11 vite pa drejtësi për vrasjen e familjarëve të tyre, vajza e Ziver Veizit me lot në sy: Kam mall për babanë! Xhaxhai i Aleks Nikës: Hetimi është i dobët

Me dhimbje dhe mall për familjarët e humbur dhe dëshpërim që drejtësia po vepron kaq ngadalë për të zbardhur çështjet e vrasjes së 4 protestuesve në bulevard më 21 janar 2011. 11 vite më pas, familjarët vijojnë t'i përkujtojnë me karafila në duar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, aty ku jeta e tyre u shua, duke lënë pas familjet e tyre.

Ana, e cila ishte vetëm 11 vjeçe,  e rikujton të gjithë skenën dhe dhimbje me të gjitha detajet, ndërsa sot gjithçka që mund të thotë para kamerave është se ka mall për babanë dhe se nuk i ka humbur ende shpresat te drejtësia.

"Nuk është venë në vend drejtësia. Unë besoj akoma tek drejtësia, shpresa na mban gjallë. Atë ditë e kujtoj po njësoj, me të njëjtën dhimbje, shumë mall kam për babën, kujtoj çdo detaj", tha Ana.

 Mungesën e vënies së drejtësisë e theksoi edhe xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika, i cili shpresat e vetme i mbanë të SPAK dhe kërkon me ngulm që dosja t'i kalojë këtij institucioni.

"Kemi bindjen se çështja do të kalojë në SPAK për t'u rihetuar. Deri tani është dobët hetimi, madje prokuroria e Tiranës e ka fshehur dosjen por kemi bërë të gjitha përpjekjet që t'ia çojmë SPAK. Ne nuk kërkojmë hetime nga Kryeministri, pasi ai nuk është prokuror, por presim nga ai që të nxisë hetimet dhe përshpejtojë çështjen", tha Mark Nika

Katër viktimat, Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrta dhe Hekuran Deda janë shpallur 'Dëshmorë të Atdheut' por drejtësia për këtë ngjarje të rëndë nuk është vënë në vend. Protesta nis pas skandalit me videon Meta-Prifti, ku flitej për koncesion dhe kjo shtyri që të organizohej një protestë nga PS atëherë në opozitës, por gjatë kohës që po protestonin para Kryeministrisë dëgjohen të shtëna armësh që lanë të vdekur 4 protestuesit.

Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite, ndërsa për protestuesin Aleks Nika ende nuk ka një autor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:48
'Si më le vetëm o shpirt', me lot dhe ulërima, motra e Ziver Veizit qan mbi varrin e tij: Drejtësinë do e kërkojmë sa të kemi frymë

 

Mbi varrin e tij duke qarë me lot në dhe me zë, motra e Ziver Veizit, Trëndafilja nuk po gjend dot qetësi shpirtërore. Dhimbja e ka mbytur ndërsa të vetme fjalë që mund të nxjerrë nga goja janë "si më le vetëm o shpirt, motra të do shumë".

Në 11- vjetorin e ngjarjes së 21 janarit, familjarët e Ziver Veizit të vrarë në protestën para Kryeministrisë, kanë vendosur kurora me lule tek banesa e tij e fundit, ndërsa shprehen se drejtësinë do e kërkojnë deri sa të marrin frymë.

"Ne kërkojmë drejtësi deri sa të rrojmë për vëllanë tonë. Nuk dua të më  zësh në gojë as Berishën e as Bashën, do ta kërkojmë drejtësinë deri sa ta gjejmë", tha Trëndafilja.

Homazhet për Ziver Veizin janë bërë nga familjarë, miq dhe drejtues të pushtetit vendor ne varrezat e fshatit Zenelaj Bashkia Gjirokaster.

Ora 12:53
Familjarët kërkojnë ndihmën e Ramës: Bëj të pamundurën që dosja e 21 janarit t'i kalojë SPAK! Kush është gruaja e fortë që shfaqet krah Kryeministrit

1642766158_1642756240RAMA.jpg

Nëna e Hekuran Dedës krah kryeministrit Rama

11 vjet pas tragjedisë së 21 janarit që u përgjak me 4 protestues të vrarë, kryeministri Edi Rama zhvilloi homazhe për dëshmorët e atdheut. Përkrah tij, shfaqet si një grua e fortë, nëna e Hekuran Dedës të cilës kreu i qeverisë i mbajt çadrën në këto homazhe.

