100 vite nga Kongresi Bektashian, Meta: Shteti të kthejët pronat, të zbatojë të drejtat e besimeve (VIDEO)

Kthimi i pronave për besimet fetare ishte një tjetër thirrje e Ilir Meta, teksa mori pjesë sot në 100-vjetorin e Kongresit të Parë Bektashian të zhvilluar në Prishtë të Skraparit. Në këtë aktivitet, mori pjesë edhe Presidenti Ilir Meta.

Në fjalën e tij Meta vlerësoi rolin e bektashianëve në historinë e Shqipërisë. Ai tha se kanë qenë të papërkulur edhe para regjimit komunist.

 “Kongresi miratoi statutin e parë të këtij guri të fortë themeli, të selisë së shenjtë. Përmes neneve të këtij statuti u sanksionuan shumë të drejta. Jemi krenarë që Selia e Shenjtë Bektashiane jo vetëm ngriti rrugën dhe eci e sigurt në gjurmët e Kongresit të Parë, por edhe është shndërruar në faktor aktiv në Shqipëri e Ballkan. Nderojmë sot përpjekjet e heronjve dhe klerikëve bektashianë që vuajtën nga regjimi. Nderojmë Baba Reshat Bardhin që nuk u përkul por qëndroi e bëri që ne sot të kemi jo vetëm këtë besim, por edhe të tjera. Nderojmë Kryegjyshin Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj që vazhdoi këto tradita ndërkombëtare të shënuara në kongresin e Prishtës. Edhe pas 30 viteve nga rënia e regjimit ende jo vetëm besimi bektashian, por edhe të tjerë kanë pengesa për të funksionuar në mënyrë më efikase pranë besimtarëve të tyre. Është koha që shteti dhe të gjitha institucionet të zbatojnë të drejtat kushtetuese të besimeve duke filluar nga kthimi i pronave dhe duke vazhduar me mbështetjen që ato meritojnë”, tha ndër të tjera Presidenti Meta.

Në aktvitetin e zhvilluar mbajti një fjalë edhe Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. 100 vite më parë në Prishtë të Skrapari u mbajt Kongresi i Parë Bektashian, i cili mori vendime të rëndësishme për këtë komunitet. Diskutimet për tre ditë, nga 14 janari i 1921 arritën që përfundimisht të fitonte autonomi bektashizmi shqiptar nga ai turk.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bobo: 17/01/2021 14:01

    Ky hajduti na ben me vjell dreken kur e shofim hiqeni kete fekale nga ekrani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nesër mbyllet afati, 66 mijë fermerë aplikuan për subvencione! Zv. ministri: Fondet shpërndahen pas verifikimit në terren

Nesër mbyllet afati, 66 mijë fermerë aplikuan për subvencione! Zv. ministri: Fondet shpërndahen pas verifikimit në terren