-
INSTAT: Në 2010-2015, popullsia
Sipas projeksioneve të INSTAT, në vitet 2011-2031, popullsia në Shqipëri në shumicën e qarqeve do të ketë rënie, me përjashtim të Tiranës, Durrësit dhe Vlorës. Numri i banorëve të qarkut të Tiranës parashikohet të rritet më se 25% dhe nga 763.560 banorë në vitin 2011, të arrijë në 965.108 në vitin 2031.
është zvogëluar me 26 mijë banorë
20 Prill 2015, 14:58 -
MAS publikon udhëzimin për tekste të reja shkollore për klasat I-VI
TIRANË, 20 Prill/ATSH-Z.Tosku/-Ministria e Arsimit ka hapursot konkursin për tekstet e reja shkollore për vitin 2015-2016. Sipas udhëzimit të MAS thuhet se “për vitin shkollor 2015-2016, shpallet konkursi për: Tekstet e klasës së parë të arsimit fillor: Matematikë, Dituri natyre, Edukim për shoqërinë, Edukim fizik. Tekstet e klasës së gjashtë të arsimit të mesëm të […]
20 Prill 2015, 13:40 -
Berisha: Rama rilindi eksodin masiv
Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot sërish qeverinë për numrin e lartë të shqiptarëve që janë larguar nga vendi. Në një bashkëbisedim me gazetarët, si rrallë herë Berisha është parë me letër përpara duke lexuar. VIDEO Vjet 16.805 shqiptarë kërkesë për azil, vetëm 8% e përfituan Rama: BE tha qartë "nuk ka azil" Mashtrim nga struktura mafioze
Shqiptarët sot renditen pas sirianëve
20 Prill 2015, 13:10 -
Nis sot Java Europiane e Vaksinimit
TIRANË, 20 Prill/ATSH-Z.Tosku/- Ditën e sotme nis java Europiane e Vaksinimit. Kjo është një iniciativë e vendeve europiane e koordinuar nga zyra e OBSH-së për rajonin europian në bashkëpunim me UNICEF dhe Qendrën Europiane të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, e cila trajton probleme që lidhen me vaksinimin. Fokusi këtë vit është në nevojën […]
20 Prill 2015, 10:52 -
Defekt në motor, Blue Panorama
Avioni "Blu Panorama" ka bere ulje te detyruara ne Rinas pas nje defekti ne motor gjate fluturimit. Pasagjeret zbriten te gjithe nga avioni deri ne rregullimin e defektit per tu rinisur serish udhetimin. Defekti u shfaq edha gjate ngritjes se dyte. VIDEO FOTO
ulje të detyruara në Rinas
20 Prill 2015, 10:23 -
Masakra për tokën në Pukë, Apeli
Gjykata e Apelit ka vendosur të mos ndryshojë dënimin për tre vëllezërit Përmarkaj nga Puka dhe kushëririn e tyre, nën akuzën e vrasjes së dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve për motive pronësie në vitin 2012. VIDEO
"Burg përjetë vëllezërve Permarkaj"
20 Prill 2015, 10:06 -
-
Dëshmia për tragjedinë në
Fakte tronditëse po dalin pas mbytjes së peshkarexhës në kanalin e Siçilisë. “Në bord ishim 950 persona. Kishte 50 fëmijë dhe 200 gra”. Kjo është deklarata që ka dhënë në Prokurorinë e Katanias një i mbijetuar i mbytjes së peshkarexhës që çoi në vdekjen e rreth 700 personave. VIDEO FOTOMblidhet BE, tjetër anijen në rrezik Siçili, përmbyset anija, mbyten rreth 700 klandestinë në bord Tragjedia e Mesdheut, ministri Bushati: Kërkohet reagim kolektiv
Mesdhe: Në bord ishim 950 vetë
20 Prill 2015, 08:51 -
Përgjaket futbolli brazilian
Tetë tifozë të ekipit Corinthians janë vrarë në Sao Paulo në derbin e natës së mbrëmshme kundër Palmeiras. Lajmi u raportua nga mediet kryesore lokale. Disa dëshmitarë flasin për dy persona të armatosur të cilët u futën në një lokal, shtrinë përtokë tifozët dhe pastaj i vranë ata duke i qëlluar në kokë.
ekzekutohen 8 tifozë në San Paolo
19 Prill 2015, 21:52 -
Asgjësohen 1040 bimë kanabis
Policia e Krujës ka arrestuar pasditen e sotme kryeplakun e fshatit Bura në komunën Nikël, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe moskallëzimit të krimit. Kryeplaku Basri Tufa, 57 vjeç në zbatim të Planit të Operacionit "START 2015" të hartuar nga ana e Komisariatit te Policisë Krujë, ku pas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e efektivave të Policisë Krujë. FOTO
Arrestohet kryeplaku i Fshatit Bura
19 Prill 2015, 20:57 -
Pranga shoferëve të dehur,A1 Report
Përdorimi i alkoolit nga drejtuesit e mjeteve mbeten ende një shqetësim për policinë rrugore, ndërsa në hartën e aksidenteve shoferët e dehur rezultojnë 6 në 10 të tillë. Kamera e A1Report ka ndjekur këtë fundjavë operacionin e policisë rrugore në tiranë ku në pranga kanë rënë 11 shofer të dehur dhe 2 për mungesë të lejes së drejtimit. VIDEO FOTO
sjell pamje të operacionit në Tiranë
19 Prill 2015, 18:24 -
Tragjedia e Mesdheut, ministri
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati përmes rrjetit social “Twitter” ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen tragjike në ujërat e detit Mesdhe, ku rreth 700 persona kanë ndërruar jetë.Në statusin e shkruar në gjuhën angleze Bushati shprehet se: Mendimet dhe lutjet tona janë për viktimat.
Bushati: Kërkohet reagim kolektiv
19 Prill 2015, 17:59 -
Kënga e Elhaida Danit mirëpritet edhe në “Eurovision in Concert” në Amsterdam
TIRANE, 19 Prill/ATSH/- Elhaida Dani mbrëmjen e së shtunës këndoi këngën e saj edhe njëherë live në Amsterdam, ku është mbajtur koncerti “Eurovision in Concert”. Kënga e Danit është mirëpritur mirë ndërsa menjëherë kanë pasur edhe intervistat me të. Krahas saj, edhe përfaqësuesit e Greqisë, Suedisë, Gjeorgjisë e Serbisë kanë sjellë krijimet e tyre. Elhaida […]
19 Prill 2015, 17:41 -
Fshehu 41 transfertat në drejtim të Italisë, prokuroria çon në gjykim gjyqtarin Osman Aliu
TIRANE, 19 Prill/ATSH/-Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen në ngarkim të gjyqtarit të Gjykatës së Kavajës, Osman Aliu, i akuzuar për fshehje të pasurisë. Sipas prokurorisë, nga dokumentacioni i administruar rezulton se gjyqtari Osman Aliu n? Deklaratat Periodike Vjetore 2009 – 2013 nuk ka deklaruar 41 transferta të kryera nga një […]
19 Prill 2015, 17:40 -
Vjet 16.805 shqiptarë kërkesë
Eurostat, agencia Europiane për statistikat ka dhënë alarmin për numrin e lartë të azil kërkuesëve nga vendet Afrikane por jo vetëm, edhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Eurostat thekson se për të gjithë numrin e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE, 92% e kërkesave janë refuzuar dhe shumica e aplikuesve janë kthyer në Shqipëri. VIDEO Rama: BE tha qartë "nuk ka azil" Mashtrim nga struktura mafioze Porti i Durrësit “stop” fluksit të shqiptarëve drejt zonës Shengen Eksodi, ja si e marrin lejen e qëndrimit shqiptarët në BE
për azil, vetëm 8% e përfituan
19 Prill 2015, 17:37 -
PLL:Nëse s'funksionojnë negociatat
Sot në mesditë është mbledhur Këshilli Kombëtar i PLL-së ku ka diskutuar rreth përcaktimit të pozicionit politik të saj në zgjedhjet e 21 qershorit. Këshilli Kombëtar i Partisë “Lëvizja e Legalitetit” vlerësoi negociatat serioze të Kryetarit dhe Kryesisë së PLL të cilat kanë synuar që në zgjedhjet vendore të datës 21 Qershor 2015 ta pozicionojnë PLL në një koalicion të natyrshëm ku kontributet e PLL të jenë komplementare, të matshme dhe të vlerësuara.
në zgjedhje do të garojmë më vete
19 Prill 2015, 17:14 -
Strategjia gjeopolitike, Gazpromi
Gazpromi po ia kthen shpinën BE-së, dhe Rusia ka nisur me ndërtimin e një gazsjellësi me Greqinë. Kjo nuk është një kundërthënie, por pjesë e strategjisë gjeopolitike. Gazpromi do ta reduktojë aktivitetin në Europë. Në këtë mënyrë koncerni heq dorë nga përpjekjet për kontrollin e tregut.
mjet presioni në duart e Moskës
19 Prill 2015, 16:47 -
Kënga e Elhaida Danit mirëpritet
AMSTERDAM-Elhaida Dani mbrëmjen e së shtunës këndoi këngën e saj edhe njëherë live në Amsterdam, ku është mbajtur koncerti “Eurovision in Concert”. Kënga e Danit është mirëpritur mirë ndërsa menjëherë kanë pasur edhe intervistat me të.
edhe në “Eurovision in Concert”
19 Prill 2015, 15:32 -
GJENEVË – OBSH: Herbicidet shkaku i vdekjeve misterioze në Nigeri
GJENEVË, 19 prill /ATSH-AFP/ – Herbicidet janë shkaku kryesor, sipas ekspertëve, për të shpjeguar sëmundjen misterioze që shkaktoi vdekjen e 18 personave në jugperëndim të Nigerisë, deklaroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OMS). ”Hipoteza aktuale është se herbicidet kanë qenë shkaku i sëmundjes”, shpjegoi zëdhënësi i OBSH-së, Gregory Hartl me anë të një tweet-i. Megjithatë, […]
19 Prill 2015, 15:24 -
Orhan Pamuk merr çmimin ‘Aydin Dogan’, vlerësime për mjeshtërinë e tij të lidhjes poetike lindje-perëndim
TIRANE, 19 Prill/ATSH/-Shkrimtari turk Orhan Pamuk ka marrë çmimin Aydin Dogan, me vlerësimin se është një nga shkrimtarët më përfaqësues të Turqisë në botë dhe për mjeshtërinë e tij të lidhjes poetike mes lindjes dhe perëndimit. Aydin Dogan është çmim që ka vlerë prej 50 mijë lirash turke dhe një statujë. “Nuk jam kompetent sa […]
19 Prill 2015, 15:23 -