11 viktima dhe 539 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

11 viktima dhe 539 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

KOSOVË- 11 viktima nga Covid-19 në Kosovë gjatë 24-orëve të fundit, duke e çuar në 1.016  numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (75, 50 vjeç), Prizren 2 raste (75, 65 vjeç), Dragash 1 rast (64 vjeç), Drenas 1 rast (82 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Gjilan 1 rast (44 vjeç), Malishevë 1 rast (63 vjeç), Pejë 1 rast (65 vjeç), Rahovec 1 rast (82 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK, janë testuar gjithsej 1.219  mostra, prej të cilëve rezultojnë 539 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive nga fillimi i pandemisë ka arritur në 39.596,  13.579 janë ende aktive.

Rastet pozitive janë nga komuna: Prishtinë 179 raste, Gjilan 63 raste, Mitrovicë 50 raste, Gjakovë 40 raste, Viti 26 raste, Pejë 24 raste, Ferizaj 22 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Vushtrri 13 raste, Kamenicë 12 raste, Skenderaj 12 raste, Drenas 11 raste, Lipjan 10 raste, Obiliq 10 raste, Prizren 9 raste, Klinë 7 raste, Suharekë 6 raste, Istog 5 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Kaçanik 3 raste, Rahovec 3 raste, Zubin-Potok 3 raste, Graçanicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit, Kllokot, Novobërdë dhe Podujevë.

 Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për respektimin e masave, ndërkohë që ditën e sotme paralajmërohen marrja e masave të reja kufizuese.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg

Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg