Pallatet e reja në Tiranës/ Këshilli bashkiak i hap rrugën procesit! Veliaj: Edhe 10 parkingje publike

Erion Veliaj

Kryeqytetit do t'i shtohen edhe 10 parkingje të reja rezidenciale. Lajmërimin e dha kryebashkiaku Erion Veliaj, në fjalën e sotme të Këshillit Bashkiak.

Një nga gjërat që do të bëjmë më buxhetin e këtij viti është parashikimi i 10 parkingjeve të reja në Tiranë. Njerëzit, për politikë, shfrytëzojnë situata të ndryshme, por të shfrytëzosh korsitë e biçikletave për të venë kundër shoferët e makinave është kanibalizëm urban. Nëse ata që mendojnë se biçikletat shtojnë trafikun, imagjino nëse ata që kanë biçikleta të kishin të gjithë makina. Kjo nuk zgjidhet me histeri e me kanibalizëm urban, por me projekte konkrete. Këtë mund ta zgjidhë ajo forcë, e cila ndërtoi parkingje nëntokësore në kryeqytet.

Në 4 vitet para ardhjes tonë në bashki nuk u ndërtua asnjë parking nëntokësor. Tirana kishte të njëjtat vende parkimi dhe s’kishte as agjenci parkimi. Ndërkohë, u ndërtua parkimi nëntokësor tek “Sheshi Skënderbej”, tek “Bulevardi i Ri”, tek “7 Xhuxhat”, tek “Arena Kombëtare”, si dhe parkime mbitokësore tek “Selman Stërmasi” dhe tek “Pazari i Ri” e kështu me radhë. Jo vetëm që nuk do ndalojmë modernizimin e Tiranës, por përkundrazi do planifikojmë në këtë rritje të buxhetit edhe 10 parkingje të reja në Tiranë”, tha Veliaj.

D.P./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Universitetet mësim online dhe mbyllen konviktet, ju duket i drejtë vendimi i Komitetit të ekspertëve?

Komento

Komente

  • miri kola: 28/09/2020 13:03

    Kryemashtruesi, parkingjet publike jane per vizitoret, turistet, jo per banoret e Tiranes, se duhet te paguajne 800 leke ne 24 ore, sa marrin rrogen

    Përgjigju
  • Ggg: 28/09/2020 08:48

    Per cfare pakingjesh e ke fjalen o krye*ar... ne qe kemi makina kemi frike te dalim me makine sepse skemi ku gjejme me vend per parkimin sepse cdo vend parkimi edhe neper lagje te futura e ke bere me pagese o krye*ar....

    Përgjigju
  • Roni: 27/09/2020 17:53

    "Në 4 vitet para ardhjes tonë në bashki Tiranasit mund te gjenin vend parkimi. Tani zihen me komshinjte ndersa leket i mbajme ne."

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Meta shpërthen ndaj Ramës: Qen bir qeni, ka të bëjë me një president nga Skrapari