111 vjetori i çlirimit të Janinës nga pushtimi osman, Dendias përmend Shqipërinë: Të respektojë të drejtat evropiane për t’u anëtarësuar në BE
Presidentja greke Katerina Sakellaropoulou dhe ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias
Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias i cili mori pjesë në një ceremoni të organizuar në kuadër të 111 vjetorit të çlirimit të Janinës nga pushtimi osman, nuk la pa përmendur edhe Shqipërinë.
Gjatë fjalës së tij, duke iu referuar përpjekjeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE, Dendias i kërkoi Shqipërisë që të respektojë të drejtat evropiane, duke nënkuptuar mbajtjes në paraburgim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, gjë e cila sipas Athinës zyrtare, bie ndesh me praktikat evropiane të të drejtave të njeriut.
“Greqia është një vend fort pro perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. I referohem edhe Shqipërisë fqinje, e cila, megjithatë, gjithmonë në përpjekjen e saj për t'u bashkuar me familjen evropiane, duhet të ketë edhe nevojën për të respektuar acquis evropiane”- u shpreh Dendias.
Mesazhi i Dendias vjen një ditë pas vizitës zyrtare të kryeministrit Edi Rama në Turqi ku u prit nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe u firmosën disa marrëveshje mes dy vendeve.
Arrestimi i Fredi Belerit për shitblerje të votave për zgjedhjet lokale të 14 majit, vijon të mbetet një çështje e nxehtë mes 2 vendeve, derisa Greqia paralajmëroi se mund të ndikonte edhe në përparimin e Shqipërisë drejt integrimit europian.
Ndërkohë, në 19 mars pritet të mbahet seanca në Gjykatën Kushtetuese për kërkesat e Fredi Belerit mbi shfuqizimin e masave të sigurisë ndaj tij dhe lejen për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.7%
-
Jo
29.5%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 4318
Lajme të tjera
-
Atentat mafioz në Selanik/ Autorët qëllojnë 3 herë nga makina në lëvizje 41-vjeçarin, vdes pas eci disa metra
4 Maj, 20:39
-
Rama nuk heq dorë nga takimi me shqiptarët: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
4 Maj, 08:04
-
Mero Baze: Beteja për mitingun e Athinës po bëhet më e madhe se vet mitingu
2 Maj, 20:19
-
Greqi/ Mbytet anija me emigrantë në Samos, 1 viktimë dhe 4 të zhdukur
28 Prill, 19:40
-
Dritan Hila: Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!
26 Prill, 17:56
-
Mashtroi për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro, ekstradohet nga Greqia 64-vjeçari (EMRI)
26 Prill, 13:34
-
Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit
25 Prill, 14:26
-
Gjykata e Lartë greke ndalon garimin e partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët', në zgjedhjet europiane
24 Prill, 22:31
-
Fredi Beleri dhe Greqia, Rama: S'negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër
24 Prill, 17:49
-
‘Formula’ belge për të tejkaluar çështjen “Beleri” mes Shqipërisë dhe Greqisë! Flet ambasadori Meurice
24 Prill, 15:56
-
INTERVISTA/ Arrestimet e ‘5D’ Rama për Report Tv: SPAK le t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit! 'Emisioni i RAI3', Kryeministri: Shqipëria u sulmua me duart e italianëve, malli nga Tirana
24 Prill, 14:25
-
'Mbylle gojën plehrë, të ** nënën', plas grushti në Parlamentin grek, deputeti i pavarur godet ligjvënësin e ekstremit të djathtë (FOTO)
24 Prill, 13:15
Çlirimi!!!Ai ishte pushtimi I Janines nga greket.Vullnetaret shqiptare te braktisur nga forcat turke,luftuan tre muaj ne mbrojtje te Janine's.
PërgjigjuKur nuk i respektoni ju që jeni në BE, c'prisni nga ne? Ne do ju respektojmë juve akoma më shumë kur të jemi në BE mos u shqetësoni.
PërgjigjuPer grekerit e rinj dmth per gjith ata qe sot formojn greqin kjo eshte fest pse cliruan janinen Por per ne shqiptaret eshte nje pushtim i ri nga nje shtet ku ne rrenjet e tij ka fene obskurantiste ortodokse antishqiptare Gazeta duhet ta shoqeroj me historin e vertet te renies se janines Sepse jan vrar dhe masakruar dhjetra mijra shqiptar
Përgjigju