“1 milionë shqiptarë s’lexojnë libra?”, Turjan Hysko: Lërini dokrrat, këtu i mbushin hundët me kokainë që 15 vjeç!

“1 milionë shqiptarë s’lexojnë libra?”, Turjan Hysko: Lërini dokrrat, këtu i mbushin hundët me kokainë që 15 vjeç!

Moderatori Turjan Hysko

Moderatori i njohur Turjan Hysko, ka reaguar pas lajmit se mbi 1 milionë shqiptarë nuk lexuan asnjë libër gjatë vitit 2017, thotë se ky numër ishte i pritshëm për shoqërinë shqiptare, që sipas tij, është larguar nga dija dhe po ndërton përditë “analfabetë krenarë”.

Në një shkrim në Facebook, Hysko thotë se nuk është për t’u skandalizuar për sa kohë që të gjithë të rinjtë i futen rrugës së drogës që 15 vjeç, e kanë si model një Lamborgini.

Statusi i plotë:

"Nuk ka asnjë shans që një shoqëri të ecë përpara nëse nuk lexon! T'i lëmë dokrrat me be apo 'E duam Shqipërinë si gjithë EUROPA. Dija është çelësi për një shoqëri të emancipuar. Libri është në ditën e tij më të keqe. Dija është e vetmja rrugë për një shoqëri të emancipuar. Ne si shoqëri po ndërtojmë analfabetë krenarë përditë dhe kjo është minë me sahat që shumë shpejt do shpërthejë. Mos u skandalizoni kur dëgjoni për luftë me sopata, kallashë apo antitanke! Mos u skandalizoni kur vriten për një ngritje vetulle! Mos u skandalizoni kur rrihen nga burrat e nuk thonë asnjë llaf. Mos u skandalizoni pse e shohim të ardhmen tek 1, X, 2! Mos u skandalizoni kur s’dinë të shkruajnë as emrin! Mos u skandalizoni kur i mbushim hundët me kokainë që 15 vjeç! Mos u skandalizoni që të gjithë kanë model një me Lamborgini, doktor shkencash në Medellin të KOLUMBISË! Mos u skandalizoni që pothuajse nuk do kemi më një rini të që do muzikën e bukur, sportin, zanatin apo familjen!  Çorbën po e gatuajmë vet duke promovuar modele të shëmtuara dhe duke bërë sikur nuk kuptojmë që zgjidhja është një dhe e vetme...DIJA"

Postimi i moderatorit në Facebook

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mark: 22/08/2018 03:42

    Bravo Turi .direkt për ministër kulture dhe Kumbaro mësuese biologjie në Librazhd.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi