105 mln € për zhvillimin e turizmit, 4 qytetet që përfitojnë nga projekti (VIDEO)

Berat, Korça, Fier dhe Shkodër janë katër qytetet që do të përfitojnë fonde të konsiderueshme për zhvillimin ekonomik dhe turistik të tyre. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Turizmit Blendi Klosi i cili u shpreh nga Durrësi se ky program përfshin financim nga BERZH, BE por edhe fonde nga buxheti i shtetit, dhe synon përmirësimin e infrastrukturës e tyre duke çuar përpara turizmin dhe ekonomitë përkatëse.

Ky projekt është shumë i rëndësishëm pasi nëpërmjet këtij bashkërendimi të fondeve të Qeverisë shqiptare dhe fondeve të ardhura si kredi nga Banka për Zhvillim Evropian, por dhe nga fondet që vijnë si grande nga Bashkimi Evropian ne do të kemi shumë mundësi që ti investojmë në dy aspekte. E para shumë e rëndësishme, infrastruktura. Jam këtu për të vazhduar të bëjë avokatin e hotelierëve të zonës së Golemit dhe Shkëmbit të Kavajës.

Do të doja shumë që në fillim të sezonit turistik të kishim mundësi të tregonim që kontributin e madh të hotelierëve shqiptarë ne e përkthejmë dhe e transformojmë në mbështetje buxhetore dhe investime konkrete. E pranojmë që të gjithë së bashku që turizmi është një ekonomi, është një industri, por që ka nevojë për mbështetje financiare për të prodhuar më shumë para, për të realizuar misionin e tyre, për të krijuar më shumë vende pune, për të prodhuar më shumë para, për të prodhuar më shumë mirëqenie në këtë destiancion që është unik”, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Ky program ka një buxhet të përgjithshëm në vlerën e 105 milion euro, ku 40 milion euro si kontribut i BE-së, ndërsa BERZH do të sigurojë burime shtesë deri në 60 milionë Euro dhe 5 milion Euro që do të sigurohen përmes institucioneve financiare lokale. Ai gjithashtu synon që t’i bëjë më atraktive pasuritë kulturore, natyrore dhe të tjera për turistët.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vjosa: 16/02/2020 19:29

    Cfare jane 150.milion euro o minister,,duhen 950.milion per turizmin ne vit....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet