën ia japim në 25 prill
Duke e nisur me një urim si fillim për aktorin e humorit Bes Kallaku, zv. kryeministri Erion Braçe shkruan se një festë e tillë, mes shumë njerëzve ku ku ruhet as një rregull anti-COVID, nuk është aspak e moralshme për kohët që po jetojmë.
21 Nëntor 2020, 22:41 -
-
Një javë më parë tentuan ta rrëmbenin, kush është shqiptari Adriatik Tresa që u ekzekutua me 6 plumba në Ekuador (VIDEO)
Përplasja mes karteleve te drogës ka shënuar viktimën e radhës shqiptare në Ekuador. Adriatik Tresa, një emër shumë i njohur për autoritetet policore të vendit amerikano-latin, është ekzekutuar në shtëpinë e tij. Vrasja është bërë nga një grup personash të veshur si policë. Ata kanë bërë të mundur nënshtrimin e rojeve të sigurisë dhe kanë përparuar 400 metra dhe kanë hyrë në banesën e shqiptarit Adriatik Treska, duke e vrarë atë. Një person e qëlloi 6 herë shqiptarin me origjinë nga periferia e Tiranës.
21 Nëntor 2020, 17:20 -
As festat e fundvitit nuk i japin shpresë turizmit, eksperti: Humbjet 70%, njerëzit kanë frikë të udhëtojnë
Humbjet që pandemia i shkaktoi turizmit në sezonin veror, nuk do mbushen aspak nga festat e fundvitit. Agjencitë turistike thonë se humbjet kalojnë 70%, ndërsa nuk presin përmirësim të situatës përpara pranverës së vitit të ardhshëm.
21 Nëntor 2020, 15:46 -
Rindërtohet shkolla “26 Marsi” në Kavajë/ Veliaj: Njësoj si shkollat e Tiranës; Shqipëria po ringrihet edhe më e fortë (VIDEO)
Shkolla e mesme “26 Marsi” në qytetin e Kavajës po ringrihet nga e para. Nga viti i ardhshëm 627 gjimnazistë të Kavajës do të mësojnë në kushte të reja. Drejtuesi politik për PS në Kavajë, Erion Veliaj, së bashku me zv/ministrin e Infrastrukturës, Etjen Xhafaj, panë sot punimet të cilat po ecin me ritme mjaft të shpejta, për përfundimin sa më parë të gjimnazit të ri të Kavajës.
21 Nëntor 2020, 15:23 -
Pampuri për Report Tv: Qeveria nuk përballon dot mbyllje të dytë! Rimbursimi i ilaçeve masë e vonuar
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri thotë për Report TV se PD nuk do të rekomandojë kthimin e karantinës, pasi sipas saj qeveria nuk është e gatshme për të mbështetur financiarisht qytetarët. Skeptike shprehet edhe për masat e marra së fundmi nga ekspertët.
21 Nëntor 2020, 14:40 -
Fshehja e viktimave COVID, prokuroria nuk ka nisur ende hetimet! Report Tv vëzhgim në morgun e Tiranës
Report Tv ka bërë një vëzhgim këtë të shtunë (21 nëntor) në Institutin e Mjekësisë Ligjore pranë QSUT. Pas akuzave të kryedmokratit Lulzim Basha mbi fshehjen e numrit të viktimave COVID-19, prokuroria ende nuk ka nisur një hetim.
21 Nëntor 2020, 11:46 -
-
Paradoksi / Kryemadhi akuzoi qeverinë për rritjen numrit të vdekjeve për panik, Basha e akuzon për fshehjen e viktimave
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi hodhi dyshime në 5 maj 2020 se po shtohej numri i viktimave me covid-19 për të justifikuar masat shtrënguese, sot Basha akuzon qeverinë për fshehje viktimash. Disa paradokse të tjera dhe kujt t’i besojnë shqiptarët?
