1 vit nga tragjedia në Letoni, Xhaçka: U detyrohemi mirënjohje dëshmorëve tanë, Klodian Tanushit dhe Zerife Hasanajt
Vendosen lule në memorialin kushtuar dëshmorëve të atdheut
TIRANË- Sot një vit më parë, dy efektivët Klodian Tanushin dhe nëntetare Zerife Hasanaj humbën jetën gjatë një misioni ushtarak në Letoni! Kur kanë kaluar 1 vit nga ndarja nga jeta e dy dëshmorëve të Kombit, Forcat e Armatosura nderuan dy efektivët e rënë në krye të detyrës! Në një ceremoni të posaçme, të organizuar pranë Kompanisë së Asgjësimit të Municioneve dhe Lëndëve Eksploziv (EOD), ku dy efektivët bënin pjesë, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bardhyl Kollçaku vendosën kurora me lule në memorialin kushtuar dëshmorëve të atdheut në këtë kompani.
“Ne humbëm dy nga efektivët tanë më të mirë. Familja e FA humbi dy pjesëtarë të saj. Dy efektivë që e kishin përpara karrierën e tyre, një karrierë të shkëlqyer sepse e kishin treguar potencialin e tyre me çdo stërvitje dhe me çdo dislokim”, u shpreh gjatë fjalës, Ministrja e Mbrojtjes.
Ajo nënvizoi vëmendjen ndaj familjeve të dy dëshmorëve të atdheut, sikundër për çdo familje tëtë rënëve në krye të detyrës, në radhët e Forcave të Armatosura.
Dy dëshmorët e atdheut, Tanushi dhe Hasanaj, tha më tej ministrja Xhaçka, janë kujtesa që ky profesion kërkon të rinj e të reja, burra e gra me ndjenjën e vetëmohimit e sakrificës.
“Ne të gjithë u detyrohemi atyre një borxh mirënjohje. E mbi të gjitha ju detyrohemi të vazhdojmë misionin tonë, për ta modernizuar më shumë, për ta bërë më profesionale, më meritokratike FA, për ta përmbushur më mirë misionin tonë për t’i shërbyer qytetarëve e për të garantuar sigurinë e tyre”, theksoi Ministrja e Mbrojtjes, OltaXhaçka.
Major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zerife Hasanaj, pjesë e kontingjentit shqiptar në kuadër të misionit të NATO “EnhancedForëardPresence” në Letoni, humbën jetën një vit më parë, gjatë kryerjes së detyrave luftarake.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?
-
Të drejta
21.7%
-
Te gabuara
73.4%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 563
Lajme të tjera
-
Vakanca në ushtri, ‘Ligjet’ ok draftit për rekrutimin! Mediu pro: Ndihmon në këtë situatë! Bardhi akuza: Kriteri për karrierë në FA, korrupsioni
8 Prill, 12:05
-
Punësimet në ushtri, nis rekrutimi i të rinjve në Vlorë
27 Mars, 11:59
-
Punësimet në ushtri, nis rekutrimi i të rinjve në Durrës! Koloneli: Paga të mira për ushtarët, po rritet interesi
21 Mars, 13:45
-
Shqipëria zgjat deri në 2027 pjesëmarrjen e trupave ushtarake në KFOR! Dyfishon dhe pagesat për ushtarakët
20 Mars, 15:15
-
Rama: Dronët Bayraktar të Forcave të Armatosura kanë tanimë edhe detashmentin e tyre të çertifikuar të Mjeteve Fluturuese pa Pilot
17 Mars, 15:30
-
Pas dronëve Bayraktar, ushtarakët shqiptarë përfundojnë trajnimin në Turqi për Mjetet Fluturuese pa pilot
16 Mars, 14:47
-
Presidenti Begaj në stërvitjen ‘Mbrojtja e Qëndrueshme’ në Pukë: Forcat e Armatosura, vija e parë e mbrojtjes dhe e garantimit të sigurisë
13 Shkurt, 16:56
-
Rama ndan fotot nga punimet për kampusin e akademisë së FA: Do të sigurohet arsim dinjitoz në fusha të ndryshme të shkencave ushtarake
7 Shkurt, 14:31
-
Qeveria miraton pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura në operacionin e NATO-s në detin Mesdhe
24 Janar, 20:54
-
Dy helikopterë amerikanë BlackHawk do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura në fund të janarit
3 Janar, 12:05
-
Begaj takim me trupat e Forcave të Armatosura që shërbejnë në KFOR për sigurinë e Kosovës: Ju lartësoni emrin e Shqipërisë, mishëroni vlerat tona
30 Dhjetor 2023, 16:45
-
Hapet Muzeu i Forcave të Armatosura në Bërzhitë, dëshmi e historisë së ushtrisë shqiptare! Rama: Objekte e harta nga Iliria deri sot (VIDEO)
7 Dhjetor 2023, 08:11
Mirenjohje e lavdi per jete deshmoreve te te gjitha kohrave! Si sot, ne pevjetorin e lindjes se Skenderbeut, 23 vjet me pare ka rene ne perpjekje me forcat serbe, nje nga gjeneralet e pare te UCK-se, Luan Haradinaj! Heronjet e deshmoret jane te te gjithe kombit, dhe nderimi per ta nga te gjithe do te jete ne perjetesi!
Përgjigju