10 vite në NATO, Report Tv në anijen ushtarake-speciale (VIDEO)

Së bashku me forcat ushtarake edhe marina shqiptare është duke kremtuar 10-vjetorin e saj si pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut NATO. Në kuadër të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me aleatët marina shqiptare është vizituar nga Evertsen Fregata e 4 e ushtrisë Holandeze dhe Fregata Toronto e ushtrisë kanadeze. ReportTv ka ndjekur nga bordi i Evertsen këtë stërvitje, ku për komandën e kësaj anije z. Sjoerd Feenstra ushtria shqiptare mbetet një aleat i rëndësishëm.

Gazetari Arsen Rusta: Ju jeni pjesë e NATO-s si dhe ne, sot keni bërë stërvitje me ushtrinë tonë në detin Adriatik, çfarë është kjo stërvitje?
Ky është një ushtrim se si të mbrojmë një grup anijesh, çka është e rëndësishme pasi jemi të gjithë pjesë e NATO-s dhe duhet të jemi në gjendje të mbrojmë njëri- tjetrin. Dhe duhet të praktikohemi çdo ditë. Është njësoj si një ekip futbolli me lojtarë të ndryshëm dhe duhet të trajnohemi. Anija është 14 vjeçare deri tani, kjo është një komandë ajrore Fregatë, pasi radarët tanë sistemi ynë është në gjendje të mbrojë hapësirën ajërore për aeroplan mbajtësit nga raketat dhe bombat. Sapo largohemi disa milje në det të hapur bazuar në tre kolona atë të përballjes me piratët luftimit asimetrik dhe mbushjes me karburant, nis stërvitja ushtarake në det të hapur.

Brenda kësaj anije, e cila ngjason me një bazë ushtarake të lëvizshme jetesa e përditshme shoqërohet me normalitet. Patëm mundësinë të shihnim nga brenda festimin e një ditëlindje, ku një prej ushtarakeve festoi 21-vjetorin, por pa të drejtë filmimi. Ndërsa në mesditë stafi na ftoi të drekonim së bashku me ta në mensën e ushtrisë. 

Por cfarë është Evertsen?
Ajo është një anije luftarake në bordin e të cilës qëndron mbi 180 ushtarë duke nisur nga kapiteni i saj. E ndërtuar në vitin 2001 me një moshë 18 -vjecare, 14 vite ajo i kalon në dete dhe oqeane si pjesë e NATO-s. Pjesë e saj janë radarët e kontrollit të ajrit, armët luftarake automatik, mitraloz, top, raketat mbi 50 të tilla sic dhe shihni në këto pamje nëpërmjet reportazhit të përgatitur nga Report Tv dhe helikopteri.

Komandanti shpjegon për Report Tv ku e pyesim çfare është Evertsen për ju?
Evertsen është anija jonë , nje anije shumë e bukur, e cila ka në bord shumë profesionistë dhe ne jemi shumë të lumtur dhe krenar për të shërbyer dhe lundruar dhe për të punuar me aleatët tanë shqiptarë’’ pohon ai. Pjesë e kësaj stërvitje ishin dhe ushtarakët shqiptarë ku numri një në detyrë i forcave detare Meçollari ndoqi nga afër stërvitjen.

Si përfaqësues i NATO-s komandanti Spanjoll Juan Alosno ndalet dhe tek vdekja e Zarife Hasanaj dhe Dritan Tanushit në Letoni, e për të ky është çmimi që paguanjë ushtarakët për të sjellë paqe dhe liri kudo në botë.

Gazetari Arsen Rusta: Si e shihni Shqipërinë 10 vite pjesë e NATO-s?
Juan Alonsso: E shohim Shqipërinë si një pjesë të rëndësishme të kontributit të NATO-s, ka marrë pjesë në misione të rëndësishme si në Egje me anijen Butrinti, kemi oficerë shqiptarë në bord këtu, kjo është e rëndësishme si pjesë e vendit tuaj për ne. Kemi kënaqësinë të stërvitemi me partnerët si një tur në Mesdhe, kjo është një mundësi fantastike për të shkëmbyer të njëjtin nivel edhe me forcat shqiptare. Kjo është bazike, pasi moto e NATO-s është Të fortë së bashku, pasi nëse stërvitemi bashkë dhe kemi kapacitetet të njëjta jemi të aftë të reagojmë pasi kemi për detyrë të promovojmë NATO. Humbja e jetëve, është keqardhje e madhe por ky është cmimi që paguajnë ushtarakët, ky është shembulli se si japim jetën për të ruajtur vendet anëtare të NATO-s’’ pohon Alonsso.

E teksa stërvitjes i vjen fundi, ekuipazhi vizitor në këtë anije përfshi median dhe stafin shqiptar përshëndetet duke kaluar në fregatat shqiptare, Lissusin pasi Iliria niset drejt bazës ushtarake në Vlorë. Janë këto momentet kur me gomone kalohet nga Evertsen F805 tek Lisus. Ky mision ushtarak stërvitor sipas pjesëmarrësve është zhvilluar para një dekade, ndërsa sot shkëmben eksperiencat e ushtrive aleate. Pasi përmbyllet stërvitja, Toronto dhe Evertsen i drejtohen Italisë për të vazhduar misionin e tyre.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë