1.15 miliardë euro....'Akoma jam e emocinuar' - Presidentja e KE-së shpërndan videon e veçantë pas solidaritetin ndërkombëtar me Shqipërinë (VIDEO)

Presidentja e Komisioni Evropian Ursula von der Leyen thotë se ende është e emocionuar me solidaritetin e treguar nga bashkësia ndërkombëtare për Shqipërinë në përpjekjen për t'u ringritur dhe rtindërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Ajo ka ndarë një postim në rrjetet sociale, me një video që përmbledh atë se çfarë ndodhi sot në "Konferencën e Donatorëve" - Bashkë për Shqipërinë, organizuar në Bruksel nga KE-ja ku u mblodhën 1.15 miliardë euro.

"1,15 miliardë €! Unë jam akoma e emocionuar për solidaritetin që komuniteti ndërkombëtar me Shqipërinë", shkruan Presidentja e KE-së.

"Komuniteti ndërkombëtar zotohet të japë 1.15 miliardë euro për të ndihmuar Shqipërinë. Komisioni Evropian organizoi një konferncë donacionesh për të ndihmuar rindërtimin e Shqipërisë. Pas tërmetit tragjik të nëntorit 2019 u humbën jetën, infrastruktura dhe qindra ndërtesa u shkatërruan. Bashkimi Evropian menjëherë ndihmoi me ekipet e kërkim shpëtimit dhe me grupe ekspertësh. "Jam shumë e lumtur të pronocoj se Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian, Banka Evropiane për Investime dhe vendet anëtare së bashku, mblodhën 400 milionë euro. Sot ne kaluam pritshmëritë. Komuniteti ndërkombëtar mblodhi 1.15 miliardë euro për Shqipërinë. Kjo është fenomenale, dhe do të mbuylojë plotësisht nevojat, dhe jam e nderuar për këtë solidaritet që komuniteti ndëkrombëtar tregoi me Shqipërinë", tha presidentja e Komisioni Evropian Ursula von der Leyen në një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama në përmbyllje të Konferencës së Donatorëve "Bashkë për Shqipërinë", video e publikuar nga Ursula von der Leyen nw Twitter.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)