11 vite nga vrasja e 4 policëve nga Dritan Dajti/ Balla- Bashës: Dora kriminale e lidhur me ty në zgjedhjet e 2009 u mbështet nga 'komandanti' tradhtar që ti e promovove

11 vite nga vrasja e 4 policëve nga Dritan Dajti/ Balla- Bashës: Dora kriminale e lidhur me ty në zgjedhjet e 2009 u mbështet nga 'komandanti' tradhtar që ti e promovove

Lulzim Basha dhe Taulant Balla

TIRANË- Nderimi i 4 heronjtë në policinë e shtetit, të vrarë 11 vite më parë ka përplasur kryedemokratin Lulzim Basha me Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Taulant Ballën. Teksa Basha akuzonte drejtpërdrejtë qeverinë Rama se është e lidhur ngushtë me krimin, e për pasojë nuk janë kapur autorët, e menjëhershme ka qenë reagimi i Ballës. Ai ka akuzuar Bashën autorët e asaj ngjarjeje kriminale kishin lidhje të ngushtë me të në zgjedhjet e 2009.

“Nderim dhe respekt dëshmorëve. Ne nuk harrojmë se dora kriminale e lidhur me LBPD në zgjedhjet e 2009, u mbështet nga “komandanti” policisë që tradhtoi dëshmorët. Ky u gradua&promovua nga Lulezim Basha Ministër i Brendshëm vetëm një muaj më pas. Drejtësia vonon, por s’harron”, shkruan Balla.

Fatos Xhani, Kastriot Feska, Saimir Duçkollari e Altin Dizdari u vranë gjatë një përpjekjeje për ndalimin e shumë të kërkuarit Dritan Dajti. 11 vite pas kësaj ngjarje të rëndë, personi i akuzuar për vrasjen e tyre Dritan Dajti, duke shfrytëzuar boshllëqet ligjore, pas shumë seancash gjyqësore i shpëtoi edhe burgimit të përjetshëm.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 09/08/2020 01:03

    Te dyja palet jane te zhytura ne krime te pafundme, te gjithe ne burg do perfundojne keta plehra

    Përgjigju
  • asl: 08/08/2020 21:53

    O Lul dhe pas ca kohesh do te bejme mesues matematike per ciklin e ulet o figure e shquar.Pas Tuç Makut ju jeni figura me e shquar shqiptare.

    Përgjigju
  • Eni: 08/08/2020 19:14

    O ball ti dhe ca muaj se pastaj do te cojem ne prenjas coban o i mbaruar politikan i urryer surrat shpifur

    Përgjigju
    • Pse: 08/08/2020 21:15

      Cfar te ka ber balla o patushtine e sali kriminelit

    • meri: 08/08/2020 20:19

      E verteta tè dhembè è...

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Skema sekrete e opozitës anti-SPAK, kush do të jetë dyshja e 're' për 2025-n

Ylli Pata: Skema sekrete e opozitës anti-SPAK, kush do të jetë dyshja e 're' për 2025-n