10% e rasteve me COVID janë qytetarë të vaksinuar, ISHP: Sëmundjen e kaluan lehtë, pa nevojë për spital! Rastet e infeksionit kryesisht te të pavaksinuarit

Një pjesë e personave të vaksinuar janë prekur më pas nga Covid-19, por ndryshe nga ata që nuk kanë marrë vaksinën këta e kanë kaluar me shenja më te lehta dhe nuk kanë patur nevojë për tu shtruar në spital. Epidemiologu Artan Simaku tregon se kohët e fundit 10% e rasteve që rezultojnë pozitiv me COVID janë qytetarë që ndonëse të vaksinuar, janë infektuar.

“Rreth 10% e rasteve kanë qenë të vaksinuar dhe fatmirësisht klinika e tyre është shumë e lehtë, nuk ka patur nevojë për shtrim në spital. Pavarësisht se një person është vaksinuar me të dyja dozat, pavarësisht se mund të infektohet, e kalon sëmundjen shumë lehtë, nuk ka nevojë për shtrim në spital dhe aq më tepër për terapi intensive. Vaksinimi të mbron dhe nga rastet fatale prandaj theksohet me forcë vaksinimi me të dyja dozat”-tha epidemiologu Artan Simaku.

Megjithëse numri i të infektuarave për dy muaj nuk ka qenë i lartë, rastet e reja që po rezultojnë pozitiv kryesish janë tek persona të pavaksinuar.

“Kryesish kanë qenë në persona të pavaksinuar pra mosha e këtyre rasteve paraqet dy kulme: një kulm në moshën 20-40 vjeç, pra që janë persona që nuk janë të përfshirë në fazën e vaksinimit por përfitojmë nga rasti që ti bëjmë thirrje të gjithë popullatës të kësaj grupmoshe pra mbi 18 vjeç, kjo javë është javë e hapur për vaksinimin dhe mund të paraqiten me kartën e identiteti të vaksinohen. Gjithashtu kanë qenë persona të moshës mbi 60 vjeç, pra 60-80 vjeç të cilët duhet të ishin vaksinuar por nuk janë vaksinuar", u shpreh epidemiologu.

Vendi ynë është në fazën e një rritje të lehtë të rasteve pozitive me COVID-19. Simaku thotë se kjo rritje ishte e pritshme për shkak të sezonit turistik. 5% e rasteve pozitive janë të qytetarëve të huaj që kanë ardhur në vendin tonë për pushime.

“Me shtimin e lëvizjeve, të udhëtimeve, të hyrje-daljeve në Shqipëri dhe të fluksit të turistëve kjo është një situatë e pritshme. Aktualisht ka një rritje të lehtë të rasteve dhe parashikohet që të vazhdojë përsëri kjo rritje e lehtë. Rreth 5% e rasteve janë persona të huaj që kanë ardhur në vendin tonë për pushime", tha ndër të tjera epidemiologu Simaku.

Nga laboratorët referencë jashtë vendit ende nuk ka një përgjigje të mostrave të dërguara për konfirmimin e variantit Delta. Ekspertët vijojnë thirrjet për vaksinimin e plotë me dy doza, si forma më e mirë e mbrojtjes edhe ndaj variantit Delta që pritet të jetë dominues në sezonin e vjeshtës.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale