100 artistë nga e gjithë bota, pjesë e garës në konkursin “Albania Guitar Festival” (VIDEO)

100 konkurrentë nga 27 vende të ndryshme të botës i’u bashkuan garës me pjesë klasike në konkursin e edicionit të katërt të “Albania Guitar Festival”.

Kitaristi edhe drejtori artistik i Festivalit Denis Bizhga rrëfen punën e bërë për realizimin e kësaj gare online edhe fituesit e të gjitha grupmoshave, ku fitues i çmimit të madh u zgjodh kitaristi i njohur Nino D’Amico.

“Këtë vit pavarësisht se ishte një vit i vështirë për ne, ku aktivitetet artistike ndalën në të gjithë botën, ne menduam që të vazhdonin konkursin. Jemi të kënaqur se ky konkurs u zhvillua online edhe u ndoq nga publiku në të gjithë botën”, tregon kitaristi Denis Bizhga.

 Ndonëse ky konkurs u transmetua online, teksa Bizhga rendit vështirësitë në këtë garë që vendi ynë u përfaqësua nga Xhoni Xhavari, nxënës në shkollën “Jordan Misja”, shpreh dhe dëshirën për t’u kthyer pranë publikut në edicionin e pestë që zhvillohet vitin tjetër

“Një artist e ndjen shumë mungesën e skenës dhe të publikut, se publiku është faktori shtesë që e merr në mënyrë të drejtpërdrejtë emocionin. Shpresojmë që vitin e ardhëm të kemi një edicion tjetër, por që kësaj here të jetë live”, tregon Bizhga.

Gjatë vitit 2021do të zhvillohet edicioni i pestë i “Albania Guitar Festival”

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shishe molotov e xhama të thyer, VIDEO e dëmeve që la pas protesta e Rithemelimit dhe PL para Bashkisë e Tiranës! Edhe Tonin Vocaj verifikon provat

Shishe molotov e xhama të thyer, VIDEO e dëmeve që la pas protesta e Rithemelimit dhe PL para Bashkisë e Tiranës! Edhe Tonin Vocaj verifikon provat