108 vjetori i krijimit të Forcave të Armatosura/ Xhaçka: Sot janë një forcë moderne! Kim: Krenarë që forcat shqiptare luftojnë krah për krah me SHBA (VIDEO)

Dita e sotme shënon 108-vjetori i Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe ministrja e mbrojtjes kanë  shprehur mesazhe urimi. "Koha shtron si domosdoshmëri një solidaritet mbarëkombëtar, bashkëpunim dhe gjithëpërfshirje, për të mposhtur këtë armik të përbashkët, që kërcënon çdo ditë shëndetin dhe jetën e qytetarëve" - shkruan Meta. Duke vlerësuar gatishmërinë e  FA në Spitalin e Traumës, kreu i Shtetit i inkurajon të gjithë ushtarakëve të vijojnë punën e tyre me përkushtim.

Kryeministri Rama shpreh respektin për të gjithë shqiptarët që kanë shërbyer në radhët e FA.

Mirënjohjen për këdo që ka kontribuuar për FA. Mirënjohje e krenari për ata djem e vajza që me punën e tyre po e shndërrojnë FA realisht në një forcë të standardeve të NATO:- shprehet Xhaçka, ndërsa thekson se ka ende punë për të bërë", tha Xhaçka

Për përvjetorin e Forcave të Armatosura Shqiptare ka reaguar dhe ambasadorja Yuri Kim. Përmes një postimi në Twitter, ajo shkruan se SHBA është krenare që stërviten dhe luftojnë së bashku krah forcave shqiptare. Ajo shpreh dëshirën për të forcuar më tej dhe gatishmërinë e përbashkët si dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

1607071031_10735633530337778833245781687869849904618302o.jpg
Foto nga një stërvitje e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:19
Përvjetori i Forcave të Armatosura, Yuri Kim: Shpresojmë të forcojmë bashkëpunimin tonë

Për përvjetorin e Forcave të Armatosura Shqiptare ka reaguar dhe amabasadorja Yuri Kim.

Përmes një postimi në Tëitter, ajo shkruan se SHBA është krenare që stërviten dhe luftojnë së bashku krah forcave shqiptare. Ajo shpreh dëshirën për të forcuar më tej dhe gatishmërinë e përbashkët si dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

"Gëzuar 108 vjetorin e Forcave të Armatosura Shqiptare. Ne jemi krenarë që forcat amerikane dhe ato shqiptare stërviten dhe luftojmë së bashku krah për krah . Ne shpresojmë të forcojmë më tej gatishmërinë tonë të përbashkët, bashkëpunimin dhe punën në ekip. Urime" - shkruan Kim.

 

Ora 11:23
108 vjetori i ushtrisë shqiptare, Rama: Shpreh respektin për të gjithë që kanë shërbyer në radhët e Forcave të Armatosura

Kryeministri Rama e ka nisur ditën e sotme me një urim për përvjetorin e krijimit të ushtrisë shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook, ai shpreh respektin për të gjithë shqiptarët që kanë shërbyer në radhët e Forcave të Armatosura.

"Mirëmëngjes dhe me shprehjen e respektit më të madh, për çdo shqiptar e shqiptare që në këta 108 vjet, ka shërbyer në radhët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë" - shkruan Rama.

 

Ora 10:33
108 vjetori i ushtrisë shqiptare, Meta: Me sfidat e reja të sigurisë që na sjell koha, modernizimi i Forcave të Armatosura domosdoshmëri

1607074580_ilirmeta.jpg

Në përvjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Presidenti Ilir Meta ka shprehur urime dhe falenderime për kontributin e të gjithë ushtarakëve për atdheun.

Ai thotë se me sfidat e reja të sigurisë që parashtron koha, modernizimi i pandalshëm i ushtrisë shqiptare është domosdoshmëri.

Ndër të tjera Meta shkruan se ky përvjetor, pas tërmetit tragjik të vitit të kaluar e ka gjetur Shqipërinë në një tjetër periudhë të pazakontë të shkaktuar nga COVID.

"Koha shtron si domosdoshmëri një solidaritet mbarëkombëtar, bashkëpunim dhe gjithëpërfshirje, për të mposhtur këtë armik të përbashkët, që kërcënon çdo ditë shëndetin dhe jetën e qytetarëve" - shkruan Meta.

Duke vlerësuar gatishmërinë e Forcave të Armatosura në Spitalin e Traumës, kreu i Shtetit i inkurajon të gjithë ushtarakëve të vijojnë punën e tyre me përkushtim deri në fund.

"Me rastin e 108-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ju shpreh sot të gjitha grave dhe burrave në uniformë, konsideratat më të larta, urimet më të përzemërta, falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për kontributet, përkushtimin dhe sakrificat në mbrojtje të Atdheut, Sigurisë Kombëtare, por edhe garantimit të lirisë, paqes e stabilitetit në rajon e botë, nën flamurin e NATO!

Edhe ky përvjetor, pas tërmetit tragjik të vitit të kaluar, na gjen në një periudhë të pazakontë dhe tepër të vështirë, të shkaktuar nga pandemia COVID-19. Koha shtron si domosdoshmëri një solidaritet mbarëkombëtar, bashkëpunim dhe gjithëpërfshirje, për të mposhtur këtë armik të përbashkët, që kërcënon çdo ditë shëndetin dhe jetën e qytetarëve" - shkruan Meta.

 

E.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA: 04/12/2020 16:15

    Mos harroni se kemi dhe avionet e mushkonjave.Ambasadorja Kim duhet te informohet per mushkonjat.I kemi te rrezikshme i luftojme me avione.

    Përgjigju
  • tekniku: 04/12/2020 10:57

    Ne jemi brezi i ushtrise se 10 korrikut,te tjeret jane ata qe jane.

    Përgjigju
  • Miti: 04/12/2020 10:33

    Shqiperia nuk ka me ushtri por nje force paraushtarake me mjete te levizshme dhe arme te lehta kembesorie. Nuk ka as artileri, as tanke, as raketa, as arme kunderajrore dhe asgje tjeter. Edhe ata paramilitaret jane ne numer shume te vogel dhe cope cope nga ana llogjistike. Ndersa forca ajrore permblidhet ne 5 helikoptere per emergjenca civile dhe forca detare permblidhet ne 2 motovedeta te rojes bregdetare. Te flasesh per « ushtri moderne shqiptare » eshte patetike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Pas 4 mbledhjeve të dështuara, sot rinis punën Komisioni Hetimor për Shëndetësinë! PS gati planin e hetimit

Pas 4 mbledhjeve të dështuara, sot rinis punën Komisioni Hetimor për Shëndetësinë! PS gati planin e hetimit