10 mln euro grante për Start Up-et për sipërmarrësit e rinj, ministrja Bilali në ‘Pa Protokoll’: Aplikimet të hapura që nga 16 maji, ja 3 kategoritë që përfitojnë

Çdo individ që ka një ide inovative për të ngritur një Start Up do të mund ta kthejë atë në realitet përmes financimeve te qeverisë. Ministrja për Shtetin për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali e ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv tha se aplikimet janë hapur me datën 16 Maj dhe të interesuarit do të mund të konkurrojnë me idenë e tyre deri më 5 Qershor. Individët, sipas ministres vetëdeklarohen si Start Up në portalin e-Albania dhe më pas pajisen me pasaportën e startup-it.

‘Thirrja është e hapur për këdo që mund ta shtyjë veten përtej mënyrës së zakonshme të të bërit biznes. Kriza të caktuara, janë shtysa kryesore që të çojnë drejt inovacionit. Kemi hapur thirrjen me datën 16 dhe thirrja do të qëndrojë e hapur deri më 5 qershor. Vetëdeklarohesh në E Albania dhe pajisesh me një pasaportë Start Up. Duhet të mbyllin fazën brenda 5 qershorit. Në dy ditë të para janë regjistruar 110 subjekte në total. Kemi bërë diskriminim pozitiv, si për gratë dhe për të rinjtë. Gratë kanë prioritet dhe marrin pikë në vlerësim. Idetë e Start Up-ve janë të lidhura me teknologjinë.’- u shpreh ministrja.

Tre do të jenë kategoritë e aplikimeve që do të përfitojnë. Start-up et që janë ende të paregjistruara do të përfitojnë 1.5 milionë lekë grant, ato të regjistruara nga 0-1 vit përfitojnë 3 mln lekë grant, ndërsa ato që që janë 1-5 vite të regjistruara në QKB përfitojnë 5 mln lekë të reja grant.

‘Qeveria ka miratuar një paketë 10 mln euro në mbështetje të Start Up. Tashmë është arritur që ne të kalonim në parlament ligjin për mbështetjen dhe zhvillimin e Start Up. Janë tre kategori që do të përfitojnë mbështetje financiare. Janë ato subjekte që janë ende të paregjistruara në regjistrin kombëtar të biznesit që do të përfitojnë 1.5 mln lekë. Ato që janë të regjistruar nga 0-1 vit përfitojnë 3 mln lekë të reja grant. Dhe ato që janë 1-5 vite të regjistruara në QKB përfitojnë 5 mln lekë të reja grant. Edhe për kompanitë të cilat mund të kenë 30 vite në treg nëse po bëjnë diçka ndryshe nga ajo që kanë bërë gjithë këto vite mund të aplikojnë në fazën e parë.’- tha Bilali.

Kujtojmë se qëllimi i ligjit të Start Up-eve është krijimi i një kuadri rregullator për zhvillimin e startup-eve në dobi të zhvillimit ekonomik. Po ashtu përcakton kriteret bazë dhe procedurat për zhvillimin, monitorimin e startup-eve dhe lehtëson hyrjen në treg të bizneseve me ide inovatore.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Argita Berishës dhe çunit të Fahri Balliut te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish

Protesta e Argita Berishës dhe çunit të Fahri Balliut te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish