11 shoferë në pranga në 24 orët e fundit në vend, Policia apel: Mos 'fluturoni' në rrugë për të arritur sa më parë detin, se në rastin më të mirë do arrini radarin

11 shoferë kanë rënë në prangat e policisë në 24 orët e fundit në vend, pasi u kapën në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Me një njoftim për mediat, Policia Rrugore bën me dije se 6 prej 11 personave të arrestuar ranë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Po ashtu janë pezulluar 50  leje drejtimi, nga të cilat 35 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionte deri në 182 km/h në rrugën interurbane Fier-Vlorë, dhe 15 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.    

"Mos fluturoni në rrugë për të arritur sa më parë detin, se në rastin më të mirë do arrini radarin dhe policin rrugor dhe në rastin më të keq aksidentin", apelon Policia.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taku: 24/07/2021 19:06

    O polici e degraduar per ca autostradash po flisni mor horra , hajdeni shikoni ca behet rrugeve te qytetit te Kucoves .Ecin me nga 100 kilometra ne ore dhe se cajne b.... as per policine e Ed Rames e as per shtet .Shefi i qarkullimit e ka mendjen te beje 30 mije eurot qe la per dobesim ne Turqi .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë

Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë