1 ton kokainë në Spanjë, kërkohen paratë dhe pronat e dy "boss"-ëve në Shqipëri

1 ton kokainë në Spanjë, kërkohen paratë dhe pronat e dy

Në foto Julian Deblini (Gjoka) dhe momenti i arrestimit të tij bashkë me Arjan Ndocin

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet lidhur me arrestimin e dy shqiptarëve në Spanjë, të cilët u ndaluan për trafik të 1 ton kokainë së bashku me disa shtetas spanjollë dhe Kolumbianë. Ish-themeluesi i kompanisë “Arvi”, Arjan Ndoci, i cili rezulton të jetë dhe vllai i biznesmenit të njohur Viktor Ndoci, po verifikohet nga Krimet e Rënda dhe Policia e Shtetit, mbi lidhjet e tij në Shqipëri dhe pasurinë e tij. Prokuroria ka hapur një çështje penale duke verifikuar me imtësi të gjithë aktivitetin tregtar të kompanive, por dhe pasurinë e paluajtshme. Ndoci besohet se është një nga drejtuesit e rjetit të drogës, ku së bashku me shqiptarin tjetër nga Lezha “Julian Deblini”, menaxhonin pritjen e dërgesave nga Kolumbia në Spanjë, nga ku shpërndahej më pas në të gjithë europën.

Ndoci fshihej nën mantelin e emrin të vjedhur Dritan Gradica, ndërsa edhe Dublini dyshohet se emrin e vërtetë e ka Julian Gjoka nga Lezha. Në vitin 2014, rezulton se Ndoci ka shitur kompaninë “Arvi”, kundrejt 12 milion lekësh, tek biznesmeni tjetër Fatmir Imeraj. Por dy vite më pas, në 2016 kjo kompani shitet po me të njëjtin çmim nga Fatmir Imeraj tek Viktor Ndoci, vëllai i Arjan Ndocit dhe Ylli Braka. Sipas burimeve nga INTERPOL-i Arjan Ndoci është koka e trafikut të drogës nga Kolumbia nga Spanjë dhe që më pas shpërndahej në të gjithë Europën. Ndoci rezulton se nuk është dënuar apo ndaluar më parë për trafik, ndërsa vijojnë shkëmbimet e informacioneve mes autoriteteve shqiptare dhe atyre spanjolle. Pas sekuestrimit të një ton kokaine në Madrid, policia spanjolle deklaroi se dy shqiptarët e arrestuar ishin, Julian Deblini dhe Dritan Gradica, por këtij të fundit dyshohet se i kanë vjedhur identitetin, pasi koka e trafikut është Arjan Ndoci.

Eurot të bllokuara dhe 5 të arrestuar

Veç sasisë së lëndës narkotike të bllokuar në Spanjë, gjatë operacionit policia sekuestroi dhe 1.5 milion euro cash, para këto që dyshohet se do paguheshin për blerjen e sasisë së drogës. Gjatë këtij operacioni policia ka arrestuar 5 persona, 2 shqiptarë, 2 spanjollë dhe një kolumbian. Mediat vendase bëjnë me dije se dy shqiptarët janë cilësuar si “kapo” të rëndësishëm të bandës së trafikut të drogës, dhe konkretisht flitet për Julian Deblini, lindur në Shqipëri, dhe Dritan Gradicën, lindur në Shqipëri.

Të arrestuarit e tjerë janë Ruben Paz Ciprian Munoz dhe Ruben del Castillo de la Torre, të dy me origjinë spanjolle. Sipas informacioneve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, kjo organizatë kishte shqiptarë që jetonin në Spanjë, të cilët transportonin nga Kolumbia sasi të mëdha kokaine në valixhe të zeza, dhe e përdornin Spanjën si portë hyrëse për drogën, e cila kishte destinacion vendet e Europës.

Kokaina me “CR7” e cilësisë së lartë

Droga ishte markuar me logon “CR7”, ndërkohë që theksohet se anëtarët e bandës kishin role të përcaktuara qartë që nga fillimi i punës. Kodi “CR7” i referohet sulmuesit të Reali të Madridit,Cristiano Ronaldo, që me sa duket nënkuptonte se malli ishte cilësi e mirë dhe njëherësh tregonte dhe destinacionin final të kësaj ngarkese. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat spanjolle lënda narkotike transportohej nga Kolumbia në drejtim të Spanjës me avionë mallrash. Transporti bëhej i kamufluar sikur ishin një kompani që ofronte transport. Droga ishte e ndarë në 790 pako me kokainë dhe transportohej në valixhe të mëdha të zeza. "Koka" shqiptare e grupit dërgonte paratë në Kolumbi. Sikurse është shpjeguar në faqen zyrtare të Prokurorit spanjoll, zbulimi u bë falë “teknikave të ndryshme të policisë gjyqësore, që kanë pikasur secilin prej anëtarëve përkatës, lëvizjet e tyre dhe rolin që kishin”. "Në këtë mënyrë u bë e qartë se kishte një grup përgjegjës për grumbullimin e drogës në Kolumbi dhe fshehjen e saj në fluturime charter dhe avjonç mallrash, për në Spanjë”. Pasi mbërrinte në Evropë, kokaina “merrej në dorëzim nga një rrjet që ishte përgjegjës për shpërndarjen e saj, ndërkohë që kreu i grupit, me shtetësi shqiptare, koordinonte grumbullimin e parave dhe dërgimin e tyre drejt Kolumbisë”.

 

Arjan Ndoci, 45-vjeç me origjinë nga Laçi por banues në Tiranë, fillimisht kishte paraqitur një pasaportë fals me identitet të Dritan Gradica, djali i një ish-gjyqtari që jeton në Londër, por që nuk rezulton të ketë asnjë lidhje me trafikun.

Emri i remë

 

Vetë Arjan Ndoci nuk ka pronësi biznese në Shqipëri, ndërsa rezulton se vite më parë ka pasur në pronësi kompaninë Arvi të cilën e ka shitur tek persona të tjerë kundrejt 12 mln lekëve.

Asnjë pasuri

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • altin tani: 05/05/2018 12:11

    keni kapur koken ...ndoshta po ruajeni se per ate sasi droge e aq para te sekuestruara ky esht ne rrezik jete se nuk te fal ai lloj biznesi

    Përgjigju
  • nga USA.: 05/05/2018 09:15

    Kjo e shokon boten.50% popullit te shqiperis be trafik droge. 100%e qeveris rama ne trafik droge,korruoicion,e kaptyr shteti.

    Përgjigju
    • goni: 03/06/2018 07:34

      pi ky eshte pronari i vertete i gjithe pasurive qe jane ne emer te vellait te tij Po ku i mori pasurite Viktori. Po nuk ka shtet ketu qe ti sekuestrosh pronat qe keto ordiner po na dalin dhe si biznesmene

    • lexuesi: 05/05/2018 14:06

      patriot mbase e thua me sakte ne anglisht, por dyshoj...

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

 Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit

Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit