1-vjetori i vrasjes se Kacifas shton tensionet në Dropull, Lleshaj: S'presim incidente, masa të larta në rast nevoje

Teksa afron data kur bëhet një vit që nga vrasja e ekstremistit grek Konstantinos Katsifas nga forcat RENEA, rrjetet sociale 'vlojnë' si nga pala greke ashtu edhe nga pala shqiptare.

Së fundmi mediat greke kanë njoftuar se të shtunën në mëngjes (26/10/2019) në varrezat e fshatit Bularat, ku prehet ekstremisti grek Konstantinos Katsifas, do të vijnë grekë të organizuar në shenjë përkujtimi për vrasjen e tij nga forcat RENEA.

Katsifas u eliminua nga RENEA më 28 tetor të viti të kaluar pasi hapi zjarr me kallashnikovin e tij që kishte modifikuar kundër policisë së Shtetit.

Ndërkohë mediat grek hedhin sulme ndaj palës shqiptare duke thënë se 'nacionalistë' shqiptarë po përpiqen të organizojnë protesta kundër ceremonisë përkujtimore të Katsifas.

Ndërkohë gazetari i Report Tv, Pirro Nase  ka thënë se në të vërtetë asnjë institucion në Bashkinë e Dropullit nuk ka marrë njoftim për një organizim nga pala greke. Gazetari Nase ka mundur të intervistojë edhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili duke komentuar këtë ngjarje ka thënë se masat e sigurisë do të merren vetëm në rast se është e nevojshme.

Ndër të tjera Lleshaj ka thënë se nuk beson se do të shkojë deri në përplasje pasi populli i Dropullit nuk do të bëhet pre e asnjë provokimi. Sipas Lleshajt nuk është data 26 por 28 tetori është ajo data  që edhe shqipëtarët edhe grekët përkujtojnë rezistencën kundër fashizmit.

" Ne nuk presim incidente. Ne sigurisht që informohemi për të gjitha situatat e sigurisë në vend. Ne shpresoj, jemi të bindur se komuniteti I Dropullit di të bëje zgjedhjet e duhura. Ne vijmë në Dropull shpesh pikërisht sepse I kushtojmë rëndësi marrëdhënieve të mira midis shqiptareve dhe grekëve. Nuk besoj që këto raste të bëhen pretekst për të cënuar këto marrëdhënie që janë kaq të thella dhe aq të qëndrueshme dhe nuk mund të cënohen nga këto raste sporoadike. Sa i përket rastit konkret masa të shtuara do të ketë nëse do të ketë nevojë për masa të shtuara. Nuk mund të themi sot nëse do të  ketë nevojë për masa të shtuara.

Komuniteti i Dropullit është në lartësinë e përgjegjësisë qytetare për të kontribuar që marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë . Unë di që ajo që pritet në Dropull nuk është 26 por 28 është ajo data që edhe shqiptarët edhe grekët përkujtojnë rezistencën kundër fashizmit. Kjo mendoj se ka vlerë për tu përkujtuar.

Përsa i përket çështjeve të tjera nuk meritojnë t’i jepet vëmendja që po i jepet nga qarqet e caktuara. "ka thënë Lleshaj. 

Ditën e varrimit, në Bularat, mbërritën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake.

Disa ditë më parë një person është vënë nën hetim pasi në vendin që është vrarë Kacifas po ndërtonte një memorial. Po për këtë mësohet se nga policia, janë shpallur në kërkim edhe dy punëtorë që po ndërtonin bazamentin. Emrat e tyre ende nuk bëhen të ditur për shkaqe hetimi, por mësohet se ata janë paguar me orë pune për të ndërtuar memorialin kushtuar Katsifas. Momentalisht memoriali është lënë përgjysmë dhe pretendohej se do të ishte gati mëngjesin e kësaj të shtune.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 23/10/2019 13:14

    Se pari,nuk duhet lejuar ardhja e tepert e putanave nga greqia,shteti mund ti ktheje ne kufi mbrapa per arsye sigurie. Nese keni nevoje per sugjerime apo keshilla ka Shqiptare vullnetare nga Kosova qe do vinin me deshire per tju treguar grekeve se kjo toke eshte toke Arberore. Nese ju kujtohet venja e flamurit greke ne nje kishe ne Shqiperi para dy vitesh,ishin Shqiptaret nga Prishtina qe erdhen ne Shqiperi dhe larguan flamurin greke nga kisha dhe puna u krye askush nga greket malaga nuk ishte ne gjendje te thote asgje. Me te mira

    Përgjigju
  • Kafakari: 22/10/2019 15:29

    Ca masash shtese!? Beni detyren or Zoteri, Ky nuk eshte vend pa Zot, as Toke e as Det...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0