108 vjetori i Pavarësisë/ Basha homazhe i vetëm pranë 'Varrezave të dëshmorëve': Së bashku do të dalim nga kjo krizë pandemie

108 vjetori i Pavarësisë/ Basha homazhe i vetëm pranë 'Varrezave të dëshmorëve': Së bashku do të dalim nga kjo krizë pandemie

Lulzim Basha pranë

Me rastin e 108 vjetorit të Pavarësisë, kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar homazhe i vetëm në pranë "Varrezave të Dëshmorëve".

Në fjalën e tij, Basha uron të gjithë shqiptarët si dhe thotë se 28 nëntori i ardhshëm do të na gjejë me një Shqipëri të shëndetshme dhe më pranë Europës.

“Sot, në Ditën e Pavarësisë dhe Festës së Flamurit, dua t’ju uroj të gjithë qytetarëve dhe bashkëkombasve të mi kudo ku janë, gëzuar festën më madhështore të kombit tonë. Sot kujtojmë me nderim dhe përkulemi me respekt para veprës dhe sakrificës të gjithë bijve dhe bijave të kombit tonë që sakrifikuan gjithçka në altarin e lirisë dhe të pavarësisë kombëtare. Sot është një ditë feste dhe gëzimi, por ajo na gjen ndryshe nga çdo vit tjetër. Shqipëria dhe shqiptarët po përballen me sfidën e tejkalimit të pandemisë, e cila na ka marrë qindra bashkëqytetarë duke lënduar shumë familje, ndërkohë që mijëra të tjerë po vuajnë pasojat shëndetësore dhe shumë më shumë pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë. Në këto kushte, kjo ditë dhe kjo festë është një kujtesë e fuqisë dhe forcës së kombit tonë. Unë jam i bindur në fuqinë dhe forcën e qytetarëve shqiptarë, në fuqinë dhe forcën tuaj për të qenë së bashku dhe për të tejkaluar së bashku pasojat e kësaj krize dhe pandemie dhe për të dalë më të fortë, më të bashkuar e më të vendosur. Jam i bindur se 28 nëntori tjetër do të na gjejë me një Shqipëri më të shëndetshme, më të mirë dhe më afër Europës. Ju uroj nga zemra gëzuar ditën e Pavarësisë! Gëzuar Ditën e Flamurit”

Gjithashtu Basha ishte dhe në përmendoren e Ismail Qemalit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku vendosi kurorë me lule duke nderuar themeluesit e shtetit shqiptar në 28 Nëntor 1912.


Lajmi kryesor:

108 vjetori i Pavarësisë/ Basha homazhe i vetëm te 'Varrezat e dëshmorëve': Bashkë do t'i japim fund krizës së pandemisë! Kryemadhi: Të ndalim shpopullimin


E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman