1.3 ton kokainë e kapur në portin e Savonës Itali, dyshohet se organizator ishin shqiptarë! Dy agjentë të DEA-s amerikane mbërrijnë në Tiranë

Dy agjentë të DEA-s amerikane kanë mbërritur në Shqipëria për të ndërmarrë një megaoperacion pas sasisë së 1.3 tonëve të kapur në Portin e Savonës në Itali dhe arrestimin e 4 shqiptarëve, bëjnë me dije burime nga policia e Shtetit për gazetarin e Report Tv Sokol Dema. Operacioni do të shtrihet në disa qytete të vendit, pasi në përgjimet e autoriteteve të huaja kanë dalë emra të personave të përfshirë në trafikun e drogës.

1 ton kokainë u zbulua më 18 janar në Portin e Savonës në Itali dhe droga ishte e fshehur në një anije, ku u sekuestruan 741 pako kokainë, të ambalazhuara në 26 mbështjellës celofani, të fshehura në motorët e varkës. Operacioni që u krye nga Guardia di Fiananza e Barit është vazhdim i atij të 2 janarit kur u arrestuan 4 shqiptarët, të cilëve iu gjet 353 kilogramë kokainë, e fshehur në dhomat e hotelit. Ngarkesa ishte nisur nga Brazili dhe dyshohet se organizatorë ishin shtetas shqiptarë.

Pas arrestimit të të katërve, Guardia di Finanza kishte mësuar për mbërritjen në port të një ngarkese tjetër me lëndë narkotike në një anije tregtare me flamur të Hong Kongut, e cila u nis nga porti i Santos në Brazil më 30 dhjetor. Kjo është arsyeja pse u aktivizua monitorimi i ngarkesës, me mjete ajrore dhe detare, pasi ajo kishte kaluar Gjibaltarin.

Hetimet dhe banda italo-shqiptare
Gjithçka ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së 17 janarit, kur njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare pranë Policisë Financiare të Barit sekuestroi sasinë e madhe të drogës të transportuar nga një anije tregtare e zbarkuar në portin e Savonës. Hetimet e deritanishme kanë shërbyer për të rindërtuar aktivitetet kriminale të një organizate kriminale e trafikut ndërkombëtar të drogës, e cila dyshohet se operon në Italinë qendrore e jugore në bashkëpunim me subjektet kriminale shqiptare. E gjithë sasi e drogës e sekuestruar për 16 ditë, pra 1.3 tonë kokainë, ishte e gjitha e destinuar për organizatën kriminale italo-shqiptare.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia