111-vjet nga masakra e Selanit, Idrizi: Ca shqiptarë nuk mendojnë si shqiptarë, bëhen me Athinën dhe Belerin për inat të dikujt

111-vjet nga masakra e Selanit, Idrizi: Ca shqiptarë nuk mendojnë si shqiptarë, bëhen me Athinën dhe Belerin për inat të dikujt

Shpëtim Idrizi

Sot u shënua 111-të vjetori i masakrës së Selanit. Kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi në fjalën e tij ai u shpreh se kjo ngjarje e rëndë ishte një sinjal i qartë për popullsinë e zonës së Çamërisë se duhet të largohej nga vendi i tyre. 

Greqia siç theksoi Idrizi, ka kryer gjenocid të programuar dhe spastrim etnik në zonën e Çamërisë. 

“Ishte një sinjal i qartë për popullsinë që duhet të largohej nga Çamëria. Spastrimi etnik nga Greqia vazhdoi për 30 vjet. Greqia ka kryer gjenocid të programuar në zonën e Çamërisë. Ky gjenocid është shoqëruar edhe me spastrim etnik ku 90% e popullsisë u shpërngul. Kjo ka qenë një vepër e planifikuar, jo e rastësishme. Nëse ata dhe kush mendon si ata mendon nëse ja arriti qëllimit, të zhduknin Çamërinë, ne jemi këtu pasardhës të gjallë të atyre dhe nuk harrojmë dhe Çamëria është e gjallë dhe në këmbë dhe do të ekzistojë deri sa të jetë edhe çami i fundit”, u shpreh ai.

Apeli i kreut të PDIU është që shteti shqiptar të fokusohet më tepër te interesat e shqiptarëve, ndërsa kritika pati për qëndrimet ndaj një pjese të politikës në lidhje me çështjen Beleri.

“Duhet të bënim diskutime pafund për çështjen e shqiptarëve të çamërisë. Nuk mundemi ta shohim njëri tjetrin se dhe opinioni është ndarë në shqiptarë që mendojnë si shqiptarë, dhe ca të tjerë që nuk mendojnë si shqiptarë. Që mendojnë se politikën e brendshme ta përdorin për politikë të jashtme. Që mund të bëhen me Athinën dhe Belerin për inat të dikujt këtu brenda dhe të futen në një histori ku ata që kanë qenë gjithmonë armiq të Shqipërisë padyshim duan të na shohin të përçarë të shpërndarë... Ajo që na bën bashkë është historia jonë gjuha kultura, bashkë na bëjnë dhe kauzat tona. Shteti shqiptar duhet të vazhdojë të shohë akoma më fort interesat e shqiptarëve.”

Në masakrën e Selanit 72 patriotë shqiptarë të Çamërisë u masakruan nga shovinizmi grek.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Jo vetëm Kryemadhi, Meta: Zgjidhim 6 raste nepotizmi, ndryshimet në statut do transformojnë partinë

Jo vetëm Kryemadhi, Meta: Zgjidhim 6 raste nepotizmi, ndryshimet në statut do transformojnë partinë