-
-
U pagua nga ish-deputeti Ndoka për të vrarë vëllezërit Bami, 37-vjeçari ekstradohet nga Zvicra
Bëhet fjalë për 37 vjeçarin Jozi Kraja, lindur në Shkodër, i cili akuzohet nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal.
27 Janar, 15:59 -
-
‘Për ata dy djem që më kanë vdekur’, e moshuara në Fier përgjërohet pas përmbytjeve: Shteti të pastrojë kanalet dhe të na dëmshpërblejë
Në Ferras të Fierit, 120 familje presin dëmshpërblim për përmbytjet e banesave. Bashkia tha se ka gati raportin e vleresimit por verifikimi i dosjeve do të kërkoje kohe. Kjo, për faktin se Këshilli i Qarkut nuk ka staf të mjaftueshem për të kryer shpejt vlerësimin financiar për familjet e prekura.
27 Janar, 15:50 -
Trafik droge brenda burgut të Elbasanit, Gjykata lë në burg tre personat nën hetim, me tyre edhe polici Ndriçim Kroi
Seanca gjyqësore është zhvilluar më datë 24 janar 2026, me trup gjykues të kryesuar nga gjyqtarja Suela Lika, ndërsa gjykata urdhëroi që personat nën hetim të qëndrojnë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, me qëllim që të jenë në dispozicion të organit procedues.
27 Janar, 15:45 -
Çmimi 'Mirash Ivanaj – Mësuesi i Vitit' rikthen mësuesin në vëmendje
Frymëzuar nga vizioni i Mirash Ivanajt, reformator i arsimit shqiptar që e konsideronte dijen si themel të shoqërisë moderne, çmimi ndërton një model bashkëkohor vlerësimi mbi meritën, integritetin dhe ndikimin shoqëror. Struktura e shpërblimit i jep 70% vetë mësuesit si vlerësim profesional, ndërsa 30% i dedikohet një projekti edukativ që ai ose ajo zhvillon me nxënësit.
27 Janar, 15:44 -
Agjentët e ICE në Olimpiadën e Milanos ! Ambasada e SHBA-ve në Itali: Do të kujdesen për sigurinë e delegacionit amerikan! Kryebashkiaku Sala: Nuk janë të mirëpritur!
Agjentë famëkeq të ICE do të jenë të pranishëm në Lojërat Olimpike Milano–Cortina në Itali, por jo për operacione sigurie. Konfirmimi nga ambasada amerikane ka ndezur polemika të forta në Itali dhe ka nxitur një interpelancë në Senat.
27 Janar, 15:44 -
-
Kosova nuk përfiton nga 171 milionë eurot që BE-ja ndan për Ballkanin
Nga kjo shumë e ndarë për nxitje të zhvillimit në Ballkanin Perëndimor, 94.7 milionë euro janë të dedikuara për investime infrastrukturore, 76.3 milionë euro për mbështetjen e sektorit privat, ndërsa 2.9 milionë euro janë ndarë për katër projekte të asistencës teknike në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.
27 Janar, 15:24 -
VIDEO e aksidentit/ Furgoni i ultrasve të PAOK-ut përplaset 'kokë më kokë' me kamionin në Rumani, 7 viktima! Mes tyre 1 shqiptar, një tjetër u plagos (EMRAT)
Një furgon me tifozë të PAOK-ut të Selanikut, në rrugë drejt Francës për ndeshjen kundër Lionit në Europa League, u përfshi në një aksident të tmerrshëm në autostradën pranë qytetit Lugoj, në Rumani. Shtatë persona humbën jetën. Një prej viktimave dyshohet se ishte shqiptar me origjinë nga Korça, me inicialet V.P.
27 Janar, 14:44 -
‘Ata i ndalojnë, ne iu japim dokumentat’! Spanja ofron status ligjor për 500 mijë emigrantë të paligjshëm!
Ndërsa shumë vende kanë shtrënguar hyrjet dhe kanë rritur dëbimet e emigrantëve, Spanja nën drejtimin e kryeministrit Pedro Sanches ka zgjedhur një qasje më të hapur, edhe për të përballuar plakjen e shpejtë të popullsisë.
27 Janar, 14:37 -
Akti normativ për buxhetin 2025, Malaj: Çdo lekë i pashpenzuar nga institucionet do të kalojë në llogarinë e pensioneve! Deputetët: Të dëmshpërblehen bujqit
Nuk ka kaluar pa debate rishikimi i buxhetit të vitit 2025, që u diskutua në Kuvend. Ministri i Financave Petrit Malaj tha se çdo lek që nuk është shpenzuar nga institucionet gjatë vitit të kaluar, do të kalojë në llogarinë e pensioneve. Ndërsa deputetët e mazhorancës dhe opozitës kërkuan dëmshpërblimin e fermerëve të dëmtuar nga zjarret dhe përmbytjet.
27 Janar, 14:01 -
-
-
Trump ‘tërhiqet’ nga Minneapolis! Bovino humbet vendin e punës ndërsa agjentët largohen nga qyteti
Vrasja e infermierit Alex Pretti në Minneapolis i ka kushtuar vendin e punës Gregory Bovinos, komandandi i hekurt i Policisë së Kufirit e angazhuar në ndjekjen dhe kapjen e emigrantëve të paligjshëm në qytetet amerikane. Ai, së bashku me disa nga agjentët e tij të përfshirë në operacionet e ditëve të fundit në Minneapolis do të largohen që sot nga Minnesota.
27 Janar, 13:47 -
-
-
Ngricat ekstreme shkaktojnë 38 viktima në SHBA, gjysmë milionë njerëz mbesin pa energji elektrike!
Një stuhi vrastare dimri ka mbuluar me borë pjesën më të madhe të vendit nga verilindja në jug duke shkaktuar të paktën 38 viktima dhe lënë pa energji elektrike mbi gjysëm milioni njerëz.
27 Janar, 13:13 -
‘Ura që lidh brezat’, përkujtohet Dita e Holokaustit
Me një mesazh të fortë kujtese dhe përgjegjësie, Shqipëria përkujtoi sot Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit. Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ceremonia me temë “Ura që lidh brezat” bëri bashkë diplomacinë, historinë dhe zërin e të rinjve.
27 Janar, 13:10 -
-
Transportuesit e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë bllokadën në kufijtë e BE-së, Rafuna: Kosova do t'i ndjejë pasojat!
Shkak mbeten rregullat e reja të Schengenit që sipas shoferëve ua vështirëson punën dhe ua shkurton kohën e qëndrimit në vendet e BE-së. Protestuesit kërkojnë zgjatje të qëndrimit të lejuar në BE në 4 muaj nga 3 që është aktualisht brenda një periudhe gjashtë mujore. Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk gjendet një zgjidhje, bllokadat mund të zgjasin deri në 7 ditë
27 Janar, 12:56