21 Nëntor 2020, 10:47 -
Ngushtohen mundësitë e Trump për një mandat të dytë
Donald Trump i largohet çdo ditë e më shumë një mandati të ri presidencial, pasi zyrtarët në Miçigan treguan se do të vazhdonin me vërtetimin e rezultateve, të cilat e nxjerrin fitues Joe Biden. Agjencia e zgjedhjeve në Miçigan rekomandoi që rezultatet e 3 nëntorit të certifikohen javën e ardhshme.
21 Nëntor 2020, 10:07 -
Zgjedhjet në LSI, Caka: Votuan 80.7 % e anëtarësisë, 28285 fizikisht, mbi 16128 online! Kryemadhi, për herë të parë me maskë: Ma mblodhi partia, jo dikush tjetër
Në zgjedhjet për delegatët e Konventës Kombëtare dhe Kryetarin e LSI, morën pjesë 44.413 anëtarë ose 80.7% e anëtarësisë. Votimet ishin online dhe në qendra votimi duke, ku shifrat e dhëna nga Silva Caka referojnë se 28.285 anëtarë të LSI votuan fizikisht dhe mbi 16.128 anëtarë votuan online.
21 Nëntor 2020, 10:03 -
Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo feston ditëlindjen! Urojnë Rama e Manastirliu: Forca e shembullit të saj sot është frymëzim për të gjithë
Sot, shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo feston ditëlindjen. Ndryshe nga vitet e tjera, ajo është në krye të detyrës duke iu përkushtuar pacientëve të infektuar me koronavirus.
21 Nëntor 2020, 09:56 -
Rama: Basha-Meta lojë politike me të vdekurit e COVID! Viktimat s'janë vota që vidhen në PD apo kuti këpucësh me lekë të zeza që vijnë nga Gjiri i Lalzit për burime mediatike
Kryeministri Edi Rama hedh poshtë akuzat e kryetari i opozitës Bashës për fshehje të viktimave me COVID, duke i konsideruar si çnjerëzore dhe pjesë e luftës për pushtet që tejkalon çdo kufi. Kreu i qeverisë deklaron se Meta dhe opozita po bëjnë aleancë me COVID për rrëzimin e qeverisë.Për Ramën, akuzat e Bashës janë makabre si dhe tejkalojnë çdo kufi të demokracisë.
21 Nëntor 2020, 07:56 -
-
COVID-19 'ndan' Kosovën në 3 zona rrezikshmërie për infektimin! Hyjnë në fuqi masat e reja, lëvizja deri në orën 19:00 në zonat e kuqe
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton sot, 20 nëntor 2020, do të jenë në fuqi masat e reja për komunat e vendit, sipas kategorizimit të ri lidhur me numrin e të infektuarve në 100 000 banorë, duke u ndarë në zona të kuqe me rrezikshmëri të lartë infektimi ku ndodhen dhe rastet më të larta pozitive, zona të verdha me rrezikshmëri mesatare dhe zona të gjelbra me rrezikshmëri të ulët të rasteve të të infektuarve.
20 Nëntor 2020, 20:35 -
-
Albana Vokshi për Report Tv: Autoritetet të publikojnë çdo ditë shifrat e mësuesve e nxënësve të prekur nga COVID! Mbyllja e shkollave, vetëm aty ku infeksione të larta
Ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ndryshe nga autoritetet shëndetësore, i konsideron vatra infeksioni shkollat. Që të bëhet transparencë, ajo rekomandon që të raportohen cdo ditë shifrat e mësuesve dhe nxënësve të infektuar ndërsa thotë se duhen mbyllur për disa javë shkollat ku ka shifra të larta infeksionesh.
20 Nëntor 2020, 17:36 -
-
-
Në luftën me COVID-19 edhe në ditën e lindjes/Rama: E ke bërë natën ditë për t'u shërbyer të sëmurëve, je heroinë e mjekësisë! Manastirliu: Ke shpirtin e sakrificës
Kryeinfermierja e Spitalit infektiv, Merita Sefa ose ndryshe Rita siç i thonë të gjithë feston sot ditën e lindjes së saj. Kryeinfermierja edhe përse sot një ditë e veçantë për ndodhet përsëri në krye të detyrës, në rreshtin e parë në luftën kundër COVID-19.
20 Nëntor 2020, 16:26