Burg 2 vëllezërve vlonjatë/ Satilno Basho: Gjobë dajës?! 100 mijë € më takonin! Tesilvani do ekstradohet në Itali

Burg 2 vëllezërve vlonjatë/ Satilno Basho: Gjobë dajës?! 100 mijë € më takonin! Tesilvani do ekstradohet në Itali

Satilno Basho para gjykatës

TIRANË- Dy vëllerëzit Basho, Tesilvan dhe Satilno, anëtar të bandës së Llanajve në Vlorë janë lënë në burg. Seanca për dy vëllezërit është zhvilluar e ndarë, Tesilvani në Gjykatën e Vlorës nën masa të rrepta sigurie, ndaj të cilit është caktuar 'arrest me burg' me qëllim ekstradimi pasi ishte në kërkim nga Italia, e ndërsa për Satilnon në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, me akuzën e 'shtrëngim me dhunë për dhënie për dhënie pasurie'.  

Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra ka zbardhur dëshminë e këtij të fundit, i cili akuzohet se ka gjobitur dajën e mamasë, biznesmenin Sulejman Hoxha me 100 mijë euro. Ai i ka mohuar këto akuza, sipas së cilit ato para i takonin për shkak të një toke të përbashkët.

"Nuk kam lidhje me këtë akuzë. Unë kam shumë marrëdhënie të mira me dajën. Më ka ndihmuar sa herë që kam pasur nevojë. Ai kërkoi vetë që të shkoja e ta takoja unë për të marrë lekët dhe kur e kam marr vesh që është ankuar në polici i kam thënë "pse më fut mua në këtë mesele". Atëherë e kam takuar edhe dajën dhe më ka thënë "nëse ti arrestohesh unë do vij të deklaroj se ti s'ke lidhje me këtë gjë. Më pas ky konflikt pronësie u zgjidh mes familjeve tona", tha Satilno Basho në gjykatë.

Në fund të seancës, avokati mbrojtës tha se do të ankimojnë vendimin, me argumentin se Basho nuk ka kryer asnjë vepër penale. "Nuk është gjobvënie. Biznesmeni ka zënë tokën e këtyre dhe ai ka paguar pronën e zënë. Paratë ia ka dhënë disa herë në shuma të ndryshme. Do të ankimojmë vendimin sepse nuk ka vepër penale", tha avokati. 

Nga ana tjetër, Basho përballet me dy masa sigurie, atë të cilën kërkohet nga shteti shqiptar dhe ai italian. Gjyqtarja Esmerilda Habilaj ka vendosur' arrest me burg' me efekt ekstradimin në Itali për vrasjen e dy prostitutave dhe arratisjen nga burgu ndërsa aktualisht po mbahet masa e sigurisë për veprat penale në shtetin shqiptar, Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Gazetari Armand Xhelili raporton se të pranishëm në ambientet e gjykatës familjarë të Tesilvanit, ose Tesi siç ai njihet në Vlorë. Kur ka dalë Tesi i shoqëruar nga 5 efektivë në furgonin e parë dhe 7 të tjerë në furgonin e dytë e kanë përshëndetur.

Tesi është një person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri, në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve. Ai ka vrarë dy vajza që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, një prej të cilëve e shfrytëzonte edhe vetë. Ai ishte arrestuar në vitin 2016 në Itali, por vetëm pak kohë më vonë duke shfrytëzuar transferimit e tij pas tërmetit që "shkundi" Italinë, së bashku me dy shok të tjerë qelia u arratis nga dritarja e burgut, me çarçaf dhe shkopa fshese.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 21/10/2019 22:25

    Ma mir malok veriu se malok jugu

    Përgjigju
  • Himare: 20/10/2019 06:41

    Shqiperia duhet te shpëtojë njehere e mire nga bajga te tilla vlonjate

    Përgjigju
  • Cami: 20/10/2019 01:06

    Po keta legena aman kan pas mbeshtetjen e sajmo qorit tani ka te njejtet qe kan ndar leket e kan shit njerzit qe suduhen me normlae qe ai kap njeri e di gjith vlora keta plera bashkupojn me policin qe si prek njeri gjith diten maj te blindit

    Përgjigju
  • Loti: 19/10/2019 21:04

    Dje ne Tirane I vune bombe ne makine dikujt. Prap ne tirane mer 25 vjet Tan dajti qe vrau 4 polic e 1 civil. Ne Lezhe nxorren nga burgu pas 1 viti njeriun qe u kap me mina me telekomandim. Ne durres bejne lufte grupet e famshme. Ne Elbasan capjat bejn luft me policine, Cela godet me makin shefin e policies e del I pafajshem. Shkodra me zi. C hani *ut e shani vlonjatet?.

    Përgjigju
    • Çolet: 20/10/2019 00:07

      Pse more ty a të ngushëllojnë që bejne te tjerete keshtu?

  • vjeshta: 19/10/2019 16:49

    Labuci të vret për nji grusht barë, shkruante Edith Durham! Jomma per 100 mijë €! Coban apo barinj quaji si të dush! Rracë e trashë dhe e egër si malet ku jetojnë. I keni parë malet e jugut? Të thata pa bimësi të trishta si vetë labucët.

    Përgjigju
    • Shpata: 19/10/2019 19:34

      Po, e vertete Malesia e Vlores e thelle shume. Maloket Vlonjate te egjer

  • Kokedhima: 19/10/2019 16:12

    Zagaret vlonjate!

    Përgjigju
  • hasan cami: 19/10/2019 15:33

    Beni nja ca vite oficin se beheni me te fort

    Përgjigju
  • Stavro: 19/10/2019 10:27

    Ik ne burg aty qen e biri qenit se boll zullume keni bere ne selenice dhe vlore. Tani ti dhe Tesi rrini me zemer ne dore per familjaret tuaj se nuk do jua fali njeri, as gjakun e Laverit. Po i vjen rradha Robit. Te gjithe kandidate per ne ferr jeni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS