11 ushtarë amerikanë të plagosur në sulmin me raketa ndaj bazës 'Al-Asad' në Irak (VIDEO)

"Prej sulmit me raketa nga ana e Iranit mbi bazën Al-Asad në Irak ka patur 11 amerikanë të plagosur", - kjo është  deklaruar nga forcat e koalicionit anti ISIS duke kundërshtuar në kētë mënyrë Pentagonin se sulmi i 8 janarit nuk kishte shkaktuar viktima apo të plagosur.

"Disa prej të plagosurve u transportuan në Gjermani dhe Kuvajt ku janë duke u trajtuar", - thuhet në deklaratë.

Presidenti Trump menjëherë pas sulmit të kryer nga Irani në shenjë hakmarrje për vrasjen e gjeneral Souleimanit, kishte siguruar se nga goditja me raketa nuk kishte të vrarë apo të plagosur nga ushtarët amerikanët.

Një dyzinë me raketa goditën bazat ajrore ‘al-Asad’ dhe ‘Irbil’ në Irak, në të cilat janë vendosur trupat amerikane, gjermane, franceze dhe italiane.

Mediat ndërkombëtare raportuan se, sulmi u krye rreth orës 01:30 me orën lokale.

Presidenti amerikan Trump iu drejtua popullit amerikan me fjalët: Amerika është shumë e fortë. Ne kemi armë të tilla që asnjë nuk i ka por nuk duam ti përdorim.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Deputeti demokrat shkon në Kuvend me çadër plazhi, ironizon Olta Xhaçkën: I ndau shqiptarët në të malit dhe të fushës

FOTOLAJM/ Deputeti demokrat shkon në Kuvend me çadër plazhi, ironizon Olta Xhaçkën: I ndau shqiptarët në të malit dhe të fushës