1-15 korrik afati për regjistrimin në gjimnaz, dokumentet që duhen! 3 shkollat ku aplikimi do bëhet online (VIDEO)

Më datë 15 korrik përfundon afati për regjistrimin e nxënësve në gjimnaze. Fiqiri Çifliku përgjegjës në drejtorinë e arsimit parauniversitar tregon për Report Tv se risi këtë vit do të jetë regjistrimi online, një projekt pilot që do të zhvillohet në tre shkolla. Çifliku shpjegon se në momentin e regjistrimit duhet dëftesa e klasës së nëntë, formulari i lëndës me zgjedhje dhe deklarimi i të dhënave për prindin dhe fëmijën.

Këtë vit regjistrimet në shkollë do kryhen më herët. Për nxënësit që do të nisim një rrugëtim të ri, atë të gjimnazit periudha e regjistrimit do të zgjasë nga data 1-15 korrik. Risia këtë vit është regjistrimi online.

"Këtë vit procedura e regjistrimit ka ndryshuar në saj të rregullores së re, për filloren dy javët e fundit të qershorit, kurse në gjimnaz në dy javët e para të korrikut, 1-15 korrik. Këtë vit po pilotohet në tre gjimnaze 'Arben Broci', 'Sinan Tafaj' dhe 'Konstantin Kristoforidhi', regjistrimi përmes platformës e-albania, për t'i ardhur në ndihmë njerëzve, që ta bej aplikimin nëpërmjet platformës. Pas testimit të sistemit do shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Do ofrohet mundësia të bëhet regjistrimi duke mos harxhuar aspak kohë", tha Çifliku.

Fiqiri Çifliku, përgjegjës i sektorit të burimeve njerëzore, shërbimeve dhe statistikës në drejtorinë e arsimit parauniversitar, tregon dhe dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim.

"Pranë shkollës duhet dëftesa e klasës së 9-të, formulari i lëndëve me zgjedhje dhe një shtojcë në rregulloren e re, deklarimi i të dhënave të prindit dhe të fëmijës. Në shkollat pilot: të skanohet diploma e klasës së 9, futet në sistem të dhënat për lëndët me zgjedhje dhe automatikisht plotësohen dhe të dhënat e shtojcës" tha Çifliku.

Regjistrimi bëhet në bazë të zonës ku jeton por ndër vite ka pasur preferenca për gjimnaze të caktuara. Këtë vit regjistrimet do të bëhen në bazë të kapaciteteve të shkollave.

"Këtë vit do merren kapacitetet e secilës shkollë dhe do pranojë nxënës për aq kapacitete sa ka si fizikë por dhe të burimeve njerëzore. Nëse ka vend mund të regjistrohen të tjerë, por kriteret do vendosen nga shkolla", tha Çifliku.

Në të gjithë vendin pritet që të regjistrohen 34 mijë nxënës, ndërkohë që po përgatiten skenarë të mundshëm për rifillimin e shkollës në shtator, për shkak të pandemisë covid-19.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027