PD: Xhaçka përdor helikopterin e FA për fushatë! Të dorëhiqet

PD: Xhaçka përdor helikopterin e FA për fushatë! Të dorëhiqet

Albana Vokshi para Ministrisë së Mbrojtjes

Pas denoncimin që bëri të dielën përmes ish-deputetit Xhemal Gjunkshi i cili ka publikuar një video ku shfaqet një helikopter, për të cilin thotë se përdoret nga ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka për fushatën e PS-së në Dibër, Partia Demokratike vijon me insistimin për të kërkuar dorëheqjen e z. Xhaçka.

Ish-deputetja Albana Vokshi në një dalje nga para Ministrisë së Mbrojtjes, vijon me deklaratat, duke u mbështetur thjesht në një video të publikuar në rrjetet sociale të z. Gjunkshi.

"Jam sot tek Ministria e Mbrojtjes për të shprehur shqetësimin  për papërgjegjshmërinë e Ministres Olta Xhaçka dhe kryeministrit në ikje Edi Rama.  Të premten është verifikuar një veprim që ajo e ka bërë shpesh, që kur është deleguar si drejtuese e qarkut në Dibër për Partinë Socialiste. Olta Xhaçka ka përdorur privatisht helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për fushatën e partisë në pushtet.

Punët personale partiake i kushtojnë shtrenjtë shqiptarëve. Udhëtimi me helikopter vajtje-ardhje nga Tirana në Peshkopi, kushton 10’mijë euro. Për të bërë fushatën e Partisë Socialiste, ajo ka futur duart në xhepin e secilit prej jush për të udhëtuar me helikopter nga Tirana në Peshkopi për disa takime partie", është shprehur Vokshi.

Ish-deputetja nënvizoi se "Olta Xhaçka nuk mund ta kalojë në heshtje këtë skandal, që në botën demokratike ka kushtuar karrige ministrash dhe kryeministrash. Një person politik, me një grimcë ndërgjegje, nuk mund të heshtë. Akti i fundit që Olta Xhaçka duhet të bëjë sot është firmosja e dorëheqjes pasi t’u ketë kërkuar falje shqiptarëve", Ka thënë Vokshi. 

Në një postim në Facebook, ish-deputeti i PD-së, Xhemal Gjunkshi publikoi një video ku thjesht shfaqet një helikopter, për të cilin thotë se përdoret nga ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka për fushatën e PS-së në Dibër. Videoja ende nuk është konfirmuar nga burime të tjera apo të jetë shoqëruar me prova të tjera.


Lajmi kryesor:

PD: Xhaçka përdor helikopterin e FA për fushatë! Ministria e Mbrojtjes: Histori 'alla babale'


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Akuzat për përdhunim, arrestohen dy lojtarët e klubit të Premier League në Angli

Akuzat për përdhunim, arrestohen dy lojtarët e klubit të Premier League në Angli