-
Mbyllet hetimi, 'Venecia' futet në dosje, caktohen dy relatorët për raportin, Manja: Në 20 korrik 'Metën' e çojmë në Kuvend
Në mbledhjen e sotme të komisionit, që ishte e para pas 3 muajsh për shkak të situatës së krijuar nga COVID-i, komisioni vendosi që raportin e komisionit të Venecia për emërimet në Kushtetuese ta bënte pjesë të dosjes, kundër votoi vetëm Halit Valteri.
13 Korrik 2020, 08:21 -
-
-
-
Pushuesit kthehen nga plazhi në të njëjtën orë/ Trafik i rënduar në disa akse...'mesazhe' optimiste për turizmin pas COVID-it
Aksi Orikum- Vlorë, Sarandë - Gjirokastër, në Shëngjin, por edhe te Shkëmbi i Kavajës kanë qenë më problematike, ku qindra qytetarët që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në bregdetin shqiptar janë kthyer në shtëpi në të njëjtën orë duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh.
12 Korrik 2020, 17:52 -
Sazan-Karaburun destinacionet më të kërkuara, turistët: Do të vijmë sërish (VIDEO)
Edhe këtë vit Sazani dhe Karaburuni në qytetin e Vlorës vijojnë të mbeten atraksionet më të kërkuara nga turistët vendas dhe të huaj, pavarësisht se numri i tyre është mjaft i ulët për shkak të COVID-19. Kjo situatë pranohet edhe nga administrator të anijeve, por shpresa se ditët në vijim situata do jetë më e mirë, është e madhe.
12 Korrik 2020, 13:24 -
500 € për të kaluar drejt BE-së/ Kishin mbushur minibusin dhe makinat me qira me emigrantë, arrestohen 7 trafikantë në 3 qytete, në lojë edhe kosovarët
Në 24 orët e fundit janë finalizuar tre operacione nga policia në Pogradec, Elbasan dhe në Kukës duke çuar në pranga 7 persona që po tentonin që kundrejt fitimit të kalonin nga Shqipëria drejt BE-së emigrantë nga vendet e treta, lindja dhe Afrika Veriore.
12 Korrik 2020, 12:01 -
Meta vazhdon heshtjen për listat e hapura: Tre Besëlidhjet e Poçemit frymëzim për kryengritje mbarëpopullore kundër pushtuesve
Fundjava e ka gjetur presidentin Meta në Mallakastër, për të përkujtuar tre besëlidhje të mëdha për liri. Ndërkohë, ajo çfarë evidentohet është fakti që presidenti Meta ka qenë i tërhequr nga zhvillimet e fundit politike sidomos për synimet e opozitës në Kuvend dhe kryeministrit Rama për të hapur listat. Ndërkohë ditën e nesërme do të mblidhet Komisioni Hetimor për presidentit pas një periudhe të gjatë pushimi.
12 Korrik 2020, 11:58 -
-
Dita e dytë rresht me 4 humbje jete! Vdes ish-volejbollistja shkodrane, 83 raste të reja, Sanatoriumi nis përgatitjet për t'u rikthyer në spital COVID
Vijojnë që të jenë alarmante shifrat nga koronavirusi. Ditën e sotme 4 qytetarë nuk kanë arritur që të fitojnë betejën me COVID-19 duke ndërruar jetë te spitali Infektiv. 8 pacientë në terapi intensive, 4 prej tyre janë të intubuar. MSH: Te Infektivi ka shtim të moshave të reja. Sot kemi 83 raste të reja me koronavirusi. Në Berat infektohet punonjësja e qendrës së fëmijëve me aftësi ndryshe. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë 65 të shëruar.
12 Korrik 2020, 11:01 -
Prej 3 ditësh mali i Gjallicës në Kukës nën 'pushtetin' e flakëve, kërkohet ndërhyrja nga ajri (VIDEO)
Që prej tri ditësh mali i Gjallicës në Kukës vazhdon të jetë nën pushtetin e flakëve. Nga ana e bashkisë është kërkuar ndërhyrja me helikopter, pasi flakët po përhapen me shpejtësi, duke u favorizuar edhe nga era.
