1 vit pa Moikom Zeqon, çelet ekspozita me ‘minifabula’ (VIDEO)

Një ditë simbolike jo vetëm e fëmijëve, por ky është edhe muaji i lindjes së njeriut dhe zërit më të fortë të kulturës, studiuesit dhe historianit Moikom Zeqos.I pari nga koleksioni i krijimtarisë “Gjyshi Moikom”, pas botimit të veprës “Libri i Minifabulave”me rastin e Ditës Ndërkombëtare të fëmijëve në Muzeun Historik Kombëtar në kryeqytet u çel ekspozita me ilustrimet origjinale të librit, nga artistja Enkeleida Ester Prifti.

Pjesëmarrëse në aktivitet ishte edhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila e quajti ekspozitën me punime ilustruese në akuarel, një koleksion të pasur e të rrallë dedikuar fëmijëve, prindërve , edukatorëve dhe mësuesve.

Duam që institucionet tonë të jenë jo vetëm hapësira për turistët, për historianët, shkencëtarët e studiuesit në përgjithësi po të jenë sa më shumë hapësira për fëmijët. Edhe kjo është një simbolikë që fëmijët të kenë mundësinë të vijnë në Muzeun Historik Kombëtar sot me një shkak të vogël me ilustrimet, me shfaqjen e një libri të ri për por mbi të gjithë që ata të afrohen më shumë me institucionet e artit dhe kulturës”, tha Elva Margariti.

Vetë autorja e ilustrimeve Enkeleida Prifti, u shpreh se me krijimtarinë e tij Moikom Zeqo është një kryefjalë frymëzimi.

"Absolutisht, sigurisht kryefjala e të gjithë këtyre punimeve është Moikom Zeqo dhe mundohem sadopak që të kontribuoj  në ruajtjen e vlerave për njerëz të shquar si ai. Nëse ja kam arritur qoftë edhe një tablo të vetme do të thotë që unë misionin e kam kryer”, tha Prifti.

Autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike dhe historisë së artit Moikom Zeqo lindi më 3 qershor 1949 dhe humbi jetën në qershor të 2020.  Ekspozita me ilustrime të pikturave në akuarel do të qëndrojë e hapur në Muzeun Historik Kombëtar, deri më 15 qershor 2021.

Moikom Zeqo

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dumani hedh poshtë deklaratat e Ilir Metës: S'e kam njohur kurrë McGonigal, as s'kam pasur arsye ta takoj! Gjithçka, vijim i akuzave të pabaza

Dumani hedh poshtë deklaratat e Ilir Metës: S'e kam njohur kurrë McGonigal, as s'kam pasur arsye ta takoj! Gjithçka, vijim i akuzave të pabaza