Krah familjarëve ai tha se vrasjet barbare ende kërkojnë drejtësi, ndërsa të afërmit e të ndjerëve, shpresën se drejtësia do të vihet, e shohin vetëm nëse çështjen e merr në dorë SPAK.  Familjarët e të ndjerëve u pritën nga kryeministri Edi Rama, të cilët i kërkojnë të ushtrojë ndikimin e tij që dosja të kalojë nga Prokuroria e Tiranës, që sipas tyre nuk po bënë asgjë në dorën e SPAK, tek i cili shprehin besimin se mund të vendos drejtësi!  

Në homazhet e sotme, familjarët e të ndjerëve u pritën nga kryeministri Edi Rama. U shpërndau simbolin e homazheve të kësaj dite, trëndafilin e kuq, për ta vendosur në pllakatat me emrat e 4 dëshmorëve të Atdheut ngulitur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pikërisht aty ku jeta e tyre u shua.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 21/01/2022 13:37

    Jo zoteri Nika nuk ishte i dobet hetimi por I qellimisht mshem .Klanet e emeruara ne drejtesi nga politika i sherbyen ketyre te fundit dhe prandaj u zbythen nga sistemi.Duhen bere hetime te thelluara por vrasesi i vertete dihet.E ka pranuar publikisht krimin

    Përgjigju
  • Gjergj: 21/01/2022 12:34

    Ndjej NEVERI kur shoh kètè kryeministèr çdo 21 janar, nè rolin e psikologut tè varrimeve. Legjislatura e tretè e Ramès. Nuk na "qènkèsh" prokuror.!!! "Pèrlotem nga mallèngjimi", kur e dègjoj tè filozofojè pèr "pavarèsine e gjyqèsorit nga egzekutivi". Me taksat tona, paguan gjakun e viktimave. Gèzohem pèr çdo ndihmè qè marrin familjarèt e viktimave por trishtohem kur pèrjetoj kètè rrumpallè dhe hipokrizi "qeverisèse". Vazhdoni burgosni kryefamiljarèt qè nuk paguajnè dot energjinè elektrike, z.kryeministèr. Janè "kriminelè" vèrtetè,,jo viktima tè politikès tuaj varfèruese. Pèr 21 janarin, nuk jini prokuror. More, po çfarè jini xhanèm? Njè njeri me ndèrgjegje, do ishte larguar nga ajo zyrè. 21 janari, e solli nè pushtet Ramèn, pèr tè treguar paaftèsinè e tij pèr tè drejtuar. Vazhdoni ceremoninè z.kryeministèr. Karafilat e kuq, mos harroni ti merrni tè freskta.

    Përgjigju
  • Hasan: 21/01/2022 12:23

    Drejtesia eshte vene, ps ka 9 vjet ne pushtet. I falenderojme per sakrificen e tyre. Vdekje popullit, liri e fashisteve

    Përgjigju
  • Une: 21/01/2022 11:51

    Pyetje shume e thjeshte. Perse policia nuk heton se bashku me ministrine e drejtesise zvarritjen dhe mos hapjen e hetimeve? Keto jane detyra te qeverise dhe jo te gjykates. Nuk hap gjykata hetimet dhe kallzimet ne prokurori mund ti bej personalisht Edi Rama si deshmitare. Rama nuk mund te fshihet pas reformes ne deejtesi me apo re shkruaj ne Facebook qe nuk jam une gjykates. Nuk ja kerkon kush te behet gjykates, thjesht te hape hetimet.

    Përgjigju
  • Arbërori: 21/01/2022 11:32

    Nuk ka hetim nga vrastari në pushtetin aktual …!

    Përgjigju
  • Tahir tarfyci: 21/01/2022 11:10

    Shikoj kete sondazhin e sotem pytja shtrohet gabim. Shum e pershtatshme do te ishte kur do te behet drejtesia e kesaj makabre e te tjera si keto??????????????????????????? Jo sesht ber por as shpresojm te behet ndonjeher.

    Përgjigju
  • Cubi: 21/01/2022 11:05

    Ngushellime. Te rroni e te kujtoni. Por me keqardhje kjo pun keshtu do vazhdoj gjate. Ketu nuk ka as ka per te patur drejtesi. Keta qener bejn politik me gjakun e te tjereve. Ketu krenohen e trimerohen. Kjo eshte shqiperia.

    Përgjigju
  • ardi: 21/01/2022 11:04

    Erion Veliaj krye egosit e mban cadren vetem nga ana e tij e la ne shi zotrin e nderuar... Plehr K. Bashkiak. Hajdut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po dështon zgjedhja e Presidentit me konsensus?



×

Lajmi i fundit

John

Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, Berisha në ‘delir’: Ndodhi mrekullia e shekullit të 21