12 Korrik 2020, 08:50 -
Qytetarët kanë filluar të sensibilizohen, në 3 orë monitorim me radar asnjë automjet me shpejtësi mbi 100 km/h (VIDEO)
Për tre orë monitorim me radar në aksin Sauk-Teg, policia rrugore nuk ka konstatuar asnjë automjet që të lëvizte me një shpejtësi mbi 100 km/h. Kjo thotë policia është një lajm i mirë, jo vetëm që nuk u hoq asnjë leje drejtimi, por sepse qytetarët janë sensibilizuar.
12 Korrik 2020, 08:30 -
Dy ditë para Hagës, Hashim Thaçi i shkon tek varri Adem Jasharit: Dielli do të lindë përsëri!
Dy ditë para se të shkojë në Hagë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar në varrin e Adem Jashari, një nga arkitektët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe komandat i saj.
11 Korrik 2020, 22:33 -
Rishikimi i 3 i buxhetit/Bien me 63 mld lekë të ardhurat, ekspertët: Është borxh i qytetarëve!
Rishikimi i tretë i buxhetit i cili rriti ndjeshëm shpenzimet dhe uli të ardhurat për ekspertët tregon krizën ekonomike në të cilën ndodhemi aktualisht. Ekspertët Azmi Stringa dhe Klodian Muço thonë për Report TV, se barra mbi qytetarët do të rritet, si dhe rrezikojmë të kemi më pak para në xhepat e tyre.
11 Korrik 2020, 17:35 -
Mjekja shpjegon dallimin mes virozave të stinës dhe covid-19: Koronavirusit nuk i vihet diagnoza me vizitë, mos hajdeni në spital (VIDEO)
Dallimin mes simptomave të virozave stinore dhe simptomave të covidit e bën vetëm mjeku. Kështu shprehet mjekja Diana Hysi, e cila këshillon çdo qytetar që ndjen një ndryshim në gjendjen shëndetësore, të telefonojë menjëherë mjekun e familjes por të mos i drejtohet spitalit. Thirrja e mjekes për të gjithë qytetarët është mbajtja e maskës si e vetmja mënyrë e mbrojtjes që kemi.
11 Korrik 2020, 16:24 -
-
Rita Petro: Pak poezi, për muzikën tonë!
Poetja Rita Petro rrëfen në një intervistë për “ReportTV” se si ka ndryshuar niveli i teksteve në këngët shqiptare, para edhe pas viteve ’90. Sipas saj, klipet po bëjnë një lloj çedukimi dhe për këtë shteti duhet të investojë më shumë në drejtim të kulturës.
11 Korrik 2020, 15:23 -
Zgjedhorja/ Endri Shabani: Rama e Basha humbasin vota po dolën kundër listave të hapura! SHBA pro hapjes së tyre duke propozuar sistem danez
I ftuar në Repeot Tv, Endri Shabani tha se sot më shumë se kurrë vendi duhet të ketë lista të hapura, pasi është 75 % e popullit shqiptar që e dëshiron këtë gjë, dhe përballë kësaj force të madhe për ndryshim nuk bën dot asgjë as Rama e as Basha. Sipas Shabanit nëse Rama e Basha dalin kundër listave të hapura humbasin vota.
11 Korrik 2020, 15:00 -
-
A do shkarkohet Ilir Meta? Ulsi Manja: Ka pasur reflektim për zhbllokimin e Kushtetueses! Të hënën mblidhet Komisioni Hetimor
Kryetari i Komisionit Hetimor Ulsi Manja në një intervistë për Report Tv tregon se ditën e hënën komisioni hetimor do shqyrtojë opinionin e fundit të Venecias dhe se raporti përfundimtar do të votohet në një seancë të posaçme. Ndonëse pranon se ka pasur një reflektim institucional nga ana e presidencës për ngërçin në Kushtetuese, Manja vazhdon të këmbëngulë se presidenti Meta shkeli të drejtën e zgjedhësve për të votuar me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
11 Korrik 2020, 13:35 -
100 vjetori i Tiranës/ Të pathënat e kryeqytetit mbi 'moshën' reale të saj
Tirana nuk është vetëm kryeqyteti i një vendi, është metropoli i sferës shqiptare në Ballkan. Për këtë Epidamn Zeqo parashtron disa të dhëna mbi “moshën” e kryeqytetit, që këtë vit feston 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet.
11 Korrik 2020, 12:59