110-vjetori i Pavarësisë/ Orkestrat e ushtrive të Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve të NATO koncert bamirësie për Ukrainën në Tiranë

 

Orkestra frymore të ushtrisë shqiptare, në bashkëpunim me atë të Kosovës dhe vendeve të tjera të NATO, në veçanti ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të zhvillojnë më 3 dhjetor në Tiranë një koncert bamirësie për Ukrainën.

Aktiviteti zhvillohet në kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë që përkon njëherësh edhe me 110-vjetorin e krijimit të ushtrisë shqiptare.

Koncerti do të zhvillohet më 3 dhjetor, ora 19:00 në Pallatin e Kongreseve nën moton “110 vjet Forca të Armatosura – Së bashku për paqen”.

“Në këtë koncert do të përformojnë mbi 300 artistë nga Orkestra Sifonike e FA, Kori i FA, Banda e Ushtrisë shqiptare dhe Bandat e ushtrive të Kosovës dhe vendeve të NATO nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Sllovenia.  Kjo është hera e parë që një event i këtij dimensioni zhvillohet në Shqipëri.  Të ardhurat e realizuara nga biletat do të shkojnë në mbështetje të familjeve me fëmijë të lënduar nga lufta në Ukrainë”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Ministria bën me dije gjithashtu se të gjithë ata që duan të marrin pjesë mund t’i rezervojnë biletat në faqen e internetit ëëë.vivere.al ose duke telefonuar në nr. e telefonit 0696673220.

Mbështetës të këtij eventi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura janë edhe Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë dhe ambasada e Ukrainës në Shqipëri.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Spitali i Gjirokastrës fluks pacientësh nga alergjitë e stinës! Mjekja: Mos neglizhoni, kalon në astmë bronikale

Spitali i Gjirokastrës fluks pacientësh nga alergjitë e stinës! Mjekja: Mos neglizhoni, kalon në astmë bronikale