-
-
I dënuar me burgim të përjetshëm në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari! Autori i vrasjes së trefishtë përdorte mjete të rreme identifikimi
Besim Sherifi fshihej prej kohësh në Tiranë, duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara të një qytetari nga Kosova. Në vendin e tij ai ka marrë dënimin maksimal me burgim të përjetshëm.
27 Janar, 09:23 -
Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Thirrje e ndërgjegjes kolektive! Spiropali: Shqipëria i qëndron busullës morale! Homologu izraelit: Nuk e harrojmë mirësinë
Me një mesazh të fortë kujtese dhe përgjegjësie, Shqipëria përkujtoi sot Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit. Për ministren e Jashtme Elisa Spiropali, sakrifica e shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve, mbetet një busull morali edhe në ditët e sotme. Ndërsa në një videomesazh kryediplomati izraelit tha se vendi i tij nuk e harron kurrë atë që bënë shqiptarët.
27 Janar, 09:09 -
-
Laborator droge brenda godinës së biznesit në Lezhë! Arrestohen 3 persona, kapet 8.8 kg kanabis dhe 1064 bimë narkotike, sekuestrohen armë e municione
Laboratori i drogës gjendej në katin e dytë të një qendre biznesi që përdorej si magazinë. Pronarët e saj jetojnë në Itali dhe e kanë lëshuar me qira. Qiramarrësi e kishte kthyer në shtëpi bari. Policia ka arrestuar në flagrancë babë e bir dhe një punonjës të OSHEE, teksa po heton 4 të tjerë.
27 Janar, 08:34 -
Adriatik Doçi: Shtatë betejat e fituara nga Berisha gjatë 13 viteve të revolucionit paqësor
Ç'është e vërteta, gjatë 13 viteve të revolucionit paqësor, karakterizuar nga vistër gënjeshtrash, protestash-synetlliqe, lobime, blofe dhe alibi, Sali Berisha ka fituar të paktën shtatë beteja të rëndësishme.
27 Janar, 08:02 -
Debate në Kuvend për protestën e PD! Koçiu: Policia veproi sipas ligjit, u sulmua me molotov! PD: Dhunuat qytetarët
Ministrja e Brendshme Albana Koçiu reagoi për herë të parë mbi arrestimet e protestuesve në protestën e opozitës mbrëmjen e së shtunës. Koçiu tha se policia nuk dhunoi, por u përball me dhunë ndërsa sqaroi se shoqërimi i të miturit u bë sipas ligjit.
27 Janar, 07:17 -
-
-
Kolegji i Posaçëm i Apelimit kthen në detyrë prokurorin e Vlorës, Xhemal Saliaj
Xhemal Saliaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si prokuror në Prokurorinë e Beratit, ku ka ushtruar dhe funksionin e drejtuesit. Prej vitit 2013, ai e ushtron detyrën në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.
26 Janar, 20:35 -
-
'Brenga e Prokurorit' e Ahmet Prençit botohet edhe në italisht! Promovimi më 3 shkurt në Cosenca
Midis kërcënimeve, kujtimeve flakëruese dhe një dashurie absolute që rrezikon të shembet, Martini detyrohet të zgjedhë: t’i bindet ligjit ose të shpëtojë veten. Konflikti i tij bëhet ai i një shoqërie të tërë, ku kufiri midis drejtësisë dhe hakmarrjes është aq i hollë sa një frymëmarrje.
26 Janar, 19:00 -
-
Megaoperacioni i Interpol në 119 shtete, shkatërrohet rrjeti i trafikut të qenieve njerëzore! 3744 të arrestuar, 27 kapen në Shqipëri (VIDEO)
Operacioni global “Liberterra III” i udhëhequr nga INTERPOL ka shkatërruar rrjete të trafikimit të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm në 119 shtete, me goditje konkrete edhe në Shqipëri. Në vendin tonë, Interpol Tirana ka goditur 2 grupe kriminale, arrestuar 27 persona, sekuestruar 6 makina dhe 20,000 Euro
26 Janar, 18:11 -
-
-
'Shqipëria i vetmi vend europian ku popullësia hebreje u rrit gjatë Holokaustit' Benjamin Netanjahu: Bota duhet ta dijë!
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë seancës speciale në Knesset, vlerësoi rolin e Shqipërisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Holokaustit. Në prani të kryeministrit Edi Rama, Netanjahu tha se Shqipëria është i vetmi vend ku popullësia hebreje u rrit gjatë Holokaustit.
26 Janar, 16:49 -
-
Ministri Salla takim me fermerët në Vlorë: Mbështetje për bujqësinë në Skemën Kombëtare 2026
Takimi në Vlorë, në kuadër të turit të konsultimeve me fermerët në mbarë vendin, për përfshirjen e tyre direkte në procesin e hartimit të politikave mbështetëse për sektorin bujqësor hartimin e Skemës Kombëtare 2026 për fermerët, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për orientimin më efikas të financimeve në sektorin e bujqësisë.
26 Janar, 16:28 -
Plarent Ndreca: Midis fjalës dhe realitetit, Gjykata e Lartë përballë misionit të saj kushtetues
Në vitet pas konstituimit të saj, pas reformës së vitit 2016, Gjykata e Lartë ka treguar paaftësi ose pamundësi për të ndërtuar standarde të qëndrueshme në zbatimin e ligjit, për të unifikuar praktikën gjyqësore dhe për të krijuar precedentë që mbrojnë realisht të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe shtetin e së drejtës.
26 Janar, 15:50 -
Shqipëria dhe Kosova në Bordin e Paqes, Edward Joseph: Forcojnë marrëdhënien me administratën Trump
"Ajo që është e rëndësishme tani për Kosovën, si dhe për Shqipërinë dhe Bullgarinë, është se ato po e forcojnë marrëdhënien e tyre me administratën Trump” tha Joseph në një intervistë për mediat kosovare
26 Janar, 15:49