10 mijë $ nga llotot dhe hetimet e paplota vulosin shkarkimin përfundimtar të prokurorit Selmani

10 mijë $ nga llotot dhe hetimet e paplota vulosin shkarkimin përfundimtar të prokurorit Selmani

Artur Selmani

TIRANE-Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vulosur shkarkimin përfundimtar nga detyra të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Artur Selmani.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi nga detyra në datë 26 Nëntor 2018, pasi e 'dogjën' 10 mijë dollarët e fituar nga llotot, por edhe hetimet e paplota (lexo këtu).

Selmani e apeloi vendimin, por edhe Kolegji e rrëzoi duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Vendimi i plotë i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.6/2019, datë 07.02.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Artur Selmani kundër vendimit nr. 82, datë 26.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyre unanime, vendosi:

1.            Lënien në fuqi të vendimit nr. 82, datë 26.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Artur Selmani.

2.            Ky vendim është përfundimtar me efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 14.10.2019.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Delvinë/ Autobusi dhe një furgon digjen gjatë natës, shkrumbohen nga flakët

Delvinë/ Autobusi dhe një furgon digjen gjatë natës, shkrumbohen nga flakët